GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pse çmimi i domates vendase mbetet i njëjtë si në verë ashtu dhe në dimër?

18:16 - 02/07/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse çmimi i domates vendase mbetet i njëjtë si në verë ashtu dhe në dimër?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse është kulmi i sezonit të prodhimit, një kilogram domate në stendat e tregjeve me pakicë kushton deri në 170 lekë, sa në dimër.

Madje, sipas ekspertëve të bujqësisë çmimi mund të arrijë shpejt në vlerën e 200 lekëve, për shkak të kërkesës së shtuar dhe ofertës së pakët. Të dhënat nga fermerët tregojnë se në fusha kemi një dëmtim afërsisht 40% të kësaj kulture.

“Prodhimi i sivjetshëm u dëmtua ndjeshëm prej kushteve të motit. I ftohti që zgjati deri vonë, sidomos në muajt ku domates i duhen temperatura më të larta ka tkurrur ndjeshëm prodhimin e saj. Kjo është arsyeja kryesore se pse tregtarët po e shesin domaten në këtë çmim”, thotë për Gazetasi.al Selim Hoxha, një fermer i cili edhe e eksporton jashtë këtë produkt.

Sipas tij, interesi i fermerëve është që ta nxjerrin domaten për eksport sepse pikat e grumbullimit në vendin tonë e blejnë kilogramin me një çmim shumë të ulët që varion nga 40 deri në 60 lekë.

“Unë prodhimin që kam, i cili këtë vit është 20% më pak se vjet, e eksportoj në Kosovë. Së fundmi kam kontraktuar edhe për në Serbi. Kilogramin e shes me 80 lekë dhe jam shumë i kënaqur sepse kostot justifikohen dhe shitet më lartë së në tregun vendas”, vijon më tej ai për Gazetasi.al.

Për ekspertin e bujqësisë, Ilir Pilku, do jetë mesi i sezonit turistik ai që do ndikojë në tregtimin më shtrenjtë të domates. Duke parë ecurinë e këtij trendi dhe ndryshimeve klikmatike që sipas tij kanë sjellë një situatë të paqëndrueshme në këtë kulturë, shumë shpejt ai thekson se do të kemi edhe mungesë të domates.

“Kërkesa nga fluksi i turistëve që pritet të vijnë do të jetë shumë e lartë dhe nuk do të mund ta mbulojmë dot. Në fillim të majit, çmimi i domates arriti në vlerën 50 lekë kg, ndërsa sot jemi në 170 lekë kg, pra rritje e menjëhershme. Është e njëjta situatë si në Spanjë me ullirin dhe në Itali me kultura të tjera”, thotë ai ndërsa shton se është shumë e rëndësishme që fermerët të investojnë në sera diellore.

“Me anë të serave ata do të kenë mundësi të prodhojnë gjithë vitin. Kështu do të përshtaten jo vetëm me ndryshimet klimatike por edhe prodhimet bujqësore nuk do të rrezikohen.”

Aktualisht, fermerët që kultivojnë domate në sera arrijnë të mbjellin dhe të prodhojnë dy herë brenda një viti kalendarik. Sipas të dhënave, pavarësisht se me një sipërfaqe të vogël, Shqipëria është një prodhues i rëndësishëm i domates në rang global dhe një ndër eksportuesit kryesorë. Ndër vendet kryesore ku Shqipëria eksporton domate janë Serbia me rreth 41.2% e cila më pas i rieksporton, Italia me rreth 18%, Bullgaria me 13% dhe shtete të tjera të rajonit. Në pjesën dërrmuese, Shqipëria eksporton për subjekte të ndërmjetme që i përdorin për t’i përpunuar në formë salce.

Në 2020-n Banka Botërore theksoi në një analizë të saj se Shqipëria është në listën e 20 vendeve që kryesojnë si eksportues të domateve në botë. Për 2022-shin, të dhënat nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se produktet më të eksportuara sipas sasisë, pas pjeprit dhe shalqinjve me 18.4%, ishin domatet me 15.5%./GazetaSi

Etiketa: cmimidomate

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
U konfliktua me Mourinhon, arbitrit italian i ndodh “më e keqja”

U konfliktua me Mourinhon, arbitrit italian i ndodh “më e keqja”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com