GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pse Rusia kryen sulme në Ukrainë me dronët e Iranit?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Rusia kryen sulme në Ukrainë me dronët e Iranit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Terrori është kthyer në Kiev mëngjesin e sotëm, një javë pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në urën Kerç në Krime. Këtë të hënë janë vënë në shënjestër edhe qendrat e banimit, ku shpërthimet janë kryer përmes dronëve iraniane Shaded-136 të njohur ndryshe si “dronë kamikaze”.

Sipas të dhënave të fundit nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, 18 persona u shpëtuan nga një bllok apartamentesh e dy të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin shkatërruar dhjetëra dronë kamikaze në Ukrainën jugore dhe lindore. Sipas të njëjtit njoftim, sulmet e së hënës më së shpeshti kishin në shënjestër strukturat si zyrat dhe infrastrukturën e energjisë elektrike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka raportuar se Rusia ka porositur 2400 dronë të tillë të prodhuar nga Irani që mund të mbajnë raketa me peshë deri në 50 kilogramë.

Siç vë në dukje CNN, dronët kanë luajtur një rol të madh në pushtimin e Ukrainës që nga shkurti i kaluar, por përdorimi i tyre është rritur në qiell pas marrjes, gjatë verës, të objekteve të reja të tilla fluturuese nga Irani.

Këta dronë kanë aftësinë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në zonën që është vënë në shënjestër dhe të “goditin” kur operatori i tyre konfirmon se objektivi i dëshiruar armik është i pranishëm.

Dronët kamikaze të Iranit janë të vegjël, të lëvizshëm dhe mund të hiqen lehtësisht, por përparësia e tyre kryesore, sipas analizës së CNN, është se ata janë të vështirë për t’u zbuluar dhe ngarkesa e tyre shpërthyese mund të shpërthehet nga një distancë.

Etiketa: IranRusisulmeUkraine

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
E hoqën nga ekrani, “Doktori i Fiksit” bën rrëfimin e trishtë: Pësova ishemi cerebrale nga… 

E hoqën nga ekrani, “Doktori i Fiksit” bën rrëfimin e trishtë: Pësova ishemi cerebrale nga... 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com