GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pse mungesa e transparencës po e dëmton Foltoren?

12:01 - 13/11/21
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse mungesa e transparencës po e dëmton Foltoren?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Red Varaku

Menjëherë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD të liderit historik i PD z. Sali Berisha me kërkesë të zyrtarit më të lartë amerikan të departmentit të shtetit për Europën Juglindore z . Philip Reeker , ai nisi një lëvizje të fortë brenda PD, e cila e gjykonte përjashtimin e tij si një akt që nuk ka asnjë lidhje me kërkesën amerikane , por ishte pasojë e “pengmarrjes” së kryetarit aktual të PD nga kryeministri aktual.

Për këtë ai zbriti në bazë dhe nisi takimet për të bërë një diskutim të hapur në lidhje me këtë fakt dhe për t’i bindur ata që përjashtimi i tij ishte pasojë e një marrëveshjeje e Lul Bashës me Edi Ramën, të cilët sipas tij po punojnë për llogari të Sorosit për të shkatërruar të djathtën konservatore, dhe nuk ka lidhje me një kërkesën e Departmentit Amerikan të Shtetit.

Për të realizuar objektivin e tij, largimin e z. Basha si kryetar i PD ai gjithashtu ndërmori një nismë, e cila synonte mbledhjen e Kuvendit Kombëtar , organit suprem të PD për disa ndryshime statutore përmes të cilave synohej rikthimi i referendumit në parti si një mënyrë për të larguar z. Basha .

Deri këtu, pavarësisht pretendimeve se si po mblidheshin këto firma ,
pasojë kjo më shumë e mungesës së transparencës dhe pavarësisht pretendimeve për gjuhën përçarëse, gjithçka po ecte normalisht dhe brenda kuadrit të normave të gjithëpranuara të demokratëve dhe askush nuk pati asnjë pretendim apo vërejtje në lidhje lëvizjen e z. Berisha, përveç disa qëndrimeve që në thelb janë politike.

Natyrshëm , të gjithë po prisnin që firmat e mbledhura të depozitoheshin në organet zyrtare të partisë të zgjedhura në mënyrë legjitime, por ajo që vërtetë shkaktoi habi dhe befasi në të njëjtën kohë ishte vendimi i papritur që këto firma të anashkalonin institucionet zyrtare të partisë dhe në mungesë të plotë të transparencës të mbylleshin në kasafortë në ilegalitet dhe anonimat të plotë.

Mosdorëzimi i firmave tek institucionet zyrtare të partisë me pretendimin e mosnjohjes dhe mosbesimit tek këto institucione është plotësisht i mirëkuptueshëm, por kjo nuk do të thotë që firmat të mbyllen në një kasafortë dhe të mos ketë një proces të hapur verifikimi, sepse kjo i bën një dëm të pallogaritshëm vetë lëvizjes dhe është një dhuratë e paçmuar për kundërshtarët e lëvizjes të cilët gjejnë një rast të artë për të sulmuar kauzën e tyre të deritanishme .

Mosbesimi duhet të adresohet në mënyrë institucionale dhe gjithashtu po në mënyrë institucionale, sigurisht me dakortësinë e palëve, duhet të procedohet më tej. Nëse institucionet zyrtare të partisë refuzojnë të bëhen pjesë e procesit të verifikimit apo nëse njëra nga palët nuk ka besim tek pala tjetër duhet patjeter të gjendet një mënyrë që besueshmëria tek këto firma të mbetet e pacënuar , përndryshe besimi tek ky proces hidhet në erë dhe kjo do të ishte vetëvrasje për kauzën në këtë rast.

Argumenti që firmat egzistojnë dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur që të vijë t’i verifikojë është i papranueshëm , sepse çështja nuk shtrohet a duhet t’i shikojë dikush apo jo sepse ato i pamë, çështja është që ato verifikohen përmes instrumenteve përkatës dhe kësisoj të marrin besimin e të gjitha palëve dhe për të arritur këtë ka vetëm një rrugë, transparencë e plotë.

