Për pjesën më të madhe të 3 viteve të fundit – 1016 ditë për të qenë të saktë – Kina ishte e mbyllur ndaj botës. Shumica e studentëve të huaj u larguan nga vendi që në fillim të pandemisë së Covid-19. Turistët i pezulluan vizitat e tyre në këtë vend. Edhe shkencëtarët kinezë pezulluan pjesëmarrjen e tyre në konferencat e huaja.
Drejtuesit jo kinezë u ndaluan të riktheheshin në bizneset e tyre që kishin në Kinë. Prandaj, kur vendi të rihapë kufijtë e tij më 8 janar, duke braktisur edhe masat e fundit të politikës së tij drakoniane “Zero Covid ”, ripërtëritja e kontakteve tregtare, intelektuale dhe kulturore do të ketë pasoja të mëdha, kryesisht pozitive.
Por së pari, do të ketë jo pak sfida të vështira. Brenda Kinës, virusi po përhapet me njëshpejtësi të jashtëzakonshme. Dhjetëra miliona njerëz po preken çdo ditë prej tij. Spitalet janë të mbingarkuara me të sëmurë. Ndonëse politika e “Zero Covid”, shpëtoi shumë jetënjerëzish kur u prezantua në fillim (edhe pse me kosto shumë të madhe për liritë individuale), qeveria dështoi të përgatitej siç duhet për fazën e lehtësimit të masave, nëpërmjet grumbullimit të barnave, vaksinimit të më shumë të moshuarve dhe miratimit të protokolleve të forta për të vendosur se cilët pacientë do të trajtonin.
Modeli ynë sugjeron që nëse virusi përhapet në mënyrë të pakontrolluar, rreth 1.5 milionë kinezë do të vdesin gjatë muajve të ardhshëm. Dhe në këtë situatë të huajt nuk kanë se çfarëtë bëjnë. Nga frika se mos duket e dobët, qeveria kineze refuzon edhe ofertat nga Evropa përvaksinat anti–Covid falas, të cilat janë më efektive.
Por pjesa tjetër e botës mund të përgatitet për efektet ekonomike të kthesës së madhe të Partisë Komuniste. Këto efekte nuk do të jenë shumë të buta. Ekonomia e Kinës mund të bjerë në 3-mujorin e parë të këtij viti, sidomos nëse zyrtarët lokalë ndryshojnë kursin duke mbyllur sërish qytetet e tyre për të ulur numrin e rasteve.
Por përfundimisht aktiviteti ekonomik do të rimëkëmbet ndjeshëm, së bashku me kërkesën kineze për mallra dhe shërbime. Ndikimi do të ndihet në plazhet e Tajlandës, tek kompani të tilla si Apple dhe Tesla, por edhe tek bankat qendrore të botës. Rihapja e Kinës, do të jetë ngjarja më e madhe ekonomike e këtij viti.
Me kalimin e kohës dhe me kalimin e valës më të rëndë të Covid-it, shumë prej të sëmurëve do të rikthehen në punë. Blerësit dhe udhëtarët do të shpenzojnë më lirshëm. Disa ekonomistë mendojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3 muajt e parë të vitit 2024, mund të jetë 10 për qind më e lartë sesa në 3-mujorin e parë të trazuar të vitit 2023.
Një rikthim kaq i fortë në një ekonomi kaq të madhe, do të thotë se Kina e vetme mund të fuqizojë pjesën më të madhe të rritjes globale gjatë kësaj periudhe. Partia Komuniste ka varur të gjithë shpresat e saj tek kjo gjë. Ajo shpreson të gjykohet jo nga tragjedia që po shkakton paaftësia e saj, por nga rimëkëmbja ekonomike që do të pasojë.
Në fjalimin e fundvitit të Xi Jinping, lideri i partisë falënderoi punonjësit e vijës së parë të luftës kundër pandemisë, të cilët qëndruan me guxim në vendet e tyre të punës. Ai pranoi “sfidat e vështira që ndodhen përpara”, dhe premtoi se “drita e shpresës është pikërisht para nesh”.
Ai dukej i etur për të parë përtej pandemisë, duke theksuar shanset e një ringjalljeje të shpejtë ekonomike këtë vit, dhe duke u ofruar kinezëve arsye për të qenë krenarë që jetojnë në një Kinë në rritje të vazhdueshme nën sundimin e PKK.
Dhënia fund e izolimit të vetë-imponuar të Kinës, do të jetë një lajm i mirë për vendet që vareshin nga shpenzimet e Kinës. Hotelet në Phuket dhe qendrat tregtare në Hong Kong,vuajtën shumë pasi kinezët u mbyllën në shtëpi. Tani udhëtarët e mundshëm kanë nisur kërkimet në faqet e agjencive turistike.
