GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Pse e premtja e 13-të konsiderohet si “e mallkuar”?

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse e premtja e 13-të konsiderohet si “e mallkuar”?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E “premtja e mallkuar”, disa e lidhin me faktin që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa të tjerë me të premten e 13 tetorit 1307, kur Mbreti Filipi IV arrestoi dhe më pas ekzekutoi qindra kalorës Templarë, që kishin marrë pjesë më parë në kryqëzatat për rimarrjen e Jeruzalemit.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milion persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi. Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”.

Këto janë disa të dhëna të tjera që duhet të dini për të premten 13:

Në vitet e ardhshme

E premte 13, veç ditës së sotme do të ketë edhe një tjetër në korrik për këtë vit kurse në 2020, dy data 13 rastisën gjithashtu të premte. Që të regjistrohen tre të premte të mallkuara brenda vitit, ashtu siç ndodhi në 2013-n, duhet të pritet 2026-ta.

Fobi e vërtetë
”Friggatriskaidekaphobia” është emri shkencor i fobisë së kësaj date. Ekzistojnë edhe dy fobi të tjera. Ajo nga numri 13 e quajtur “triskaidekaphobia” dhe ajo nga e premtja, e quajtur “skeviphobia”.

Kati i 13-të
Ndërsa heqja e radhës së 13-të nga linjat ajrore ndodh prej shumë vitesh tashmë, së fundmi edhe shumë qiellgërvishtës e kalojnë këtë kat, duke shkuar nga 12-ta, menjëherë tek 14-ta. Madje, tek ashensorët numri 13-të përgjithësisht nuk ekziston.

Bestytni apo e vërtetë?
72% e njerëzve të anketuar nga “The Mirror”, pranojnë se në datën 13 kanë përjetuar përvoja të këqija, në lidhje me çështje pune, apo çështje të tjera personale.

E “premtja e mallkuar” në ekonomi
E “premtja e mallkuar” i kushton rëndë ekonomisë botërore, veçanërisht linjave ajrore që në këto ditë përballen me fluturime pothuajse të boshatisura. Sipas një studimi të realizuar nga një institut amerikan, kjo datë shkakton qindra milionë dollarë dëme në ekonomi.

Presidentët i trembën 13-tës
Sipas “Huffington Post”, ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së mallkuar. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.

13-ta na sugjestionon
Sipas Thomas Gilovich, kreu i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Kornuellit, truri ynë lidh automatikisht 13-tën me legjendat e tersit që shkakton.

“Nëse diçka e keqe ndodh në datën 13, kjo datë dhe ajo ndodhi do të qëndrojnë gjithmonë të bashkuara në trurin tonë, të ndikuar nga sugjestionimet e mëparshme dhe mitet urbane mbi këtë datë”.

Nuk ka vit pa një të “premte të mallkuar”
Për ata që besojnë tek ky supersticion, ka një lajm të keq. Nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë të paktën një të premte me datën 13. Shpesh ndodh të jenë dy ditë të tilla, ndërsa në raste të rralla, mund të jenë deri në tre.

Etiketa: e premtja e 13e premtja e mallkuar

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Armë dhe 100 mijë £ në “BMW”, kapen 3 shqiptarë në Angli (Emrat)

Armë dhe 100 mijë £ në "BMW", kapen 3 shqiptarë në Angli (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë
Botë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se forcat iraniane goditën objektiva të lidhura me ushtrinë amerikane në përgjigje të sulmeve...

Lexo më shumë
A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Helmimi i studentëve të policisë, AKU pezullon aktivitetin e Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:43 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet