GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pse po e vonon OSBE raportin për 11 majin?/ Bylykbashi: Do të jetë më i rëndi që ka pasur për Shqipërinë

23:11 - 03/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse po e vonon OSBE raportin për 11 majin?/ Bylykbashi: Do të jetë më i rëndi që ka pasur për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në A2CNN, theksoi se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet ka qenë “më i rëndi që ka pasur për Shqipërinë”.

“Gjatë periudhës paszgjedhore i çuam provat ODIHR-it dhe presim që raporti t’i ketë reflektuar, ndërkohë që raporti paraprak, në eksperiencën time, është më i rëndi që ka Shqipëria”, tha Bylykbashi.

“Standardi i tyre është që raporti del brenda dy muajsh nga përfundimi i procesit. Dhe procesi ligjor ka zgjatur shumë më tepër, me ankimime… Rezultati është certifikuar në ditët e para të shtatorit. Që do të thotë se ODIHR-i do t’i pasqyrojë të gjitha aspektet që ka. Arsyeja që kanë marrë kaq kohë për raportin është kjo”, shtoi Bylykbashi.

Sipas tij, “Rama dhe ministri i Jashtëm kanë bërë presion të jashtëzakonshëm dhe të papranueshëm mbi ODIHR-in”.

“I faktuar edhe me prova: letra e ministrit Hasani, që ishte skandaloze. Qeveria e kuptoi që ai raport dhimbte. Ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat. Nga ana tjetër, ne kemi bërë të pamundurën dhe kemi dërguar prova, duke faktuar atë që ndodhi në 11 Maj. Bandat dhe shtetin bashkë. Jo më kot hapet që në fjalinë e parë që të ndahet shteti nga partia”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërkohë Bylykbashi u shpreh se Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje të rëndë me firmosjen e dekretit të zgjedhjeve të pjesshme.

“Edi Rama e ka vendosur zotin Begaj në pamundësinë e ushtrimit të detyrës. Thjesht, ai firmos atë që i sjellin. Nuk mund të arsyetohet që një kryetar bashkie të shkarkohet nga Kryeminisri si t’i dojë qejfi. Shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rëndë. A është mosparaqitja në zyrë shkelje e rëndë? Patjetër. Por, kur je në kushtet e arrestit dhe prezumohesh i pafajshëm, pavarësisht se çfarë dinë njerëzit për të”, tha Bylykbashi.

“Kjo përplasje po tregon se jemi në fazën e një zhbërjeje të funksionimit të shtetit mbi bazat e Kushtetutës. Pra, Rama mund të bëjë çfarë të dojë”, tha Bylykbashi.

Sipas deputetit demokrat, “Begaj ka kryer një shkelje të rëndë”.

“Nëse ia vërteton edhe Gjykata Kushtetuese, ai është fundi fare. Instrumentat janë në Kushtetutë, por kërkohet shumicë e cilësuar për shkarkimin e Presidentit. Kështu që, ne mund të mbetemi me një shëmti të madhe mbi tryezë, por pa askënd që mban përgjegjësi”, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi ka reaguar edhe për kandidatët për Bashkinë e Tiranës. “Qasja e Partisë Demokratike nuk është diskutimi i emrave të veçantë. Emra ka më shumë sesa 3”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi,

“Fokusi është gjetja e modelit, që i përshtatet një serie rrethanash, në funksion të objektivit që është fitorja e zgjedhjeve. Do të jetë kandidat politik, për të cilin palët bien dakord. Edhe nëse nuk ka ekspozimin e radhës së parë politike, mbetet një figurë që investohet politikisht nga opozita”, sqaroi Bylykbashi.

“Ajo që ka bërë PD-ja është hapja e një fronti sa më të madh dhe për të farkëtuar një lidhje mes partive opozitare, që do të jetë garancia e fitores. Ne e pamë edhe në zgjedhjet e fundit, që koalicionet e përbërë nga interesa të paqarta, prodhuan konflikte për mandate”, shtoi Bylykbashi.

“Qasja jonë ka qenë te modeli që do të prodhojë kandidatin. Për të tre emrat e lakuar kam shumë respekt, por nuk janë vetëm këto emra. Ka edhe të tjerë. Kur të gjejmë modelin, do të zgjedhim personin që i atashohet më mirë atij modeli”, theksoi më tej deputeti i Partisë Demokratike.

Etiketa: Oerd Bylykbashi

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com