GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Pse femrat të vuajnë nga migrena më shumë se meshkujt? Ekspertët shpjegojnë arsyet

20:07 - 14/04/22
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse femrat të vuajnë nga migrena më shumë se meshkujt? Ekspertët shpjegojnë arsyet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studiuesit kanë ardhur në përfundim se rreth gjashtë për qind e femrave ose pak më shumë se një në njëzet prej tyre, vuajnë nga dhimbja e kokës për të paktën gjysmë dite në muaj, krahasuar me 2.9 për qind të meshkujve. Hulumtimi i tyre në shkallë globale për dhimbjen e kokës, gjithashtu arriti në përfundimin se femrat kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga migrena sesa meshkujt. Sipas të dhënave të mbledhura, 17 për qind e femrave vuajnë nga migrena që mund të zgjasë deri në tre ditë dhe të çojë në të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Por, migrena prek vetëm 8.6 për qind të meshkujve.

Ekspertët pohojnë se ndryshimet në hormone mund të jenë një nga arsyet pse femrat janë më të prekura, sepse çdo luhatje e estrogjenit mund të shkaktojë dhimbje koke. Përmbledhja e gjerë e kryer nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë ka përfshirë 357 studime mbi dhimbjet e kokës nga vitet e gjashtëdhjeta deri më sot. Studiuesit vlerësojnë se afërsisht një në gjashtë njerëz në botë ka dhimbje koke çdo ditë.

Hulumtimi i botuar në The Journal of Headache and Pain zbuloi se njerëzit në vendet me të ardhura të larta raportojnë një rritje të shkallës së dhimbjes së kokës, megjithëse kjo mund të jetë për shkak se më shumë studime janë kryer në vendet e pasura.

“Femrat vuajnë shumë më tepër se burrat nga dhimbjet e kokës që e bëjnë jetën më të vështirë – migrena dhe dhimbje koke që zgjasin 15 ose më shumë ditë në muaj”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit, profesori Lars Jacob Stovner. Autorët, të cilët thonë se metodologjia e studimeve të ndryshme mund të prodhojë disa shifra jo të besueshme, nuk mund të jenë të sigurt nëse problemi është në rritje. Mirëpo, profesori Stovner ka sqaruar: “Ne kemi zbuluar se prevalenca (përhapja) e çrregullimeve të dhimbjes së kokës mbetet e lartë në mbarë botën dhe se barra e llojeve të ndryshme mund të prekë shumë njerëz. Ne duhet të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë barrë përmes parandalimit dhe trajtimit më të mirë”

Etiketa: Dhimbje kokeekspertekeshillamigrenamjketpse mfemrat vuajne me shume se meshkujtstudime

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Akuzat për dhunim të të drejtave të njeriut, Ministria e Brendshme përjashton ‘Helsinkin’

Akuzat për dhunim të të drejtave të njeriut, Ministria e Brendshme përjashton ‘Helsinkin’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com