GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse ka rëndësi bojkoti kulturor ndaj Rusisë?

12:53 - 04/03/22
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse ka rëndësi bojkoti kulturor ndaj Rusisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Yasmeen Serhan “The Atlantic”

Rusia është e izoluar. Brenda një jave qëkur Vladimir Putin nisi pushtimin e tij në Ukrainën fqinje, vendi është përjashtuar jo vetëm në nivelin diplomatik (madje edhe nga disa prej aleatëve më të afërt të Moskës), dhe ekonomikisht (sanksionet ndërkombëtare e kanë bërë rublën ruse të vlejë më pak se një qindarkë), por edhe kulturalisht

Ekipet kombëtare dhe klubet ruse të futbollit janë përjashtuar nga ndeshjet dhe turnetë ndërkombëtarë, përfshirë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe disa organe të tjera sportive, kanë ndjekur të njëjtin shembull.

Finalja e Ligës së Kampionëve, që ishte parashikuar të luhej në qytetin rus të Shën Petersburgut në maj, është zhvendosur në Paris, ndërsa Çmimi i Madh i Formula 1, që do të zhvillohej në Soçi në shtator, është anuluar. Përtej botës së sportit, Rusia është përjashtuar nga konkursi i këngës në Eurovizion e këtij viti, ndërsa është bojkotuar edhe nga kompanitë e mëdha kinematografike amerikane si Disney, Warner Bros apo Sony, të cilat nuk do të transmetojnë në kinematë ruse filmat e tyre më të rinj.

Është e lehtë ta cilësosh bojkotin kulturor më shumë si një akt simbolik sesa si një kërcënim serioz për pozitën gjeopolitike të Moskës. Por duke e pezulluar Rusinë nga arenat më të mëdha sportive dhe kulturore në botë, këto institucione po i dërgojnë një mesazh të qartë  Putinit:nëse Rusia vepron në Ukrainë përtej kufijve të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla në Ukrainë, ajo do të trajtohet si një armike nga pjesa tjetër e botës.

Ndërsa këto lloj sanksionesh kulturore do të kenë pak efekte të prekshme në ekonominë ruse, ato do të kenë një ndikim tek populli rus, ndoshta edhe tek vetë Putin. Tek e fundit ai është një president, dashuria e të cilit për sportin dhe konkurrencën është thelbësore për imazhin e tij macho-nacionalist, të krijuar me kujdes.

Një imazh, që përkujtohet shpesh në memet që janë bërë me të duke luajtur hokej mbi akull, duke zhvilluar ndeshje xhudo-je apo duke kalëruar gjysmë i zhveshur. Duke e përjashtuar Rusinë nga këto arena, organizatat ndërkombëtare jo vetëm po i mohojnë Putinit një platformë të rëndësishme propagandistike, por po minojnë imazhin e tij si një njeri i fortë.

Vendimet për t’i hequr të dy titujt si president nderi dhe ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe Rripin e Zi të Nderit në Tae Kwon Do, janë goditje shumë personale për të. Ironia është se arsyeja pse Putin kujdeset kaq shumë për sportin, është gjithashtu arsyeja kryesore pse ai zgjodhi të pushtojë Ukrainën:të rikonfirmojë fuqinë dhe statusin e Rusisë si një fuqi globale.

Për vite me radhë, Rusia ka investuar kohë dhe shumë para që ekipet e saj kombëtare të projektojnë madhështinë ruse në botë, ndonjëherë duke shkuar përtej rregullave për ta bërë këtë. Programi i dopingut të lojtarëve i sponsorizuar nga vetë shteti, bëri që dhjetëra sportistë rusë të humbisnin medaljet e tyre olimpike, dhe kjo e pengoi Rusinë të merrte pjesë zyrtarisht në dy Lojërat Olimpike të fundit.

Megjithatë, atletët rusë ishin në gjendje të garonin në këto lojëra, nën flamurin e Komitetit Olimpik Rus. Tani, për shkak të Putinit, atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë në Paraolimpiadat e ardhshme Dimërore vetëm si atletë neutralë, dhe nuk do të kualifikohen për medalje.

