GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse refuzohen aplikimet e emigrantëve? Celibashi: Ngarkojnë foto të çuditshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ cakton ndarjen e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për partitë politike!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar disa nga arsyet që qëndrojnë pas refuzimeve të aplikimeve për regjistrimin e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, Celibashi theksoi se një pjesë e madhe e refuzimeve vijnë për shkak të gabimeve gjatë ngarkimit të dokumenteve, duke përmendur shembuj si ngarkimi i fotove të paqarta ose të pavlefshme.

Gjatë bisedës, Celibashi bëri të ditur se KQZ po punon për të përmirësuar informacionin dhe procesin e regjistrimit, duke ofruar transparencë për çdo hap të tij.

Pjesë nga intervista:

Borakaj: Siç ka një kërkesë të lartë për t’u regjistruar, ka dhe një numër shumë të lartë refuzimesh, gati 34%. Si e adreson KQZ këtë problem?

Celibashi: Numri rreth 33-34 mijë refuzimesh i korrespondon kërkesave. Ka zgjedhës që kanë aplikuar 2-3 herë dhe kanë gabuar në të gjitha rastet. Domethënë, i është refuzuar më shumë se një aplikim. Numri i votuesve që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar është rreth 26 mijë. Janë 33 mijë aplikime të refuzuara, por individët që janë refuzuar janë 26 mijë. Do bëjmë një korrigjim në pjesën informative për të saktësuar të dhënat. Ka informacion të bollshëm. Mund të kuptohet nga cilat shtete janë bërë aplikimet, cilat shtete kanë numrin më të madh të aplikimeve të pranuara ose refuzuara, gjinia, grupmosha etj. Çdokush mund të gjejë atë që kërkon në lidhje me procesin e regjistrimit.

Borakaj: Çfarë gabimesh bëjnë shqiptarët që u refuzohet kërkesa?

Celibashi: Nuk po listoj ata të cilët duket sikur me dashje i bëjnë këto gabime. Sepse nëse të kërkohet një dokument për të provuar adresën dhe nuk ngarkon asnjë dokument, por ngarkon një foto ku ke dal në rrugë duke bërë pazarin. Ke ngarkuar foton e tabelës, emrin e rrugës ku banon dhe foto të tjera të çuditshme. Pjesa tjetër kryesisht gabon në llojin e dokumentit që ngarkojnë dhe saktësinë apo qartësinë e ngarkimit e dokumentit.

Etiketa: CelibashiIlirjan Celibashivota e diaspores

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Para
Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur

Tabaku: Eksodi masiv po e shkatërron Shqipërinë, qeveria ka ndërtuar një ekonomi për pakicën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com