GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pse ikin mjekët? Korrupsion me kontratat e punës dhe vendet vakante

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse ikin mjekët? Abuzim me kontratat e punës, fshihen vendet vakante

Pse ikin mjekët? Abuzim me kontratat e punës, fshihen vendet vakante

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Largimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së është një fenomen mjaft shqetësues. Ndërkohë që kryeministri Rama e gjen fajin tek të huajt. Kryeministri ka arritur deri në atë pikë sa ka fajësuar autoritetet gjermane se po marrin njerëzit e kualifikuar për të cilët kemi investuar.

“S’ka më financim për studime jashtë vendit. Studentët e mjekësisë për 3 vite nuk e do marrin diplomën, do punojnë në Shqipëri”, paralajmëroi Rama studentët e mjekësisë më 20 tetor 2022.

Në fakt, sistemi i korruptuar i punësimit, është shkaku kryesor që i largon mjekët më të mirë nga Shqipëria. Në një auditim të zhvilluar nga KLSH në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut , deri në muajt e parë këtë këtij viti, rezulton se bëhen manipulime me rekrutimin e mjekëve.

Apo ka mangësi dosja e të punësuarve. Konkretisht, në disa raste janë raportuar me vonesë në shpalljen e vendeve vakante për mjekë.

“Gjatë periudhës objekt auditimi rezultojnë 4 vende vakante për mjekë. të cilët janë krijuar në vitet 2018, 2019, 2020 dhe 1 vend vakant në vitin 2022. Dy prej të cilëve janë plotësuar në Qershor 2021. Proces i cili ka filluar në 25 Mars 2021. Wshtë në proces rekrutimi, i cili ka filluar në Qershor 2022.

Si rrjedhojë, duke krahasuar strukturën plan / fakt, konstatohet një vend vakant për mjek. Për të cilin nuk është ndërmarrë asnjë procedurë rekrutimi”, thuhet në raport.

Gjithashtu, plotësimi i këtyre vendeve vakante ka kaluar afatet. Pra, jo vetëm që janë zvarritur kandidatët duke sjellë pengesa në proces, por edhe duke i lënë në pritje për vendin e punës si mjek.

“QKTGJ nuk ka respektuar afatin 5 ditor, në fillim të muajit për të shpallur vendin vakant, por ka raportuar dhe kërkuar të shpallen vendet vakante pas më shumë se 2 muaj, pas krijimit të vakancës.

Veprime në kundërshtim me Udhëzimin nr. 499, datë 02.07.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në RSH nëpërmjet platformës elektronike”, evidenton KLSH.

 

 Boshllëqe në dosjen e personelit

Ndërkohë që ka shumë mjekë të aftë që presin radhën të punësohen, institucionet shëndetësore mbajnë personel me dosje gjysmake.

Në auditimin e kryer rezulton se për pjesën të madhe të personelit kishte mungesë të dokumentacioneve të rëndësishme si; CV, diplomë, listë notash, noterizim licence.

“Dosjet e personelit administrohen nga Sektori i Administratës. Në disa nga dosjet është konstatuar se ka mangësi si më poshtë : fleta e inventarit është e pafirmosur nga nëpunësi i njësisë së burimeve njerëzore; dokumentacion i panoterizuar.

Gjithashtu mungon kontrata individuale e punës, CV, diploma e lista e notave dhe dëshmia e penalitetit”, tregon raporti.

Madje theksohej se deklaroheshin si punonjës të një kategorie të caktuar, persona që nuk janë të kualifikuar. Me fjalë të tjera, vendet e punës zihen me miq dhe militantë partie.

Abuzimi me kontratat

Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se në spitalet tona abuzohet me kontratat e mjekëve. Në raport evidentohet se, në kontratat individuale të punës të përzgjedhura të punonjësve të QKTGJ, u konstatua se nuk përmbanin të gjithë elementët e kërkuar nga  Kodi i mPunës.

“Përkatësisht mungonin, identiteti i palëve duke mos specifikuar gjeneralitet e palës, përshkrimi i përgjithshëm i punës nuk ishte specifikuar. Gjithashtu, kohëzgjatja e pushimeve të paguara, koha normale e punës, veprime këto në kundërshtim me Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 21 pika 3”, evidenton KLSH.

Në këtë rast po shkelet ligji, pasi ka dëme në kurriz të pacientëve, spitalit. Por edhe mjekëve të tjerë që mund ta meritojnë atë vend pune sipas kritereve.

 

Shkelje të ligji për rekrutimet

Përveç faktit se rekrutimet bëhen jashtë afatit, KLSH ka konstatuar se nuk zbatohet rregullorja për punësimin e mjekëve. Nuk ka garë të ndershme, duke lënë jashtë sistemi mjekët e aftë, është një gjetje tjetër e raportit.

“Grupi i auditimit konstatoi se për rekrutimin e 2  punonjësve në pozicionin mjek transfuziolog, procedura e ndjekur nga QKTGJ ka patur mospërputhje .

QKTGJ nuk ka respektuar afatin 5 ditor, në fillim të muajit për të shpallur vendin vakant. Por ka kërkuar të shpallen dy vendet vakante pas më shumë se 1 vit, pas krijimit të vakancës”, thuhet në  raport.

Sipas KLSH këto shkelje kanë çrregulluar sistemin e shëndetësisë. Duke ulur nivelin e shërbimit, besimin e pacientëve, por edhe dëshirën e mjekëve për të qëndruar në vend./ Esmeralda Hida/  

Lexo edhe: Përse ikin mjekët? Raporti: 92% e studentëve të mjekësisë kërkojnë të emigrojnë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimKodi i PuneskontatalargimeMjeketSPITALEvende vakante

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
“Rama qendrim anti-libër”, Berisha viziton Panairin: Ndaloi fondet

“Rama qendrim anti-libër”, Berisha viziton Panairin: Ndaloi fondet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët
Aktualitet

Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

09:27 - 28/08/26

Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Forca të shumta policie kanë...

Lexo më shumë
U futën për t’u larë! Rrjedha e Drinit merr 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet të jetë mbytur

U futën për t’u larë! Rrjedha e Drinit merr 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet të jetë mbytur

09:06 - 28/08/26
Futsal Champions League/ Tirana Futsal shkëlqen ndaj Cardiff, fiton 9-1 dhe është një hap larg kualifikimit

Futsal Champions League/ Tirana Futsal shkëlqen ndaj Cardiff, fiton 9-1 dhe është një hap larg kualifikimit

09:01 - 28/08/26
U hodh nga Ura në Klos, 35 vjeçari i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

U hodh nga Ura në Klos, 35 vjeçari i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:38 - 28/08/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

Vendet e Rajoni ulin taksat për të mbrojtur konsumatorët, Shqipëria kryeson për naftën më të shtrenjtë

08:17 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com