GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse nuk e thërret SPAK, Edi Ramën?

12:37 - 24/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse nuk e thërret SPAK, Edi Ramën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Në kushte normale do të mjaftonte një prokuror i zakonshëm, por meqë krimet zgjedhore i heton SPAK, është e çuditshme që asnjë prej 17 prokurorëve nuk po thërret në zyrë kryeministrin!

Në mënyrë të përsëritur, shakaxhiu i fushatave shantazhon votuesit shqiptarë duke i “paralajmëruar” se po votuan kandidatë të opozitës – të harrojnë fondet?!

Në kuptimin praktik, kjo deklaratë e Edi Rames ka zero vlerë! Në kuptimin moral është skandal dhe në kuptimin ligjor është thyerje e disa neneve të kodit penal- pa llogaritur këtu nenet e kodit zgjedhor që garantojnë vetëpërmbajtjen e qeverisë dhe kushte të barabarta në garë!

Shpërdorimi detyrës, shantazh ndaj votuesve janë vepra të konsumuara publikisht.

Në një vend normal as që mendohet kjo sjellje e kryeministrit në fushatë! Por edhe nëse ndodh – reagon jo vetëm prokuroria, por edhe politika, media dhe mbi të gjitha shoqëria civile!

Këtu ndodh e kundërta! Ka mbërritur puna deri aty sa edhe Pandeli Majko poston foto që pallatet në Kukës po vishen me sistem kapotë! Imagjino çfarë bëhet me ministrat që krye shembull sjellje kanë kapo-ministrin!

Dhe kapo-ministri nuk e ka për herë të parë shantazhin dhe thyerjen e ligjit!

Në zgjedhjet e shkuara parlamentare i bëri thirrje policisë që pasi të mbaronte ditën e punës, pasdite të merreshin me fushatën e PS-së! Kërkoi ndjesë për këtë, por si kofini pas të vjelit. Këtë radhë situata ka ndryshuar – pas skandalit me McGonigal – Rama po bën çdo gjë që vetëm të qëndrojë në pushtet- përdori gjykatat për të mos lejuar opozitën në zgjedhje, përdori në mënyrë të SHEMTUAR KAS dhe Kolegjin Zgjedhor për të deformuar sa të mundin vullnetin e votuesit opozitar, po përdor shtetin në fushate në mënyrë të pacipë. Ka tre javë që i ka mbirë në gojë fjala “rrogë” a thua se është në opozitë dhe jo në pushtet prej 10 vitesh dhe nuk i mjaftojne të gjitha këto – por shkon dhe shantazhon në zonat ku e ka të qartë se do të humbasë.

Është koha që SPAK dhe sponsorizuesit e tij të ruajnë fytyrën e tyre përballë kësaj maskarade.

Sikundër jam i bindur se raporti i detajuar i OSBE- ODHIR ka plot se çfarë të thotë në këtë drejtim.

Etiketa: Hysni GurraOpinionRamaSpak

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Raporti/ Ndotja e ajrit vret më shumë se 1,200 fëmijë në vit

Raporti/ Ndotja e ajrit vret më shumë se 1,200 fëmijë në vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com