Më vonë mund të mos jenë në gjendje të garojnë fare. Askush nuk ka iluzione se përjashtimi nga Olimpiada apo Eurovizioni,do të ndryshojë llogaritë politike të Putinit mbi Ukrainën. Presidenti rus është zhytur aq thellë në këtë krizë, dhe e urren humbjen, sa që nuk do të denjojë të tërhiqet për hir të këtyre çështjeve kaq të parëndësishme për të si sporti dhe arti, sidomos kur ato krahasohen me sfidat financiare dhe ushtarake që ka përpara Rusia.

Por kjo nuk do të thotë se këto lloj sanksionesh kulturore janë tërësisht të paefektshme. Sporti ka rëndësi për Rusinë. Aq sa kur në vitin 2010, Rusia fitoi të drejtën të organizonte Kupën e Botës 2018, Putin që në atë kohë mbante postin e kryeministrit foli me entuziazëm për ndikimin që kishte pasur futbolli në Leningradin e tij të lindjes gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbijetesën e banorëve.

Vera Tolz, profesoreshë e studimeve ruse në Universitetin e Mançesterit në Britani, më tha se Kremlini është shumë i ndjeshëm kur flitet për sportet, pasi ato janë diçka për të cilën interesohen njerëzit e zakonshëm. Ndërsa Putini mund të jetë në gjendje të injorojë ndëshkimin nga institucionet e famshme kulturore si Opera Metropolitane e Nju Jorkut dhe Festivali i Filmit në Kanë,e njëjta gjë nuk është e vërtetë kur bëhet fjalë për sportistët rusë që u ndalohet pjesëmarrja në garat sportive kryesore në botë.

“Putin dëshiron ta projektojë fuqinë e tij në vend rreth sukseseve në sport. Kjo është arsyeja pse ai mashtroi aq shumë rreth dopingut, për të siguruar suksese të mëdha të sportistëve rusë”- thotë Tolz.Deri më sot, reagimi kulturor i përshtatet mirë narrativën gjithëpërfshirëse të Kremlinit se sanksionet janë dëshmi e urrejtjes së Perëndimit jo vetëm ndaj Putinit dhe oligarkëve të tij, por edhe ndaj vetë popullit rus.

Por sa më gjatë të vazhdojë izolimi kulturor i vendit, aq më shumë shanse kanë masa të tilla që ta rrëzojnë narrativën e regjimit. Nëse rusët e zakonshëm nuk mund të shijojnë më shumë nga aktivitetet që i pëlqejnë, përfshirë gjëra të zakonshme si të shikojnë ekipet e tyre të futbollit në ndeshjet ndërkombëtare, të shohin filmat më të fundit, dhe të shijojnë koncerte live, atëherë do të zbehet edhe toleranca e tyre ndaj politikave izoluese të qeverisë së tyre.

Disa yje të sportit,muzikës etj. në Rusi kanë shprehur tashmë kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska

Etiketa: “The Atlantic”Yasmeen Serhan

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Tragjike! 46- vjeçarja humb jetën në autobusin e Tiranës

Tragjike! 46- vjeçarja humb jetën në autobusin e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron kundër presioneve të Trump: BE të aktivizojë mekanizmin e hakmarrjes ekonomike
Botë

Macron kundër presioneve të Trump: BE të aktivizojë mekanizmin e hakmarrjes ekonomike

14:24 - 18/01/26

Presidenti francez Emmanuel Macron synon të propozojë aktivizimin e mekanizmit evropian të hakmarrjes ekonomike kundër vendeve të treta që ushtrojnë...

Lexo më shumë
Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

13:54 - 18/01/26
Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në

13:30 - 18/01/26
Ligji hyn në fuqi: Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive

Ligji hyn në fuqi: Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive

13:15 - 18/01/26
Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri

Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri

12:35 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com