GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pse mban erë thesi i hapur i Ramës për fundvit?

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse mban erë thesi i hapur i Ramës për fundvit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa pjesa më  e madhe e shqiptarëve po e mbyllin këtë vit mes borxheve dhe varfërisë, qeveria u kujtua të zgjidh thesin në fundvit. Por, në fakt ky thes mban erë. Me datë 29 dhjetor Kryeministri Rama, përmes një postimi publik, njoftoi se për fundvit qeveria do të shpërndajë 8 miliardë lekë si ndihmë për disa kategori të caktuara. 8.000 lekë përsecilin nga individët e përfshirë.

 “Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve. Për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar. Duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë. Pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike. Si dhe paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit. Duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje. Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme. Dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit”, ka njoftuar kryeministri.

Duhet të theksojmë se në 2 mandate qeverisje, është hera e parë që “Rilindja”  merr një vendim të tillë. Por, si çdo herë tjetër edhe ky vendim ka dy anët e saj të medaljes. Dhënia e shpërblimit  për familjet në nevojë sigurisht është një lajmë i mirë, por e vërteta qendron më thellë se kaq.

Karamele elektorale

Por, për më shumë detaje dhe qartësi Gijotina.com ka kontaktuar me ekspertin e njohur të ekonomisë Pano Soko. Eksperti e konsideroi këtë fond të pamjaftueshëm për t’u kompensuar  qytetarëve dëmin që iu shkaktuan rritja e çmimeve dhe rrjedhimisht rritja e taksave. Sakaq, ai u shpreh se në këto kushte ky vendim duket si një veprim propagande për fushatë elektorale.

“Fakti që qeveria po hap thesin për njerëzit e thjeshtë është një lajm i mirë. Pasi mund e të mos e kishte bërë fare, sikur ka ndodhur ndër vite. Problemi që kemi është se ky fond prej 8 miliardë lekësh është shumë larg kostos që ka shkaktuar inflacioni në përgjithësi. Por sidomos për shtresat në nevojë. Kryeministri i quajti si një shpërblim për të zeruar kostot e krizës. Por është shumë shumë larg. 8 miliardë lekë që do të japë kryeministri është një verë shumë larg  deri në atë kosto. Sepse inflacioni vetëm taksa ka pasur 50 miliardë lekë, duke marrë parasysh rritjen e tyre sepse u rritën me shpejtësi çmimet.

Pra, 8 miliardë lekë nuk mbulojnë dot taksat e jo më çmimet e rritura. Kështu që praktikisht më lë të mendoj që ky shpërblim do të jetë një karamele elektorale për shkak të zgjedhjeve vendore që po afrojnë. Prandaj mund të jetë kjo një arsye që do të fillojë në janar. Dhe pse jo ka shanse të zgjatet deri në mars, si shpërndarje me dy këste, në prag të zgjedhjeve”, u shpreh eksperti.

 

Tani u kujtua kryeministri

Epo thesi i kryeministrit mban erë propagandë. Këtë e tregojnë dhe disa fakte të tjera. Sipas kërkimeve të vendimeve të qeverisë ndër vite rezulton se një shpërblim i tillë jepet për herë të parë nga qeveria Rama.

Në çdo vit për pensionistët janë dhënë vetëm 3 mijë  apo 5 mijë lekë si bonus për fundvit. Bonus që kësaj kategorie nuk iu del as për të blerë gjelin e detit për darkën e ndërrimit të viteve. Ndërsa familjet në nevojë me raste kanë marrë paketa ushqimore nga bashkitë përkatëse. Por ka raste që shumë prej tyre kanë mbetur pa asgjë fare. Kryeministri Edi Rama ua hoqi fare bonusin (rrogën e 13-të) punonjësve të Administratës, duke përfshirë këtu mësues, policë edhe mjekë.

Ndërsa në vitin që lamë pas ka dhënë vetëm tre muaj nga 3 mijë lekë për familjet në nevojë, në bazë të Paketës së Rezistencës. Por, edhe kjo e pamjaftueshme duke marrë parasysh dëmin që solli pandemia dhe rritja e çmimeve. Duke mos harruar këtu se ende mijëra familje që u prekën nga tërmeti i nëntorit 2019 vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur ose me qira. Ndërsa qeveria i mban me premtime.

Megjithatë, sivjet ai luan me kartën e personit që kujtohet për të qeverisurit e tij.

Jo sepse ka ndryshuar, por sepse pak muaj e ndajnë nga zgjedhjet vendore. Dhe pas tre mandatesh, duke pasur të gjitha bashkitë në dorë, ai e ndjen frikën se po i vjen fundi. E duket pikërisht kjo frikë është aroma që mban thesi i tij, jo dhe aq i madh, sa e shet vetë “ i madhërishmi” Rama në të gjitha televizionet e tij, që i ka blerë, ose siç ka dalë moda e fundit, i ka marrë me qira.

Esmeralda Hida

Lexoni edhe: Rama propagandë me fermerët: Kemi inflacionin më të ulët në rajon

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bonusEdi RamaEkspert Ekonomiefamilje ne nevojeintervistekomentPano SokoPensioniste

Lajme të lidhura

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë
Breaking Views

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë
Breaking Views

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Para
Rrahu prindërit, policia e Vlorës arreston 29-vjeçarin

FOTO/ Kjo është banesa e efektivit në Shkodër që i vunë tritol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com