GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pse qeveria po ‘e sulmon’ më shumë shtresën e mesme?

08:04 - 06/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse qeveria po ‘e sulmon’ më shumë shtresën e mesme?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas viteve ’90, në vend u krijuan hapësira për zgjerimin e shtresës së mesme, nëpërmjet mundësive që krijoi sektori privat.

Përmes vetëpunësimit në subjekte profesionale, punësimit në pozicione të mira pune, apo ofrimit të shërbimeve të ndryshme, individët e shkolluar në vend apo jashtë, që kishin ambicien që të ardhmen e tyre ta ndërtonin në Shqipëri, sollën frymë të re në shoqëri.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sidomos aktiviteti i shërbimeve profesionale u dyfishua në qarkullim vjetor dhe u trefishua në punësim në dekadën e fundit.

Është e njohur botërisht që prania e një klase të mesme të fortë mbështet ekonomitë dhe shoqëritë e shëndetshme.

Nëpërmjet konsumit të tyre, investimeve në arsim, shëndetësi dhe strehim, mbështetjes për shërbime publike cilësore, ndjeshmërisë më të lartë kundër korrupsionit dhe besimit të tyre te të tjerët dhe tek institucionet demokratike, kjo shtresë është në themel të rritjes gjithëpërfshirëse dhe ushtron presion për një qeverisje sa më të mirë.

Sistemi tatimor

Por, qeverisë mesa duket nuk i intereson forcimi i kësaj shtrese. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe që ajo është më e goditura në shoqëri. Prej vitesh, të punësuarit me paga të ashtuquajtura të larta u tatuan deri me 23%, që është rekord në rajon (fillimisht për pagat mbi 150 mijë lekë dhe aktualisht mbi 200 mijë lekë).

Që nga viti 2014, sistemi tatimor ka ndryshuar shpesh dhe ka krijuar aq shumë boshllëqe fiskale, përmes diferencimeve në Tatime, ku pagat tatoheshin me deri në 23% dhe biznesi i vogël u përjashtua nga tatimfitimi, duke nxitur skema të shumta shmangieje.

Këto skema, qeveria po përpiqet sërish që t’i “luftojë” përmes ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, por mekanizmat mbeten të njëjtë. Ligji është sërish i paqartë dhe ndonëse parimisht synon që të sjellë barazi, praktikisht godet sërish shtresën e mesme, duke i tatuar profesionet e lira me 23%, duke mos dhënë asnjë garanci që skemat e shmangies do të arrijnë të kontrollohen.

Ndonëse drafti u shty disa herë pas kundërshtimeve të shoqatave të biznesit, sërish varianti i fundit nuk sjell ndonjë ndryshim të madh dhe në pjesën më të madhe nuk ka reflektuar propozimet e biznesit, i cili ka kërkuar që ai duhet të sigurojë përmes mekanizmave, luftën kundër informalitetit, duke krijuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për tatimpaguesit, pavarësisht statusit të tyre të regjistrimit.

Amnistia fiskale

Në kontrast, ka një qasje shumë më të butë ndaj të gjithë atyre që i kanë fituar të ardhurat e tyre, duke shmangur ligjin dhe taksat, teksa një ligj që është ende draft, ai i amnistisë fiskale, parashikon të aplikojë një tatim në burim nga 5 deri në 10% për të nxitur deklarimin e pasurive nga burime të panjohura.

Madje për këtë të fundit, që ka hasur në kundërshtimin e fortë të institucioneve ndërkombëtare, pasi mund të favorizojë pastrimin e parave dhe amnistimin e të ardhurave nga krimi, qeveria ka pasur më shumë vëmendje dhe këmbëngulje për ta miratuar.

Me të drejtë, shtresa e mesme mund ta ndiejë veten të diskriminuar në një ambient ku evazioni dhe ajo që është më e keqja, të ardhurat e gjeneruara nga aktivitete informale, po favorizohen, ndërsa ajo duhet të përballet me etiketimet si shmangës, që në fakt vijnë nga ligjet e paqarta dhe ndryshimet shumë të shpeshta të legjislacionit.

Zhgënjimi i kësaj shtrese, që tashmë është i dukshëm, është minimi më i madh që mund t’i bëhet demokracisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë të një vendi. Ky zhgënjim nuk bën, gjë tjetër, veçse sa pritet ta përkeqësojë dhe më tej tendencën e emigracionit, duke ndikuar negativisht në treguesit demografikë, që edhe sot janë në nivele alarmante.

Në vend që të përmirësohet mjedisi për të bërë biznes dhe të thjeshtohen sa më shumë ligjet dhe të stimulohet një nga shtresat kryesore që mban në këmbë konsumin, po i vihet laku në fyt gjithnjë e më shumë. As shërbimet që teorikisht duhet të merren mbrapsht nuk kanë përmirësim – teksa detyrohen të përballojnë po njësoj kostot e arsimimit, mjekësisë, apo të ineficiencës së administratës, sidomos asaj tatimore.

Dhe si për t’i dhënë goditjen e fundit, mekanizmi i ndërtimit të politikës tatimore dhe aplikimit të saj, praktikisht nuk i shërben as ekuilibrit social, as luftës ndaj evazionit, as barazisë tatimore, por pritet të nxisë më tej informalitetin dhe zhgënjimin e një shtrese që gjithnjë e më shumë po i humb nervi për të reaguar dhe po zgjedh alternativën e largimit nga vendi./Monitor

 

Etiketa: klase e mesmeqeveri

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Vrau tre prostituta, arrestohet autori i dyshuar

Gjendet pas 3 ditësh e mitura shqiptare në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com