GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pse na lëvizin sytë kur shohim ëndrra? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

23:27 - 11/09/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse na lëvizin sytë kur shohim ëndrra? Ja çfarë thotë studimi më i fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu si shumë kafshë, kur bien në gjumë edhe minjtë hyjnë në botën e imagjinatës. Ne e dimë këtë pasi sytë e tyre të vegjël lëvizin sa para–mbrapa, ndërsa truri i tyre “gumëzhin”.

Tani, falë një studimi mbi trurin e brejtësve gjatë gjumit, ne mund të themi me më shumë besim se pse ndodhin këto lëvizje të shpejta të syve (REM).

Studiuesit e kanë studiuar që nga vitet 1950 fenomenin e lëvizjes së syve në gjumë gjatëmomentit të shikimit të ëndrrave. Personat që zgjoheshin pasi kishin parë ëndrra që duheshin gati si reale, shfaqnin lëvizje veçanërisht të ekzagjeruara të syve, duke e bërë të lehtë të supozohej se sytë e tyre bartnin “gjurmët” e peizazheve të krijuara në peizazhin e tyre të ëndrrave.

Edhe pse ky pohim duket shumë i arsyeshëm, është një hipotezë sfiduese për ta mbështetur eksperimentalisht. Shumica e studimeve të deritanishme, janë bazuar tek njerëzit që flinin,dhe më pas vetë-raportonin mbi ëndrrat e tyre, të cilat studiuesit i lidhën me lëvizjet e syve të tyre.

Por kjo qasje lë shumë hapësirë ​​për dyshime. Studiues të tjerë, kanë vënë në dukje se gjumi REM mund të ndodhë edhe në mungesë të ëndrrave, sidomos tek foshnjat dhe njerëzit me trauma të trurit, që me sa duket kanë mbetur të paaftë për të vizualizuar ëndrrat e tyre.

Por ne mund të ëndërrojmë edhe pa hyrë në gjumin e fazës REM. Më e rëndësishmja:jo të gjitha studimet mbështesin atë që quhet “hipoteza e skanimit”. Përndryshe, lëvizja e shpejtë e syrit nën kapakë – e përshkruar si sakada – mund të jetë thjesht një përgjigje nervore ndaj aktivitetit më themelor që shfaqet kur truri nuk është më i lidhur me vetëdijen .

Për ta tejkaluar këtë ngërç, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, përdorën minjtë për një testim. Ata matën aktivitetin e qelizave nervore në talamusin e miut, të cilat janë përgjegjëse për drejtimin e kokës në një kahje të caktuar.

Tek minjtë që ishin zgjuar, sakada–t priren të përputhen me lëvizjet e kokës. Përputhja e lëvizjeve të syve me impulset nervore me drejtimin e kokës, do të ishte një provë kryesore

në mbështetje të “hipotezës së skanimit”. Ekipi përdori sonda të vogla të implantuara nëkokë, për të regjistruar aktivitetin nervor të minjve, duke i dhënë mundësi të eksploroninlirshëm mjediset e tyre ndërsa ishin zgjuar.

Ndërkohë, një sërë kamerash regjistruan çdo mbyllje të syve. Kur ato u shtrinë për një sy gjumë, sensorët nisën të regjistronin. Linjat bazë në aktivitetin nervor dhe sakada–t e krijuara gjatë periudhave të zgjimit u përdorën për të përcaktuar se sa e mundur ishte që lëvizjet e syve gjatë fazës REM, të lidheshin gjithashtu me drejtimin e tyre të synuar përmes botës së tyre mendore.

Rezultatet e tyre ofrojnë prova mjaft të qarta:lëvizjet e shpejta të syve të miut lidhen me kontrollin e trurit të tij mbi lëvizjet e kokës. Ashtu siç jeni zgjuar, lëvizjet më të mëdha dhe më të turbullta parashikojnë ndryshime më të forta në drejtimin e kokës, sikurse ndodh përmes talamusit.

Natyrisht, tani duhen përputhur rezultatet të një eksperimenti mbi minjtë, me të njëjtën sjellje tek njerëzit. Neurologët Kethrin Kanto dhe Kris De Zeu nga Instituti Holandez për Neuroshkencën, thonë se leximi i lëvizjeve të syve gjatë gjumit mund të ndihmojë në pasjen e terapive më cilësore për përmirësimin e kujtesës ose menaxhimin e traumave. Po ashtu mund të na japë më shumë njohuri për vetë synimin e “bredhjeve” tona të pavetëdijshme. / science alert

Etiketa: science alertsleep

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Kthjellime dhe shira në disa zona, parashikimi i motit për sot

Vranësira në të gjithë territorin, si do të jetë moti ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com