GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me vonesën e publikimi të rezultatit të Primareve, proces nga i cili do të përzgjidhen kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) bën me dije se kanë ardhur në selinë blu pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende.

Ndërkohë, dy qendra votimi në Tiranë dhe një në Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.

Demokratët bëjnë me dije se po shqyrtojnë të gjitha materialet zgjedhore dhe do të publikojë në vijim rezultatet paraprake të Primareve në nivel Qarku.

Komunikata e plotë:

Duke ju përgjigjur interesit të madh të mediave por edhe të kandidatëve apo anëtarëve të PD, KOKOE njofton:

1. Në datë 1 mars u organizuan zgjedhje për Primare 2025 për Kuvendin e 11 Maj
2. Procesi i primareve u organizua në të gjitha degët e PD.
Votimi filloi në orën 8.00 dhe u mbyll pothuajse në të gjitha Qendrat në orën 18.00. Në disa Qendra votimi vijoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë.
3. Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe në respekt të rregulloreve dhe udhëzimeve te KOKOE.
4. Pjesëmarrja në votimet për Primare ka qenë më e larta ndër zgjedhjet e organizuara nga ndonjë parti politikë në Shqipëri.
Siç ju kemi njoftuar në kohë reale, numri i votuesve (bazuar në të dhënat paraprake të ardhura në formë elektronike pranë KOKOE) është: 50,854
Procesi i numërimit të votave i cili, përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte i hapur për mediat dhe gazetarët, gjerësisht i transmetuar LIVE, dhe u zhvillua në mënyrë të përqendruar në qendrat e qarqeve, në prezencë të kandidatëve ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre.
Siç përcaktohet në Vendimin e KOKOE Nr. 36, “një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit dërgohet dorazi pranë KOKOE jo më vone se ora 12.00 e datës 2 Mars 2025.
Dorëzimi i materialeve zgjedhore pranë KOKOE, nga Komisionet e numërimit bëhet deri në orën 13:00 të datës 2 mars”.
5. KOKOE njofton që pranë saj kanë ardhur pjesa më e madhe e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve që nuk kanë ardhur ende, kjo, shkaktuar edhe nga procesi i zgjatur i numërimit në disa degë.
6. KOKOE po shqyrton të gjitha materialet zgjedhore e do të publikojë në vijim Vendimet për rezultatin e Primareve në nivel Qarku.
7. KOKOE bën me dije që dy QV në Tiranë dhe 1 QV ne Vlorë kanë pasur problematika të cilat kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE.
8. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe aty ku mungojnë rezultate QV, konsiderohet jopërfundimtar, deri në vendimin përfundimtar të KOKOE.
9. KOKOE njofton që po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, në mënyrë të pandërprerë.
10. Rezultatet finale të KOKOE publikohen vetëm pas verifikimit te materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e sipërpërmendura.

Lajme të lidhura

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York
Breaking Views

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

08:15 - 27/09/26
Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!
Aktualitet

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

22:34 - 26/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

22:23 - 26/09/26
Para
Berisha nga Milano: Ballkani i Hapur do hidhet në kosh, markat shqiptare do mbushin tregjet

Berisha nga Milano: Ballkani i Hapur do hidhet në kosh, markat shqiptare do mbushin tregjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim
Aktualitet

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim

09:36 - 27/09/26

Pas 4 muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, ku si pasojë janë goditur disa grupe...

Lexo më shumë
Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

09:26 - 27/09/26
“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

09:18 - 27/09/26
Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

08:35 - 27/09/26
Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

08:15 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com