GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Pse dhemb stomaku nëse pini ujë me vrull esëll

15:06 - 06/04/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse dhemb stomaku nëse pini ujë me vrull esëll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka njerëz të cilëve kur pijnë ujë me vrull sapo zgjohen kanë shtrëngime të forta e dhimbje të stomakut.

Madje, një prej lexuesve të AgroWeb.org e përshkroi me humor ndjesinë duke e krahasuar me Trimin që hidhte gurë në filmin Përrallë nga e Kaluara.

Ekspertët thonë se dhimbjet që shoqërojnë pirjen e ujit esëll në stomak ndodhin për arsye se kur stomaku është esëll është i qetë.

Pirja me vrull e ujit është traumatike sidomos për stomakun që është i ndjeshëm.

Uji, sidomos nëse është i ftohtë, shkakton kontraktim të menjëhershëm të muskujve të stomakut.

Një gjë e tillë ndodh më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga gastriti, ose në terma më të thjeshta inflamacioni i stomakut.

Përveç konsumit të tepruar të ilaçeve si ibuprofeni, gastriti mund të nxitet edhe nga stresi emocional i cili shkakton një dallgë të madhe aciditeti në stomak.

Arsye Të Tjera Përse Nuk Duhet Të Pini Ujë Me Vrull

Mund të tingëllojë e çuditshme, megjithatë nëse e pini ujin me vrull do të dehidratoheni.

Shpjegimi është ky: trupi merr 20-30 përqind të ujit për të cilin ka nevojë nga ushqimet.

Nëse ju pini të njëjtën sasi uji por pa ngrënë, atëherë me gjasë nuk po merrni mjaftueshëm.

Ndër të tjera, nëse pini ujë me gllënka të mëdha rrezikoni të holloni gjakun dhe nxisin nxjerrjen e menjëhershme të ujit nëpërmjet urinës.

Si Duhet Pirë Uji?

Uji duhet pirë ulur, në gllënka të vogla, dhe jo të mbaroni një shishe menjëherë.

Me gllënka të vogla, uji qëndron më shumë në gojë dhe më pas rrugëton ngadalë drejt stomakut bashkë me pështymën ku neutralizon nivelet e aciditetit.

Gjithashtu, nuk duhet të pini ujë para dhe gjatë vakteve. Përmbytja e stomakut gjatë vakteve, hollon lëngjet tretëse duke ndikuar tek i gjithë sistemi dhe vështirësuar atë.

Njerëzit Me Probleme Me Tretjen Nuk Duhet Të Pinë Ujë Të Ftohtë

Sipas ekspertëve, uji i ftohtë përkeqëson tretjen.

Nëse temperatura e stomakut është më e ftohtë se e trupit në përgjithësi, enzimat tretëse nuk e bëjnë dot punën e tyre.

Kësisoj ushqime që duhet të qëndrojnë në stomak për më gjatë, siç janë mishi, peshku, shpendët, legumet, djathi apo drithërat transferohen në zorrë shumë më shpejt se zakonisht.

Në zorrë, ushqyesit dhe proteinat nuk përthithen dot.

Kësisoj, nëse vuani nga fryrja, gazrat, gromësirat, era e keqe e gojës, diarea e probleme të tilla, përpiquni të kufizoni sa më shumë  ujin e ftohtë./AgroWeb.org

Etiketa: pini ujestomaku

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Kiara ‘sherr’ me Efin: S’më more kurrë në telefon

VIDEO/ Pajtohet Efi dhe Kiara, të dyja shpërthejnë në lot

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD
Breaking Views

PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD

18:13 - 17/02/26

Partia Socialiste ka vendosur në rendin e ditës së Kuvendit, votimin për anëtarët e Këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë....

Lexo më shumë
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat

Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat

17:45 - 17/02/26
Vendimi për ‘Ballukun’ ende i pazbardhur, Kushtetuesja: Po bëjmë maksimumin

Vendimi për ‘Ballukun’ ende i pazbardhur, Kushtetuesja: Po bëjmë maksimumin

17:27 - 17/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com