GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse po hetohet Arbjan Mazniku? Belind Këlliçi zbulon detaje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arbjan Mazniku porosit 200 milionë lekë dreka e darka, tenderi denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi ka zbardhur detaje mbi hetimin që Prokuroria e Tiranës ka hapur ndaj Arbjan Maznikut.

Sipas tij, bëhet fjalë për një kallëzim të vitit 2023, në atë kohë Mazniku ishte në Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, në zgjedhjet vendore, nisi asfalti elektoral dhe PD bëri padi në SPAK. Por kjo e fundit e kaloi dosjen te Prokuroria e Tiranës.

Reagimi i plotë

Disa javë më parë jam paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegimet e mia si kallëzues i një afere flagrante korruptive, të denoncuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2023.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi”, gjatë orëve të vona të natës, nga punonjësit dhe mjetet e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që vijonte të qëndronte e hapur procedura tenderuese për shtrimin e kësaj rruge.

Informacionet që erdhën në rrugë informale, tregonin përgatitjen e një masakre elektorale, ku parashikohej shtrimi i dhjetra rrugicave me asfalt elektoral gjatë zgjedhjeve, kryerja e procedurave fiktive tenderuese për këto punë, pagesa fiktive e kompanive për punët e pakryera dhe përdorimi i lekëve të buxhetit të Bashkisë Tiranë, për blerjen masive të votave në zgjedhje.

Sigurisht që pas denoncimit tim live në media dhe kapjes në flagrancë të punonjësve të Bashkisë Tiranë, me mjetet dhe asetet e bashkisë, ky tender ANULLOHET brenda 48 orësh.

Menjëherë ne depozituam kallëzimin penal pranë SPAK, për këtë aferë korruptive të paprecedentë dhe të pa dëgjuar më parë.

Afërmendsh SPAK këtë dosje, edhe pse implikonte titullarët më të lartë të Bashkisë Tiranë, vendosi t’ia delegonte Prokurorisë së Tiranës, për moskompetencë!

Marrja në pyetje e një prej arkitektëve të skemës korruptive 5D, tregon dhe njëherë se kallëzimi ynë është i bazuar në fakte dhe se dirigjenti i të gjithë asfaltit korruptiv në Bashkinë Tiranë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2023, mban emrin dhe firmën e Biftek Maznikut!

SPAK u kujdes të fshinte firmat e Maznikut në pjesën më të madhe të tenderave të dhëna për kompaninë e 5 Drejtorëve. U mundua gjithashtu të fshehë firmat e Maznikut tek asfalti elektoral. U mundua të fshehë përgjegjësitë e tij për Inceneratorin e Tiranës, Tirana DC dhe dhjetra milionë euro të tjera të vjedhura në Bashkinë Tiranë.

Sot gjej rastin sërish ti drejtoj një thirrje publike SPAK, për të mos pluhurosur dosjet e korrupsionit madhor të Bashkisë Tiranë.

Sado të përpiqeni ta amnistoni Biftekun, fundi i tij dihet!

Njëlloj siç u gjend Nesti Angoni për likujdimin juridik të Erion Veliajt, do të gjendet dhe një Nest tjetër, sapo Mazniku të mbarojë shërbimin elektoral në qarkun Elbasan!

Partia shtet tashmë e ka marrë vendimin.

Është thjeshtë çështje kohe!

Etiketa: Arbjan MaznikuBelind Kellici

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com