GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse Fredi Beleri duhet të lirohet nga burgu!

13:50 - 16/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Fredi Beleri duhet të lirohet nga burgu!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Mustafa Nano

Duhet të dalë një gjyqtar ta ndreqë lajthimin e bërë nga prokurorët: ta nxjerrë Belerin nga burgu. Sa më shpejt, aq më mirë.

E di, fjala e institucioneve do duhej të kishte gjithnjë epërsi mbi “trillet” e zgjedhësve, por të mbrosh me forcë këtë parim në Shqipëri është pesë me hiç (po shohim se edhe në SHBA mjafton mbështetja elektorale për t’i dhënë dikujt imunitet: shikoni se ç’ndodh me Trumpin). Prandaj, i nderuar gjyqtar i çështjes, preje këtë “nyje gordiane”, pa e zgjatur dhe pa iu nënshtruar histerive me demek patriotike.

Patriot do jesh ti, e jo ata që gjetën arsye për t’i vënë prangat një kandidati jo qeveritar tri ditë para zgjedhjeve. Patriot do jesh ti, e jo ata që, me veprimin e tyre, u bënë shkak që Himara të binte në duart e një njeriu si Beleri. E nuk do kryesh me këtë veç një veprim patriotik. Do kryesh edhe një veprim inteligjent diplomatik. Po skrupujt profesionalë?, – do thotë ndokush. Përgjigjja ime është: vërtet besoni se prokurori i ka vënë prangat Belerit mbi bazën e ndërgjegjes profesionale? Unë nuk besoj.

Po të kishim prokurorë të tillë, do të kishim të arrestuar me dhjetëra kryebashkiakë të zgjedhur. Ka zëra që po lusin krejt tjetër gjë, me fjalë të tjera po lusin që të dalë një gjyqtar që ta dënojë njëherë e mirë Belerin; ose ta mbajë edhe pak në pranga në mënyrë që Rama të ketë një justifikim për ta shkarkuar shpejt e shpejt kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës. E ka Rama në plan një gjë të tillë? Duhet shpresuar që jo. Në mos, do të ishte një double down që do të ngrinte pikëpyetje serioze të natyrës politike e legale këtu brenda (nuk ka të ngopur ky njeri?

Dëshiron t’u marrë kundërshtarëve edhe një nga pak trofetë e fituara?), por edhe do të çonte në zgrip marrëdhëniet me fqinjët tanë, që s’e kanë për gjë të ndezin fitilin e sherrit për çdo horr që del këtyre anëve për t’i fryrë zjarrit të përçarjes e armiqësisë me shqiptarët.

Etiketa: fredi beleriMustafa NanoOpinion

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
“Ka kohë të qetësohet tani”, Erion Isai thumbon kundërshtarin

Goditi kryebashkiakun Erion Isai, lihet i lirë autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com