GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pse Irani përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse Irani përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përveç kontributit në shtimin e të ardhurave, dërgimi i droneve në Rusi i shërben Iranit për të ndihmuar një partner në luftën kundër Perëndimit.

Fillimisht dronë, tani me sa duket raketa tokë-tokë: Sipas një artikulli të “Washington Post”, Irani është duke shtuar përkrahjen e sulmit rus ndaj Ukrainës. Në këtë mënyrë, shkruan gazeta që u referohet shërbimeve amerikane të inteligjencës dhe shërbimeve të vendeve aleate. Teherani kontribuon për të balancuar “humbjet e mëdha” që ka pasur Rusia që me fillimin e sulmit kundër Ukrainës, në shkurt. Sidomos humbjeve në armët me presizion të lartë.

Për këtë qëllim, Teherani pati dërguar në mes të muajit shtator përfaqësuesit e tij në Rusi. Për të folur për furnizimin e llojeve të ndryshme raketash tokë- tokë.

Këto armë – konkretisht: Fateh 100- dhe raketa Zolfaghar – kanë rreze veprimi prej 300 deri 700 kilometrash. Forcat ajrore ukrainase kanë paralajmëruar, se Rusia mund të fillojë të verë në përdorim së shpejti një lloj të ri droni iranian. Pikërisht atë të tipit Meraj-521.  Këto dronë janë të vogla dhe të lehta. Dhe mund të sillen rrotull objektivit për rreth 15 minuta.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, Rusia tërhiqet nga Khersoni

Ato përdoren kryesisht kundër makinave të lehta, të blinduara dhe kundër personave.

Dronët iranian përdoren kryesisht kundër makinave të lehta, të blinduara dhe kundër personave.

Kremlini nuk ka pranuar se ka vënë në përdorim dronë iranianë në Ukrainë. Edhe Irani, i ka hedhur poshtë njoftimet, duke thënë se ato janë “pretendime të pabaza”. Deklaratat e të dy shteteve vlerësohen nga ekspertët si të pabesueshme.

Partnerë në konfliktin sirian 

Maksimumi që nga 2015, Rusia dhe Irani janë afruar më shumë, thotë Markus Kaim nga grupi studimor për politikën e sigurisë në Fondacionin Shkenca dhe Politika, (SWP), me qendër në Berlin. Atë vit, Rusia ndihmoi me mjete ushtarake diktatorin sirian Bashar al-Assad, i cili pati kaluar gjithnjë e më shumë në qendrim mbrojtës, pas shpërthimit të kryengritjeve në vitin 2011.

Irani ishte vendosur që më parë në krah të Assadit. Të dy vendet, Rusia dhe Irani dhanë kontribut të madh për dështimin e kryengritjes siriane. Por lidhja e tyre është forcuar, thotë Kaim. “Të dy vendet kanë përcaktuar Sirinë si sferë të interesave të veçanta të politikës së tyre të jashtme. Kjo i ka shkrirë bashkë të dy vendet,” thotë Kaim për Deutsche Wellen.

Presidenti ukrainas Wolodymyr Selenskyj, i tha gazetës izraelite “Haaretz”, se Irani mund të paguajë programin e tij atomik me shitjet që është duke i bërë Rusisë. Revista “Foreign Policy” shkruan se me shitjen e dronëve Teherani bën reklamë për industrinë e armëve. Përveç kësaj, me përvojën e fituar në fushën e betejës, Irani mund të modernizojë dronet dhe raketat.

Kundër “rendit botëror që dominohet nga Amerika “

Markus Kaim nga SWP thotë se si Irani ashtu edhe Rusia e shohin veten sikur të jenë objektiva të sanksioneve të Perëndimit. “Interesi i përbashkët i tyre dhe strategjia e përbashkët synojnë se si t’i shpëtojnë sanksioneve perëndimore.” Kështu, eksporti iranian i armëve në Rusi mund të shihet si bazë për bashkëpunim të mëtejshëm edhe jo-ushtarak. Nga pikëpamja ideologjike të dy qeveritë i lidh mbrojtja nga një supermaci e perceptuar e Perëndimit. “Të dy vendet mbrohen, sipas mendimit të tyre, nga rendi botëror i dominuar nga SHBA”, thotë Kaim.

