GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse Lulzim Basha po ushtron presion për një rikthim në PD?

20:05 - 24/05/23
në Aktualitet, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gjergji Koja

Opozita prej rreth dy vitesh ndodhet në një krizë, e cila i dha efektet e saj edhe në zgjedhjet e 14 majit.

E ndarë, e fragmentarizuar në grupime,  e përfshirë në përplasje e akuza, PD, me apo pa vulë, nuk po arrin të dalë nga vorbulla ku është futur prej shtatorit të 2021.

Ndaj Berishës ka një kërkesë te vazhdueshme nga deputetët që nuk i janë bashkuar për tu tërhequr, por deri më sot askush nuk thotë se si mund të realizohet bashkimi i fraksioneve të PD.

Mënyra se si artikulohet kërkesa e tyre duket qartë se ajo më shumë është si një kusht, se sa një mënyrë për të zgjidhur krizën në PD.  Paralelisht me kërkesën që i bëhet Berishës për tu larguar, Lulzim Basha ka stisur një situatë, duke krijuar idenë për një rikthim në krye të PD së vulës, të cilën juridikisht e drejton, pasi dorëheqjen publike kurrë nuk e zyrtarizoi si një akt për ta pasqyruar  edhe në regjistrin e partive.

Berisha ka një fuqi elektorale, të pamjaftueshme për të mundur Edi Ramën, por disa fish më të madhe se ajo që gëzon Lulzim Basha. Ky është çelësi që Berisha ka në dorë, të cilin ia kërkojnë “si dhuratë” në emër të bashkimit. Basha ka vulën, që po e shtrydh aq sa mundet, duke shpresuar që ajo do ti shërbejë në negociatat e mundshme me secilin nga fraksionet në PD.

Pra si Berisha ashtu edhe Basha do të tentojnë të marrim sa më shumë terren në një negociatë të mundshme mes grupimeve, apo personave të mandatuar.

Dhe nëse ky proces nis, Berisha është shumë më i favorizuar, kjo sepse ka një grupim më të konsoliduar, që vështirë të gjesh emra apo figura që mund ta rivalizojnë.

Në anën tjetër, Basha duket se ka parë rivalitet qoftë te emri i Gazmend Bardhit ashtu edhe te Jorida Tabaku, të konsideruar dy prej mbështetësve kryesorë të tij, por që prej kohësh kanë zgjedhur pozicionin e “të urtëve” në përplasjet në PD.  Kjo u pa edhe në zgjedhjet e 14 majit ku si Tabaku ashtu edhe Bardhi, mbajtën qëndrime krejt të kundërta me Enkelejd Alibeajn, i autorizuar nga Basha për të drejtuar PD.

Berisha, me një eksperincë të gjatë negociatash, madje duke qenë aktor kryesor më zgjidhjen e krizave politike prej 1991, nuk e ka fare problem të mandatojë cilindo prej të tijëve, për tu ulur në bisedime me fraksionet. Berisha e ka të qartë se çfarë do të kërkojë, çfarë do të lëshojë, dhe në fund do të dalë i fituar.

Basha ka eksperiencën e një negociate me Edi Ramën në 2017, që e ktheu në një pazar, faturën e të cilit po e paguajnë prej vitesh çdo pjesë e opozitës.

Dhe në negociatat e mundshme, Basha duket se ka frikën se Bardhi apo Tabaku do të luajnë lojën e tyre, që do u garantojë vijimësi në politikë, pa kthyer kokën pas. Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse prej ditësh flitet për një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të fraksionit që mban vulën e PD, ndërsa në anën tjetër, Sali Berisha ka shtuar dozat e deklaratave dhe përjashton çdo mundësi që ai të bëjë një hap pas.  Madje Berisha ka deklaruar si vija të kuqe Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke përjashtuar kështu çdo mundësi negociimi me ta.

Por në politikë “kurrë mos thuaj kurrë”, ndaj dhe Basha po bën lëvizjen e rradhës për ti treguar te vetëve se ai është aty,  qoftë edhe si lojtar rezervë. Shpresa e tij më e madhe mbetet te presioni diplomatik që mund të ushtrohet ndaj palëve në negociata, çka në dukje mund të favorizojnë Bashën, edhe pse ky i fundit nuk shquhet si një politikan që mund ti bëjë llogaritë mirë.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Para
Bëhuni gati! Botërori do të zhvillohet përsëri në dimër

Bëhuni gati! Botërori do të zhvillohet përsëri në dimër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com