GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse Rita?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Rita?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Milaim Nela

Nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora i ka dhënë mbështetje sektit famëkeq të rilindjes në Shqipëri.

Edhe kësaj radhe ajo paska dalë me një spot mbështetës për kandidatin ‘rilindas’ për kryetar bashkie të Tiranës i cili në çdo shtet tjetër normal do ishte jo në fushatë por me siguri për shkeljet e rënda që ka bërë duhet të ishte pas hekurave.

Për shkak të njohjes personale dhe konsideratës për familjarët e artistes unë jam frenuar të prononcohem deri sot – të nderuar miq!

Por sot kam reaguar sepse ky prononcim i këngëtares prek interesin tim, prek interesin e njerëzve të mi që thithin pluhurin dhe helmin e betonit të Lalit.

Kam reaguar se Tirana është kryeqyteti i vendit ku kam lindur, është qyteti ku jam arsimuar e kam kaluar pjesën më të rëndësishme të jetës time.

E Rita as nuk e njeh Tiranën as jetën e njerëzve që jetojnë në të e keq më vjen ta them as gjuhën e tyre.

Unë nuk e di çfarë interesash e lidhin Rita Orën me kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës dhe e kam tmerrësisht të vështirë ta kuptoj motivin pas kësaj mbështetjeje.

Duke qenë se Rita Ora është vetë artiste dhe mbesa e një prej regjisorëve më të shquar të Kosovës unë e kam tmerrësisht të vështirë e pse jo të pamundur të kuptoj se si kjo artiste e pinjolle artistësh të mbështesë njeriun që rrafshoi në shkelje flagrante të ligjeve të shtetit shqiptar ndërtesën e Teatrit Kombëtar Shqiptar!

Nuk e di a e di Rita Ora se artistët që kishin mbi dy vjet që e mbronin Teatrin me trupat e tyre ishin akoma në ndërtesë kur rruspat e sektit që ajo sot mbron filluan shembjen në 4 të mëngjesit e në kohë pandemie?

E kam të pamundur ta kuptoj që një ikonë e artit të mbështesë një njeri ANTI-ART!

E kam tmerrësisht të vështirë – të nderuar miq – të kuptoj se si një shqiptare artiste e kalibrit botëror ta ketë ofruar këtë mbështetje për interes financiar pasi ajo i ka bërë paratë me famën e saj dhe me

talentin e jashtëzakonshëm që ka e Rita nuk ka nevojë për para të tilla!

Pse Rita?

Pse duhet të binit kaq poshtë?!

A e di Rita Ora dhe a e kanë informuar familjarët e saj që flasin shqip dhe e njohin Tiranën dhe Shqipërinë se çfarë shkatërrimi i ka bërë Tiranës personi që ajo mbështet sot publikisht?

Të mbështesësh kandidatin e “rilindjes” sot nuk e do Tiranën, nuk e do Shqipërinë, nuk e do artin!

Të rreshtohesh sot krah njeriut që po shkatërron Tiranën do të thotë jo ta duash atë por ta urresh deri në asht, ta urresh deri në palcë!

Çfarë ju ka bërë Tirana ta urreni kaq shumë Rita?

A e dini ju Rita apo a ju kanë informuar familjarët tuaj se Tirana dhe Shqipëria në vitet e pushtetit të të preferuarit tuaj është zbrazur dhe po zbrazet sikur ai vend të ishte në një nga lufërat më të përgjakshme?

Shqiptarët po ikin se Tirana është qytet toksik dhe i pajetueshëm!

Ju keni famë botërore dhe mbase nuk ju a ndjen hiç pse humbisni mbështetjen e shqiptarëve sepse ne jemi shumë pak por me këtë mbështetje pa asnjë sens e pa asnjë logjike i keni lënduar shumë shqiptarët që ju duan për muzikën dhe artin tuaj!

I keni lënduar tmerrësisht shumë!

Nëse ky qytet do mbijetojë e sigurisht që do mbijetojë, ky njeri që ju mbështesni me kaq pasion do përballet më drejtësinë sepse sado i kapur të jetë sistemi i drejtësisë sot ballafaqimi me drejtësinë do jetë i pashmangshëm pasi mullari i shkeljeve që ka bërë ky person nuk mund të kyçet në sirtar!

Unë jam i sigurtë që shumë shpejt juve do të ju vijë turp për këtë akt publik mbështetjeje!

Keni gabuar shumë rëndë!

Keni gabuar rëndë sepse shqiptarët në këto zgjedhje lokale nuk zgjedhin mes të majtës dhe të djathtës por mes vazhdimit të shpopullimit dhe ringritjes që edhe nëse ndodh e unë shpresoj fort që do ndodhë do jetë shumë e mundimshme!

Etiketa: Milaim NelaOpinionPse Rita?Rita Ora

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Kulla akuzon Ramën dhe Kim: Dëbuan shqiptarët nga atdheu

‘Wind of change’ duhet të këndohet në çdo bashki të vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com