GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse 5 milionerët buzë Titanikut vlejnë më shumë se 700 refugjatë?!

20:55 - 24/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse 5 milionerët buzë Titanikut vlejnë më shumë se 700 refugjatë?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Pyetja revoltuese “PSE?” nuk ka përgjigje të lehtë kur shihet që media i kushton më shumë vëmendje mbytjes së 5 personave kureshtarë për të parë së afërmi mbetjet e anijes Titanik, sesa mbytjes së 700 refugjatëve në brigjet e Greqisë që kërkonin një jetë më të mirë në Europë.

Korit të revoltës që buçet në rrjetet sociale iu bashkua edhe ish Presidenti amerikan Obama që kritikoi “hipokrizinë e medias perëndimore”

Kontrasti mes 5 personave që paguan 250 mijë dollarë secili për të shuar kureshtjen për rrënojat e Titanikut të zhytur 3800 metra në thellësi të oqeanit Atlantik dhe 700 emigrantëve nga Afganistani dhe Pakistani, i bën komentet dhe reagimet edhe më cinike.

Ky është rasti klasik ku vendimi se cila ngjarje merr përparësi jo vetëm ngre pyetje, por edhe çon në protesta publike.

Përplasja e “dy aventurave” është rasti për të shpjeguar se si funksionon media. (Media tradicionale dhe jo ajo e rrjeteve sociale)

  1. Lajmi

Padyshim, siç edhe dihet jo çdo ngjarje që ndodh përbën lajm. Ka një sërë elementësh që e bëjnë një ngjarje me bindëse, më të rëndësishme dhe me interesante për audiencën. Në rastin e incidentit të nëndetëses lidhur me rrënojat e Titanikut, natyra unike dhe historike e ngjarjes mund të kenë qenë faktorët që redaktorët të mendojnë se publiku do të jetë i interesuar. Ngjarje si mbytja e Titanikut ndodhin njëherë në 100 vjet, ashtu siç lajme ku një ekip milionerësh humb jetën nga kurioziteti për të parë rrënojat e anijes në fund të oqeanit ndodhin vetëm një herë.

Historia e 5 milionerëve që bëhen famozë edhe për shkak të aventurës të pazakontë, është përballë një aventure tjetër e shkaktuar jo nga qejfi por nga drama e emigracionit.
Megjithatë, për audiencën ndërkombëtare kategorizohet si ngjarje “rutinë” panorama ku qindra refugjatë nga vende të shkretuara nga lufta humbin jetën në kërkim të një jetë më të mirë në perëndim. E tillë do të ishte edhe nëse pranë rrënojave të Titanik, incidente të tilla do të ishin të zakonta.

Në kriteret e veçanta që një ngjarje e kthejnë në lajm janë: E pazakonta, drama dhe personazhi publik. “Vdekja e një njeriu është tragjedi, vdekja e 10 mijë personave është statistikë”, thoshte me cinizëm Stalini.

A ka fituar shoqëria imunitet ndaj vdekjeve të njerëzve të zakonshëm? Ky është një debat tjetër që natyrisht ka nevojë për një sërë aktorësh historik, politik, mediatik apo psikologjik të cilët mund ta orientojnë.

  1. Interesi dhe angazhimi publik

Titaniku zë një vend të rëndësishëm në kulturën popullore dhe misioni për të parë mbetjet e tij mund të ketë zgjuar kureshtjen dhe të ketë krijuar një ndjenjë magjepsjeje te njerëzit.

Një ngjarje dramatike që mban kuriozitetin gjallë për disa ditë është nga ato raste që redaktorët nuk i lënë të humbasin. Këtu mjafton të kujtoni edhe historinë e Ajlanit, vogëlushit të gjetur pa jetë në brigjet turke i cili u shndërrua në simbol të dramës së klandestinëve sirianë ku media e mbajti gjerë e gjatë në fokus historinë e tij. Madje edhe u kritikua se kaloi çdo limit etik për ta servirur ngjarjen nga çdo kënd.

  1. Qasja në informacion

Nëse një incident ka informacion më të disponueshëm në krahasim me një tjetër, ai mund të ndikojë që të marrë përparësi Në rastin e fundosjes së refugjatëve, marrja e informacionit të saktë dhe të detajuar ishte sfiduese, duke çuar në mbulim të kufizuar dhe sporadik. Megjithatë, loja mediatike për ta ilustruar ngjarjen me histori që buronin nga e shkuara, lidhje mes momenteve të ndryshme historike apo gjysmëkonspiracione, e bëri akoma edhe më intriguese për të stacionuar njerëzit përballë këtyre zhvillimeve.

  1. Koha dhe konkurrenca

Media është një industri dinamike me konkurrencë të egër. Lajmet e fundit dhe ngjarjet në kohë reale shpesh kanë përparësi. Raportimi “DIREKT” duke shtuar edhe fjalën “NGA VENDNGJARJA” është tejet tundues. Drama e nëndetëses në lidhje me mbetjet e Titanikut u shfaq si një lajm i madh, i veçantë dhe interesant në një kohë të varfër me ngjarje të mëdha.

Ka gjithmonë një keqkuptim mes ngjarjeve me interes publik dhe ngjarjeve interesante për publikun. Dhe kjo vlen edhe për median profesioniste pa folur këtu për median e re dhe median e rrjeteve sociale ku zhytja në uji e një personazhi “publik” mund të gjenerojë me shumë pëlqime dhe komente se shpërthimi i nëndetëses ku humbën jetën 5 milionere.

Thënë më thjesht ngjarjen nuk e bënë interesante paratë që ata kishin mbi tokë, por historia që ata lanë nën oqean.

Etiketa: Lutfi DervishiOpinion

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
“U nervozova shumë sepse…”/ Peza tregon incidentin në dasmën e Arbanës

“U nervozova shumë sepse...”/ Peza tregon incidentin në dasmën e Arbanës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com