Këtë synim Irani e ka ndjekur deri tani sidomos në rajonet e Lindjes së Afërme. Atje, Irani përpiqet prej vitesh që të etablohet si fuqi rajonale kundër hegjemonisë perëndimore. Përveç kësaj, Teherani ka lidhur aleanca të gjithanshme me aktorët joshtetërorë. Si përshembull me milicët e Kataib Hisbollahut irakian. Organizatat luftarake si Huthis në Jemen ose organizatat terroriste, si ajo e Hisbollahëve në Liban. Lufta e ndezur edhe më shumë nga dronët iranianë në Ukrainë. Kërkon të hutojë Perëndimin, që “të mos shohë përpjekjet hegjemoniste iraniane në Lindjen e Afërme,” analizon “Foreign Policy”.

Eric Brewer nga organizata “Nuclear Threat Initiative” sheh si motive të Iranit hakmarrjen dhe kërcënimet: Nuk përjashtohet mundësia që qeveria e Teheranit të përpiqet të sulmojë Perëndimin, ku Irani fut edhe Ukrainën, edhe në territorin e vet. Në sytë e qeverisë iraniane kjo do të ishte hakmarrje ndaj Perëndimit, domethënë SHBA-së, e cila ka kohë që është prezente ushtarakisht në Lindjen e Afërme, pra direkt në afërsi të Iranit. Kështu, shitja e dronëve iranianë mund të shihet si paralajmërim për SHBA-në, shtetet e Gjirit dhe Izraelin, thotë Brewer më tej. Mesazhi që jepet është se nëse ato do të sulmonin, tek shembulli i Ukrainës mund të shohin se si do të reagonte Irani.

Solidaritet me perandoritë e rrëzuara

Politologia Barbara Slavin nga instituti amerikan Atlantic Council i referohet historisë për të gjetur shpjegimin për bashkëpunimin ruso- iranian kundër “Perëndimit”: Tek të dy vendet kemi të bëjmë me ish-perandori. Të dy vendet kanë tendenca paranojake dhe teorishë konspiracion. Dhe mendojnë se të jashtmit duan territoret e tyre. Ata kërkojnë t’i minojnë ose shkatërrojnë këto dëshira duke ndezur trazirat etnike.

Ndërkohë nuk shihet si e pamundur që Rusia të dojë të ndihmojë regjimin e Teheranit në luftimin e lëvizjes së protestave. Sipas njoftimit të agjencive, Putini ka premtuar në një telegram drejtuar Raisisë. Se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin me Republikën Islamike “në luftën kundër terrorizmit”. Udhëheqja e Teheranit i ka quajtur “terroristë” demostruesit që kritikojnë qeverinë.

Etiketa: LufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio
Botë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio

15:40 - 20/09/26
Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë
Botë

Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

11:20 - 20/09/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e karburantit do të bien shumë poshtë

15:32 - 19/09/26
Para
Kë do të vriste? Me automatik në dorë, kapet 30-vjeçari në Elbasan

Kë do të vriste? Me automatik në dorë, kapet 30-vjeçari në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos
Aktualitet

U inaugurua vetëm një javë më parë, shembet ura që kushtoi 40 milionë lekë në Klos

14:10 - 21/09/26

Ura e fshatit Ketë në Klos u shemb me shirat e parë të vjeshtës, ndërsa u përurua 10 ditë më...

Lexo më shumë
Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

13:56 - 21/09/26
UEFA Nations League/ Manaj dhe Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin, vendin e parë në grup

UEFA Nations League/ Manaj dhe Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin, vendin e parë në grup

13:42 - 21/09/26
Vrasja e Artan Myrtajt, ministri  Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues në Sarandë

Vrasja e Artan Myrtajt, ministri Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues në Sarandë

13:23 - 21/09/26
Eurodeputetja Wiseler Lima ngre shqetësim për mos heqjen e imunitetit të Ballukut: Parlamanti duhet të vendosë

Eurodeputetja Wiseler Lima ngre shqetësim për mos heqjen e imunitetit të Ballukut: Parlamanti duhet të vendosë

12:58 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com