GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Pse evropianët e hershëm e kishin lëkurën e errët?!

17:36 - 12/02/22
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse evropianët e hershëm e kishin lëkurën e errët?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

7000 vjet më parë, evropianët e kishin lëkurë të errët dhe sytë blu, një fenotip që nuk ekziston më sot. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i udhëhequr nga biologu katalanas nga Këshilli i Lartë për Kërkimin Shkencor (CSIC) Karles Lalueza-Foks.

Në vitin 2012, ky studiues analizoi një pjesë të gjenomit të dy gjuetarëve mesolitikë të gjetur në sitin La Brana–Arintero, në Valdelugueros (Leon). Mostrat bënë të mundur renditjen e 1 për qind të ADN-së së këtyre individëve, dhe përcaktimin se popullatat aktuale iberike, nuk e kanë origjinën gjenetike nga këta individë.

Epoka e Mesolitit, përfundon me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, nga Lindja e Mesme. Ardhja e Epokës së Neolitit, me një dietë të bazuar tek karbohidratet dhe patogjenët e rinj të transmetuar nga kafshët shtëpiake, solli me vete sfida metabolike dhe imunologjike, të cilat u reflektuan tek përshtatjet gjenetike të popullatave të mëvonshme.

Midis tyre është edhe aftësia për të tretur laktozën, një tipar që individi i studiuar dhe që u gjet në La Brana-Arintero nuk e zotëronte. Gati 1 vit më vonë, në marsin e 2013-ës, rastësia e nxiti ekipin e udhëhequr nga Lalueza-Foks të analizonte rrënjën e molarit të tretë të njërit prej individëve, atij të quajtur La Brana 1, një mostër që ishte ruajtur shumë mirë, dhe që lejoi deshifrimin e gjenomit të plotë të individit.

Rezultati i këtyre analizave, të kryera në bashkëpunim me Qendrën Daneze për Gjeo–gjenetikën dhe të publikuar në revistën “Nature”, solli disa surpriza. Pigmentimi i lehtë i lëkurës së evropianëve të sotëm, është rezultat i ndryshimeve në të dyja gjenet, ”një tipar që deri më tani supozohej se ishte shumë i vjetër dhe që datonte që nga Epoka e Paleolitit të Sipërm”, shpjegon biologu katalanas.

Megjithatë, studiuesit spanjoll thotë se duke studiuar gjenet e këtij individi, u zbulua se ai kishte variantet afrikane dhe se për rrjedhojë, pigmenti i tij i lëkurës ishte më i errët se ai i evropianëve të sotëm. “Përveç kësaj, kur analizuam ngjyrën e syve, ne gjetëm mutacionin që u jep njerëzve sytë blu”- theksoi ai.

Gjetjet e këtij studimi, tregojnë se “pavarësisht stereotipit që kemi sot, se sytë blu i kanë njerëzit me një ngjyrë të hapur të lëkurës, e vërteta është se këto dy karakteristika janë të shënuara nga gjene të ndryshme, dhe se sytë blu i paraprinë pigmentimit më të lehtë të lëkurës së evropianëve në të ardhmen, pra diçka vërtet e mahnitshme”– thekson eksperti.

Por pamja e jashtme nuk ishte i vetmi aspekt i analizuar nga studiuesit spanjollë dhe danezë. Ata analizuan edhe lloji i ri i të ushqyerit, sfidat metabolike dhe ato imunologjike.

Mesoliti – periudha që i dha fund Paleolitit 10.000 vjet më parë – përfundoi me ardhjen e bujqësisë dhe blegtorisë, e cila i la vendin një epoke të re: Neolitit. Me stilin e ri të jetesës, të karakterizuar nga një mënyrë jetese e ulur, burrat filluan të kultivojnë bima (duke kaluar kështu nga një dietë proteinike, tek një dietë tjetër e bazuar tek karbohidratet), duke zbutur kafshët dhe duke u prekur kësisoj nga sëmundje të reja virale, si gripi ose lija (të marra prej tyre).

Siti i La Brana-Arinteros, u zbulua rastësisht në vitin 2006, dhe u gërmua nga arkeologu JulioManuel Vidal Ensinas. Shpella, e vendosur në një zonë të ftohtë dhe malore, me një temperaturë të qëndrueshme dhe mbi 1500 metra nën nivelin e detit, ishte arsyeja e ruajtjes “së jashtëzakonshme” të ADN-së tek eshtrat e dy njerëzve të zbuluar brenda saj (të quajtura La Brana 1 dhe La Brana 2)

Etiketa: evropianeFAKTEkuriozitetlelurerrefimete dhena

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Po Kosova? SHBA nuk konfirmon, as mohon ftesën në Samitin për Demokraci

Biden, letër Vuçiçit: Dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje reciproke

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com