GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pse nuk shpallet “Gjendja e jashtëzakonshme” në Vlorë, por dërgohet Piro Vengu që këput profka?

17:42 - 05/10/24
në Breaking Views, Editorial, Kryesore2, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse nuk shpallet “Gjendja e jashtëzakonshme” në Vlorë, por dërgohet Piro Vengu që këput profka?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmbytjet në Vlorë treguan dështimin e investimeve me vlerë qindra milionë euro në infrastrukturë, ku rezulton se paratë janë vjedhur dhe punimet janë kryer me cilësi të dobët. Përmbytja e Lungomares dhe e Bulevardit, bllokimi i unazës janë “Foto of the day” e korrupsionit. Për të mbuluar këtë panoramë të shëmtuar të keqqeverisjes u dërgua një fytyrë e re, ajo e ministrit Vengu.

Ky kishte marrë urdhër të qetësonte vlonjatët duke bërë premtime “lekë për të gjithë”. Vlonjatët e dinë që Rama s’të jep asnjë gjysmë leku. E kanë provuar 7 herë me përmbytjet e Vjosës. Fjala e parë gjithmonë ka qenë “dëmshpërblim”, më pas asgjë!

Në vend që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, bëhen deklarata që i tret menjëherë uji që ka përmbytur Vlorën. Vini re ndryshimin e deklaratave brenda dy orëve:

Deklarata 1

Në mbledhjen e shtabi të Emergjencave në Vlorë, ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu tha: “Do dëmshpërblejmë të gjithë ata që janë prekur nga përmbytjet”.

Deklarata 2

“Po bëjmë të mundur evidentimin e dëmeve pranë qytetarëve dhe bizneseve. Lagja historike ka pasur probleme, kemi 5 grupe të bashkisë atje, sepse është momenti ti qëndrojmë pranë gjithë qytetarëve, t’i evidentojmë dëmet dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare që i japim mundësi qoftë bashkisë qoftë emergjencave të dëmshpërblejnë banorët për dëmet që janë konstatuar. Në një periudhë të shkurtër të japim resurset financiare”. Pra, ministri premton pa pasur fond emergjencash!

Deklarata 3

A do dëmshpërblehen bizneset? “Legjislacioni parashikon një rend dëmshpërblimi që i jep përparësi individëve që preken dhe familjeve. Bizneset kemi instrumente të tjerë që po i konsiderojmë, siç janë rimbursimet përmes instrumentit tatimor dhe evidenca e dëmeve do përcaktojë edhe vlerën e instrumenteve tatimor, presupzohet që kanë instrumente të tjerë bizneset qoftë siguracioni. Ne s’do të përjashtojmë askënd, qoftë individët, familjarët dhe bizneset do u qëndrojmë pranë”, tha Vengu duke përjashtuar de facto bizneset, që në fakt janë më të dëmtuarit.

Shkaqet?

“Ka shkaqe objektive, kemi një situatë ku në shumë pak orë kanë vërshuar 20 cm ujë. Ka dhe shkaqe teknike që lidhen me rrjetin infrastrukturor dhe të evakuimit të ujërave të zeza dhe bardha në nivel bashkie dhe qarku. Janë evidente nga ekipet në terren që po shohin, që nga kolektorët deri te hidrovorët e stacionet e pompimit, situata nuk ka qenë detyrimisht në kushtet optimale. Na duhet të reagojmë dhe përmirësojmë përmes investimeve në javët në vijim”, pohoi ministri, që mes rreshtave ia ka hedhur fajin Ermal Dredhës dhe Edi Ramës për infrastrukturën.

Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

Vlonjatët të kërkojnë së pari, shpalljen e gjendjes së emergjencës, ndryshe Rama do t’i gënjejë me foto Facebook-u dhe investimesh që i ndan me biznesmenët strategjikë.

Gjendja e Jashtëzakonshme nuk është thjesht një term teknik në përballimin e emergjencave, por nënkupton dhe një nivel më të lart mobilizimi të shtetit për përballimin e situatave. Kushtetua dhe ligjet e tjera sanksionojnë se gjendja e jashtëzakonshme shpallet për një situatë ekstreme që rrezikon jetën dhe pronat e qytetarëve, në gjithë territorin, ose në një territor të veçantë. Përmbytjet kanë zaptuar gjithë vendin dhe qeveria nuk duhet të kishte humbur kohë për të shpallur nivelin më të lartë të emergjencave civile.

Por cilat janë arsyet se përse qeveria nuk e merr një vendim të tillë?  Në rast të miratimit të një vendimi të tillë, ligji e detyron qeverinë jo vetëm për përballimin e situatës, por edhe për zhdëmtimin e të gjitha pronave dhe kompensimin e dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve. Për shkak të dëmeve të pallogaritshme në miliona euro që përmbytjet kanë shkaktuar vetëm në disa zona, qeveria i druhet një fature të kripur që mund të paguajë më vonë. Nga ana tjetër, Gjendja e Jashtëzakonshme detyron gjithë institucionet shtetërore dhe private që të veprojnë në mënyrë më të koordinuar për përballimin e situatës. Gjithashtu i jep mundësi qeverisë që të kërkojë ndihma për përballimin e situatës nga vendet e tjera.

gijotina.com/

Etiketa: gjendja e jashtezakonshmepermbytja

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë
Aktualitet

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Para
Kampionët e Bundesligës ngecin me vendin e parafundit, Dortmundi mundet në Berlin

Kampionët e Bundesligës ngecin me vendin e parafundit, Dortmundi mundet në Berlin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com