GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Pse kaq shumë drogë rreth Lali Erit?

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Galeria e Arteve shpëton nga duart e Erion Veliaj/ Edi Rama firmos vendimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestimi i anëtarit socialist të Këshillit Bashkiak të Tiranës me 45 kg kokainë në Itali kaloi pa zbardhur të gjitha fijet e lidhjeve logjike e politike me qendrën e pushtetit. Media u mjaftua me publikimin e disa fotove të këshilltarit në fjalë me Erion Veliajn dhe me eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste. Ndoshta kjo ishte hakmarrja e Edi Ramës ndaj Erion Veliajt për rrjedhjen e lajmeve për arrestimin e Agim Kajmakut? Ndoshta Veliaj u squll dhe i ra në gjunjë Ramës si personazhi Uriah Fiku në serinë e animuar? Por këto kanë pak rëndësi për publikun.

Ajo që ka rëndësi për qytetarët është se kjo nuk është historia e parë me drogë që na çon deri tek Erion Veliaj. Këshilltari i Veliajt me 45 kg drogë nuk është afera më e madhe që lidhet me atë që po bën Erion Veliaj që kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës në vitin 2015.

Dosja e parë e bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet Erion Veliajt dhe rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës u zbardh pjesërisht nga raporti i Global Initiative i vitit 2020, “Flukset Financiare Kriminale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. (kliko këtu)

Sipas këtij raporti, deri në 700 milionë euro çdo vit pastrohen në Shqipëri përmes skemave të ndërtimit. 65% e lejeve të ndërtimit jepen në Tiranë – vijon raporti – rreth 60% e kompanive që përfitojnë lejet e ndërtimit nuk kanë financa për t’i ndërtuar objektet.

Dhënia e lejeve të ndërtimit për të njëjtat kompani (141 gjithsej) në territorin e Bashkisë së Tiranës në kohën që 6 në 10 prej këtyre kompanive nuk kanë para për të ngritur ndërtesat implikon drejtuesit e Bashkisë. A janë Erion Veliaj dhe stafi i tij pjesë e një skeme të mirëmenduar të pastrimit të parave? Si qarkullojnë qindra miliona euro pa u gjurmuar nga prokuroria apo SPAK? A mos ndoshta SPAK është i paralizuar nga Erion Veliaj dhe pushteti i tij enorm? A është në gjendje Erion Veliaj që kërcënon Armando Dukën me prokurori e me gjykata, të pengojë SPAK-un të hetojë qindra miliona euro që pastrohen në ndërtim?

Le të marrim një shembull:

Në një pallat 6 katësh (një ndërtim tipik në periferinë e Tiranës) me sipërfaqe ndërtimi bazë 1000 m2, ku kostoja e ndërtimit është rreth 400 euro/m2, kostoja totale e ndërtimit arrin 2.4 milion Euro. Me probabilitetin që 60% e kompanive nuk arrijnë dot të financojnë ndërtimin e objektit të lejes, në këtë pallat, 1.44 milion euro janë financuar nga jashtë sistemit bankar, kryesisht para me burim kriminal.

Si është e mundur që futja në qarkullim e një vëllimi të tillë financiar në vetëm një pallat nuk lë asnjë gjurmë të dyshimtë në organet ligjzbatuese? A dinë prokurorët e SPAK të bëjnë kalkulime kaq të thjeshta? Përse nuk hetojnë? Është e qartë se dikush i pengon ta bëjnë punën që u kërkon ligji.

Megjithatë, kjo nuk është historia e vetme me drogë e Erion Veliajt. Prokuroria e Antimafias në Cantazaro të Italisë ka zbuluar një vit më parë se organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës, Ndragheta është futur në sektorin e ndërtimit në Tiranë. Në një dosje 1600 faqëshe, Prokuroria italiane zbuloi se për Ndragheta financonte ndërtimin e kullave në Tiranë në këmbim të një ryshfeti prej 20% të vlerës së ndërtimit për zyrtarët. Në një operacion në shkallë të gjerë u arrestuan 81 persona mes të cilëve edhe 9 shqiptarë të lidhur me dosjen në fjalë. Të arrestuarve iu sekuestruan 300 milion euro asete.

Por në Tiranë nuk ka asnjë të hetuar, asnjë të arrestuar, asnjë aset të bllokuar për zyrtarët që janë përmendur në këtë dosje të prokurorisë italiane të anti-mafias. Ku shkojnë 20% e vlerës se kullave dhe pallateve që ndërtohen në Tiranë dhe që përfitohen si ryshfet nga drejtuesit e Bashkisë, sipas dosjes së prokurorisë italiane? Kaq e vështirë është të gjurmohen asete me vlerën e 20% të vlerës së tregut të 5 milion m2 leje ndërtimi që ka dhënë Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë?

Edhe pse SPAK dhe institucionet shqiptare nuk kanë fuqi të nisin hetime rreth të gjithë historive me drogë të Erion Veliajt, ato janë aty dhe një ditë do të zbardhen, nga prokuroria jonë ose nga prokuroritë e vendeve të tjera si prokuroria italiane apo DEA amerikane. Fakti që këto dosje janë kaq të shpeshta për Erion Veliajn është dëshmi e qartë se ai është zhytur në punë të pista, për hallin e tij apo edhe me urdhër të Ramës. Dhe një ditë Rama do t’i përdorë këto dosje edhe kundër tij siç i përdori kundër Tahirit.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Deshi ta kafshonte si Mike Tyson, boksieri merr dënimin shembullor (VIDEO)

Deshi ta kafshonte si Mike Tyson, boksieri merr dënimin shembullor (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26

Rreth 50 milionë euro pasuri të paluajtshme janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe...

Lexo më shumë
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

07:34 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com