GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse askush në Shqipëri nuk po gëzon për reciprocitetin?

17:13 - 29/08/22
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A mundet të përmbyset një regjim autokratik me mjete politike?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Red Varaku

Marrëveshja e reciprocitetit ishte një arritje e jashtëzakonshme në kuadër të zhvillimeve ballkanike dhe shënon një pikë kthese ne frymën dhe ecurinë e dialogut Kosovë -Serbi, sidomos në kontekstin e ri gjeopolitik të krijuar pas agresionit rus mbi Ukrainën.

Rëndësia e kësaj marrëveshje u reflektua në të gjitha deklaratat të cilat e përshëndetën këtë marrëveshje nga rangjet më të larta të politikës botërore, duke filluar nga ministri i jashtë i BE z.Joseph Borrel, e duke përfunduar me deklaratën e Sekretarit të Pergjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg.

Por, paradoksalisht kjo marrëveshje duket se nuk e gjeti jehonën e duhur në Shqipëri, sidomos nga kryeministri dhe qeveria, e cila prej vitesh ishte kthyer në protagonisten kryesore në raportin me Serbinë.

Madje, ky lajm jo vetëm nuk kishte jehonë, por u përcoll me një heshtje gati funerali, përpos disa cicërimave të vakëta në Twitter nga aktorët politikë respektivë.

Ky reagim kaq i vakët për një marrëveshje që paralajmëron edhe një marrëveshje finale për njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë që do të thotë që zgjidhja e ngërçit që mban peng integrimin e rajonit në Bashkimin Europian ,është prova që ky zhvillim e ka trazuar jo pak politikën e brendshme të Shqipërisë.

Kjo për arsye se dihet që prej vitesh zhvillimet në Kosovë kanë përcaktuar njekohesisht dhe axhendën politike të Shqipërisë.

Me sa duket kthimi i Albin Kurtit në frymën Amerikane të dialogut, menjëherë pas vizitës së tij dhe presidentes Vjosa Osmani në Washington, do të jetë vendimtar edhe për fatin e establishmentit politik që sundon Shqipërinë .

Kjo për arsyen e thjeshtë sepse një personalitet politik si Albin Kurti jo vetëm e zbeh jashtëzakonisht shumë figurën e kryeministrit shqiptar, por e zhvesh atë nga roli i deritanishëm, përmes të cilit kishte fituar dhe një admirim të Perëndimit, admirim të cilin po e përdor dhe sot aktualisht në kurriz të demokracisë shqiptare.

Gjithashtu, kthimi i Albin Kurtit në frymën Amerikane të zgjidhjes së këtij ngërçi ka nxjerrë jashtë loje dhe linjën e frymës antiamerikane ne Shqipëri, e cila po e përdorte Kosovën si mjet shantazhi dhe kërcënimi për stabilitetin e rajonit, në këmbim të mbrojtjes dhe vazhdimësisë politike.

Kështu është e qartë që riorientimi i Albin Kurtit drejt frymës Amerikane të zgjidhjes së ngërçit politik midis Kosovës dhe Serbisë, riorientim që prodhoi dhe këtë marrëveshje reciprociteti, nuk paralajmëron vetëm një zgjidhje finale midis Kosovës dhe Serbisë, por paralajmëron dhe zhvillime të tjera politike, sidomos në vendin tonë, që janë pasojë e drejtëpërdrejtë e kësaj zgjidhjeje.

 

Zhvillime që me sa duket do të hedhin në kosh establishmentin e korruptuar politik aktual, për të sjellë në pushtet një klasë tjetër politike , që jo vetëm nuk mbart problemet e së shkuarës, por i përshtatet realitetit të ri ku rajoni po shkon me shpejtësi.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Para
4 shenjat që nuk do ta kenë kurrë portofolin bosh

4 shenjat që nuk do ta kenë kurrë portofolin bosh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

09:35 - 11/02/26

Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar...

Lexo më shumë
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat)

09:27 - 11/02/26
Arrestohen dy zyrtarë në bashkinë e Vlorës

Prokuroria ‘zbarkon’10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

08:59 - 11/02/26
Kupa e Shqipërisë, ja 6 sfidat për ndeshjet e kthimit

Çerekfinalet e Kupës/ Spektakël dhe emocione priten të dhurojnë derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Elbasanit

08:54 - 11/02/26
Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

08:36 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com