Kjo qoftë duke publikuar emrat, sepse nëse pretendohet që ky është një kuvend i jashtëzakonshëm, atëherë dhe vendimet për realizimin e tij duhet të jenë të jashtëzakonshme.

Kjo sepse vendimi për të dalë në ilegalitet , jashtë institucioneve zyrtare të partisë, është një vendim që e nxjerr këtë lëvizje jashtë kornizave ligjore dhe e bë produktin e saj final defacto një produkt që ligjërisht nuk përfaqëson asgjë dhe perkundër asaj që pretendon foltorja, në vend që ta bashkojë e përçan partinë më keq.

Pretendimet për cënim të të dhënave personale apo intimidim të firmatarëve janë qesharake kur mendon objektivin e këtij kuvendi. Publikimi i emrave është vërtetë një shkelje e privatësisë, por të mendosh që nga kjo rrezikohet legjitimiteti i kësaj lëvizjeje, një faull i tillë (kur dihet që të dhënat e shqiptarëve janë online për shkak të patronazhistëve), nuk është asgjë në krahasim me atë që kërkohet. Aq më tepër kur dihet që kjo është një betejë për jetë a vdekje në kuptimin politik.

Edhe pse duket si diçka e pamundur kjo është diçka lehtësisht e realizueshme dhe mund të zgjidhet shumë thjeshtë, qoftë nëpërmjet një procesi të hapur dhe publik, qoftë nëpërmjet verifikimit të tyre me një komision bipartizan ku të dyja palët të kenë pëfaqësim, qoftë me publikimin vetëm të emrave, pa të dhënat personale nëse doni .

Kështu që është me rëndësi që ky ngërç i pakuptueshëm të kalohet menjëherë dhe për këtë nuk duhet humbur asnjë sekondë, sepse çdo sekondë që kalon në ilegalitet dhe anonimat e vret ngadalë dhe e delegjitimon plotësisht shpirtin e pretenduar të Foltores si dhe e çon PD drejt ndarjes së sigurtë.

Etiketa: foltoreSali Berisha

Lajme të lidhura

Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!
Opinion

Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

16:55 - 24/05/25
Evropianë, na e keni shpifur!
OP-ED

Evropianë, na e keni shpifur!

15:43 - 23/05/25
Ambasador, mos e shisni tek shqiptarët si vlerë europiane martesën burrë me burrë, ne mbrojmë familjen!
OP-ED

Ambasador, mos e shisni tek shqiptarët si vlerë europiane martesën burrë me burrë, ne mbrojmë familjen!

08:57 - 23/05/25
Para
Dalin pamjet, 4 zyrtarët e IMT në Fier lejuan ndërtimin pa leje të një karburanti

Dalin pamjet, 4 zyrtarët e IMT në Fier lejuan ndërtimin pa leje të një karburanti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Denoncimi i bizneseve pezullon tenderin 9,1 MLN euro të Eni Vasilit për dekoderat e RTSH-së
Breaking Views

Denoncimi i bizneseve pezullon tenderin 9,1 MLN euro të Eni Vasilit për dekoderat e RTSH-së

17:46 - 24/05/25

Dy biznese janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për procedurat e super tenderit për mirëmbajtjen e shpërndarësit TVB-T2...

Lexo më shumë
Luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori, mbyllet pjesa e parë! Sheffield Utd 45 minuta larg Premier League (video)

Luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori, mbyllet pjesa e parë! Sheffield Utd 45 minuta larg Premier League (video)

16:59 - 24/05/25
Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

16:55 - 24/05/25
FOTO/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës: Farsë elektorale

FOTO/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës: Farsë elektorale

16:26 - 24/05/25
“Shpërthen” keq Bardhi: Ma lini gruan, po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!

“Shpërthen” keq Bardhi: Ma lini gruan, po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!

16:09 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com