GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pse nuk duhet të votohet përçudnuesi i Tiranës

19:10 - 20/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk duhet të votohet përçudnuesi i Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avni Nezaj

Kur një iniciator politik, që është edhe i zgjedhur, pra ka një post të caktuar, mbështetet te shkatërrimi për të mbijetuar dhe te dhuna territoriale për të treguar forcën e “investimeve” të tij, kjo quhet përçudnim.

Për asnjë nga investimet e mëdha në kryeqytet nuk janë pyetur kurrë banorët e tij. Është bërë gjithçka sipas ëndrrave të secilit kryetar bashkie, që i jep pamjen e ëndrrave të tij dhe ngjyrave te tij të preferuara, qytetit ku jetojnë rreth një milion banorë. Të gjithë të ardhur nga malet, kodrat dhe fushat pjellore të vendit tonë, por edhe me gjerë nga jashtë, në Evropë apo vende të tjera të botës.

Ai që prishi Teatrin, duhej “pushkatuar”

Unë nuk dua të ndalem tek idetë perverse që lundrojnë nëpër mbledhje këshillash si OJQ të bashkisë. Por ai që ka prishur Teatrin Kombëtar për mua duhej të “pushkatohej” – politikisht po them. Një vepër arti, ku bëhej art me vështirësi, por që kishte një histori që i kalonte përmasat e një Këshilli Bashkiak apo një vendimi nga surrogati Erion Veliaj.

Një goditje pas shpinë për qytetarinë e këtij vendi, për historinë e re dhe të vjetër të Tiranës. Kjo ndoshta është një nga arsyet se pse nuk do të votoja kurrë një përçudnues të tillë të kryeqytetit të vendit tim.

Kullëzimi i Tiranës

Një debat i ashpër u zhvillua pak para se ai të fitonte mandatin e parë. Më një sinqeritet për t’u admiruar si i pashkollë, Erion Veliaj mashtronte qetësisht se nuk do te lejonte të ndërtohej asnjë kullë në kryeqytetin tonë. Por do të ketë pyll të ri orbital, horizontal dhe vertikal. Pyll rrethor, që ta bëjmë të jetueshëm deri diku këtë copë tokë.
Por faktet janë qethur tullë. Dhe shikojmë qartë si mbijnë e rriten kullat duke dëmtuar ashpër qendrën historike dhe kulturore të qytetit. Asnjë kriminel nuk do të kishte bërë një gjë të tillë.

Unë nuk jam kundër investimeve, edhe kullave. Po sa hapësirë ka Tirana nga Sauku në Kamëz, nga Shkoza në Kombinat që të ndërtoheshin kullat, bile të bëhej një lagje me kulla si Manhatani në kujtim të dashurisë së madhe që në kemi për lartësitë dhe dëshirës së madhe të politikës për të shikuar të tjerët nga lart-poshtë.

Hap e mbyll kanale, vidh paratë e shqiptarëve

Faktet janë bindshëm të qarta. Asnjë premtim nuk është mbajtur. Është investuar vetëm aty ku vidhet me lehtësi. Hapen nga 7 herë rrugët. Një herë futen linjat e telefonit, pastaj mbyllen kanalet. Hapen sërish, se janë harrur linjat elektrike. Mbyllen sërish. Pas pak muajsh kujtohen se nuk kane futur tubat e ujit. Hapen sërish me paratë e shqiptarëve bëhet gjithçka. Pastaj kanë harrur që të venë një shtresë asfalti hapen sërish e serish mbyllen prapë. Pastaj hapen se kanë harruar ndonjë vegël pune nëpër kanale, e duhet ta gjejnë se s’bën. Në fund të vitit kanalet janë serish ta hapura e plot ujë e baltë. Kanë harru me rregullu trotuarin e të bëjnë lidhjen e kabllove me dritat ne anë të rrugës. Hap e mbyll. Vidh e vidh shkon kjo punë.

Dhe banda e Erionit është stoike ne qëndrimet e saj. Sikur ta kishin pronë të tyre bashkinë.

Policë bashkiakë si hajdutë

E kam lexuar diku se si policët e Erionit, të urdhëruar të grijnë me gjoba qytetarët, gjobitën një qytetar që ishte ndaluar në mënyrë të gabuar makinën para maternitetit se kishte sjellë gruan për të lindur. Ose me mire gruaja po lindte ne makinë. Ai e shoqëroi deri tek dera e spitalit, ua dorëzoi mjekëve të mrekullueshëm dhe sapo u kthye gjeti ne xham gjobën e bashkisë. E thashë këtë për të ilustruar hajdutërinë dhe babëzinë që kanë policët e Erionit për të ndëshkuar qytetarët. Sillen si harbutë të lindur. Sillen si përçudnuesi i Tiranës që moral di të bëjë por vetë është ku vret rrallë rrufeja.

Për këto, por edhe për shumë të tjera, kurrë nuk do të votoja një përçudnues të historisë sonë. Një armik i qytetërimit. Një njeri që shkatërron teatro, as shpellar nuk është. I ngelet vetëm t’u verë flakën kishave dhe xhamive që të justifikojë shkatërrimin e Tiranës. Vetëm duke bërë ndonjë gjë më të tmerrshme, ai mund të mbulojë krimet në Tiranë. E kjo gjë e tmerrshme mund të ndodhë sikur do të votohej sërish.

Prandaj duhet ndalur… me votë. /Syri.net

Etiketa: Avni nezajOpinion

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Veprimet e Rusisë frikësojnë prodhuesit perëndimorë

Veprimet e Rusisë frikësojnë prodhuesit perëndimorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët
Breaking Views

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26

Ikja e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm pa dhënë një motiv dorëheqje nuk është aq e pastër,...

Lexo më shumë
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com