Rezervimet në Trip.com u rritën me 250 për qind më 27 dhjetor, krahasuar me një ditë më parë. Me kalimin e kohës, ekonomistët parashikojnë një rritje të PBB-së për Hong Kongun deri në 8 për qind. Nga kjo do të përfitojnë edhe eksportuesit e mallrave që konsumon Kina.
Vendi ble 1/5 e naftës botërore, mbi gjysmën e bakrit, nikelit dhe zinkut të rafinuar dhe më shumë se 3/5 e mineralit të hekurit. Megjithatë diku tjetër, rimëkëmbja e Kinës do të ketë efekte anësore të dhimbshme. Në pjesën më të madhe të botës, ajo mund të shfaqet jo në një rritje ekonomike më të lartë, por me një inflacion apo norma interesi më të larta.
Bankat qendrore po i rrisin tashmë normat me shumë nxitim për të luftuar inflacionin. Nëse rihapja e Kinës e shton presionin e çmimeve në një shkallë të madhe, ata duhet të mbajnë për një kohë më të gjatë politika monetare më të shtrënguara. Vendet që importojnë mallra, përfshirë pjesën më të madhe të Perëndimit, janë më të rrezikuara nga një ndërprerjeje e tillë.
Shihni tregun e naftës. Rritja e kërkesës kineze do të kompensojë konsumin e lëkundur në Evropë dhe Amerikë, pasi ekonomitë e tyre po ngadalësohen. Sipas bankës Goldman Sachs, një rimëkëmbje e shpejtë në Kinë mund të ndihmojë në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar në 100 dollarë për fuçi, një rritje me 25 për qind krahasuar me çmimet e sotme (ndonëse nën kulmin e arritur në javët e para kur Rusia pushtoi Ukrainën).
Rritja e kostove të energjisë, do të jetë një pengesë tjetër për uljen e inflacionit. Për Evropën, rihapja e Kinës është një arsye tjetër për të mos qenë të vetëkënaqur me furnizimet me gaz më vonë gjatë vitit. Duke e reduktuar kërkesën e Kinës për gaz, qasja “Zero Covid”, e bëri atë më pak të kushtueshme sesa do të kishte qenë për Evropën që po mbushte depozitat saj gjatë vitit 2022.
Një rimëkëmbje e fortë e ekonomisë në Kinë, do të nënkuptonte më shumë konkurrencë për importet e gazit natyror të lëngshëm. Në dhjetor 2022, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, paralajmëroi një skenar në të cilin dimri nis saktësisht në fillim të këtij viti, dhe kur Rusia endërpret plotësisht eksportet e gazin në Evropës përmes tubacioneve .
Kjo mund të shkaktojë në mungesa që arrijnë deri në 7 për qind të konsumit vjetor të kontinentit, duke e detyruar atë të vendosë racionimin. Për vetë Kinën, normaliteti pas pandemisë nuk do të jetë një kthim tek statuskuo-ja e vjetër.
Pasi e panë qeverinë që të zbatonte politikën e ashpër “Zero Covid”, dhe më pas ta heqë atë pa parapërgatitjen e duhur, shumë kompani investimi e shohin tani Kinën si një bast më të rrezikshëm. Kompanitë e huaja janë më pak të sigurta se operacionet e tyre nuk do të ndërpriten.
Shumë prej tyre janë të gatshëm të paguajnë kosto më të larta për të prodhuar diku tjetër. Investimet mbi fabrikat e reja duket se po ngadalësohen, ndërsa sipas disa të dhënave është rritur numri i kompanive që po e zhvendosin biznesin jashtë Kinës. Ndërsa zyrtarët kinezë po përpiqen të riparojnë dëmet, ata duhet të kujtojnë disa histori.
Rihapja e mëparshme e madhe e Kinës, pas izolimit mbytës të viteve të Maos, çoi në një lulëzim të madh ekonomik pasi mallrat, njerëzit, investimet dhe idetë u zgjeruar përtej kufijve të saj në të dy drejtimet. Si Kina ashtu edhe bota kanë përfituar nga flukse të tilla, diçka që politikanët në Pekin dhe Uashington e pranojnë shumë rrallë.
Nëse kemi fat, rihapja aktuale e Kinës mund të rezultojë të jetë një sukses. Por do të mbetet sërish një pjesë e ndjenjës paranojake, ksenofobike që ngjalli Partia Komuniste Kineze gjatë viteve të pandemisë. Se sa e hapur do të jetë saktësisht Kina e re, kjo mbetet për t’u parë./ bota.al
Discussion about this post