GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pse dieta duhet të niset me ndryshime të vogla, këshillat e duhura

20:55 - 09/03/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse dieta duhet të niset me ndryshime të vogla, këshillat e duhura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shumë njerëz fillimi i vitit përkon me fillimin e një jetese më të shëndetshme, ku përfshihet ndjekja e një regjimi stërvitor, ndryshime në mënyrën se si ushqeheni, heqja dorë nga vese që dëmtojnë shëndetin tuaj etj.

Edhe pse të mira, ndryshimet e papritura, mund të jenë të vështira për t’u ndjekur me rigorozitet dhe shpesh shumë njerëz iu rikthehen zakoneve të vjetra.

Në fakt, studimet shkencore paralajmërojnë se ndryshimet e mëdha dhe gjithëpërfshirëse në regjimin tuaj ushqimor mund të mos japin rezultatet më të mira. Sipas tyre,  ndryshimet ekstreme janë të pabalancuara dhe të pasigurta. Ato nuk janë të qëndrueshme në plan afatgjatë dhe shumë njerëz rrezikojnë që rifitojnë peshën e humbur brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Një studim tjetër tregon se njerëzit kanë më shumë gjasa të heqin dorë nëse ndryshimi është shumë sfidues.

Pra, nëse këtë vit dëshironi të përmirësoni mënyrën e të ngrënit, duhet të dini se ka mënyra të tjera për të krijuar zakone të shëndetshme.

Si ndryshimet e papritura dhe ekstreme mund të ndikojnë në trupin tuaj?

Sipas të dhënave, një arsye pse është kaq e vështirë t’i ndjekësh deri në fund ndryshimet ekstreme, është se trupit tuaj i duhet pak kohë për t’u përshtatur.

Le të lëmë mënjanë motivimin, ka shumë gjëra që ndodhin në trupin tuaj kur përpiqeni të ndryshoni shumë shpejt mënyrën tuaj të jetesës.

Nëse ne keni ndjekur të njëjtin lloj regjimi ushqimor për muaj apo vite, atëherë ndryshimi në mënyrë dramatike për në një periudhë të shkurtër kohe, do të jetë një tronditje për trupin tuaj.

Kjo mund të shkaktojë efekte të pafavorshme siç janë problemet e kontrollit të sheqerit në gjak, ndjesia e lodhjes dhe madje edhe rritja e hormonit të stresit, kortizolit.

Ndryshimet e papritura ekstreme në regjimin ushqimor mund të kenë një efekt negativ edhe në shëndetin mendor. Sepse sigurisht, nuk është gjithçka fizike.

Studimet tregojnë se kur njerëzit ndryshojnë ashpër dhe kufizojnë ushqimin e tyre, ata fillojnë të shqetësohen rreth ushqimit dhe dëshira për të ngrënë atë që nuk duhet rritet edhe më.

Kjo mund të çojë në ndjenjën e vetëkritikës dhe fajit, dhe rrit mundësinë që ju të kërkoni ngushëllim përmes ushqimit.

Pse ndryshimet e vogla janë më të lehta për t’u ndjekur?

Një tjetër arsye pse ndryshimet e vogla janë më të lehta për t’u ndjekur dhe përvetësuar është se për të krijuar një zakon të ri duhet kohë.

Ju mund të keni dëgjuar se duhen 21 ditë që një sjellje e re të bëhet zakon, por disa kërkimr sugjerojnë se kjo mund të zgjasë shumë më tepër. Sipas të dhënave, mund të duhen nga 18 deri në 254 ditë që një sjellje e re të kthehet në zakon.

Gjithashtu, ndryshimet e vogla kërkojnë më pak vullnet dhe shkaktojnë më pak stres, prandaj rezulatet mund të jenë edhe më të qëndrueshme.

Si të ndryshoni ngadalë regjimin tuaj ushqimor?

Kjo është individuale, por në mënyrë ideale, duhet të duroni të paktën tre muaj për të parë një ndryshim pozitiv.

Filloni me një mëngjes të shëndetshëm. Pasi të jeni mësuar me këtë ndryshim, kaloni tek dreka dhe shihni se çfarë përmirësimesh mund të bëni.

Fokusohuni në sjelljet e vogla që mund të bëni çdo ditë, si rritja graduale e konsumit të ujit nga tre gota në katër ose zvogëlimi ngadalë i numrit të lugëve të sheqerit që shtoni në çaj. Kur këto ndryshime të bëhen automatike, mendoni të shtoni të reja.

Edhe në rastet kur anashkaloni një “rregull” që keni vendosur, mos u ndieni në faj pasi kjo iu rëndon nga ana emocionale! Por bëni çmos të mos që të mos e përsërisni për herë të dytë rradhazi. Për shembull, nëse keni humbur palestrën një ditë, duhet të siguroheni që të shkoni të nesërmen.

Pra, këshilla jepen nga këto përfundime është që të mos bëni ndryshime ekstreme dhe të papritura, pasi me shumë mundësi ato mund të mos çojnë në ndryshime të qëndrueshme.

Etiketa: dieta

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Qumësht i ngrohtë me sodë buke, ja përfitimet

Qumësht i ngrohtë me sodë buke, ja përfitimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh,ka sjellë daljen nga shtrati të lumit Devoll. Landfilli i qytetit të...

Lexo më shumë
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com