GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse Rusia po ndahet nga Putini?

16:12 - 27/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Rusia po ndahet nga Putini?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artur Zheji

Rebelimi i dështuar i Prigozhinit, kreu dhe pronari i forcave mercenare Wagner, dëshmojnë së paku tri gjëra kryesore, të cilat herët a vonë do të ngrenë krye në Federatën Ruse. E para, lidhet me pritjen e gëzuar dhe pothuajse triumfaliste që trupat Wagner patën në qytetin Rostov mbi Don, një qytet i madh rus, ku kryengritësi u prit si hero.

Të gjithë donin të fotografoheshin me Prigozhinin dhe të gjithë duartrokitën marshimin e trupave të tij drejt Moskës dhe kundër tradhtarëve. Kjo dëshmon dyzimin e thellë që Rusia e vërtetë ka, në brendësinë e vet. Sepse ish banditi, tashmë heroi rus Prigozhin, nuk është një burokrat i sallave luksoze të zyrave luksoze të pushtetit politik dhe pushtetit ushtarak rus.

Ai është apo shfaqet si një komandant që lufton në frontin e luftës, që bashkëjeton nga afër me ushtarët e vet, që i frymëzon, që i paguan mirë, që kujdeset për familjet e tyre, që i mbron nga komandantët cinikë dhe arrogantë. Simpatia dhe popullariteti i Prigozhinit, u shfaq si një surprizë e papritur në horizontin politik rus, pavarësisht egërsisë dhe metodave të tija shpesh brutale. Së dyti, tezat që hodhi Prigozhin janë të rënda për presidentin Putin. Ai tha se lufta në Ukrainë, nuk ka asnjë bazë të vërtetë, por u fillua për ambiciet e gjeneralëve.

“Nuk është e vërtetë që NATO, ka qenë ndonjëherë një kërcënim për Rusinë! As edhe Ukraina, e cila nuk është aspak naziste!”, tha Prigozhin, duke goditur thelbin e arsyetimit politik të Putinit, kur filloi luftën në Ukrainë nën emblemën e “operacionit special”. Së treti, akti i rebelimit të trupave Wagner, ato qindra kilometra marrshim në zemër të Federatës Ruse, rrëzimi i tetë helikopterëve të ushtrisë, që guxuan ti dalin përpara kolonës së tyre, dëshmuan një gjë edhe më të madhe! Pushteti i presidentit Putin, kontrolli i përgjithshëm dhe i padiskutueshëm që mendohej se ai kishte në Rusi, me këtë që ndodhi, është lëkundur rëndë, njëherë e përgjithmonë.

Vladimir Vladimirovic Putin, nuk është më, referenca absolute e Federatës Ruse, besimi te forca dhe te rezistenca e tij nën trysninë e luftës kundër Ukrainës ka pësuar një supergoditje. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndër të tjera, janë me dhjetëra e mijëra të vdekurit në radhët e ushtrisë, të cilët nuk janë ende të bindur se përse janë thirrur të luftojnë dhe kundër kujt në të vërtetë! Dhe të vritesh pa ditur se përse, është një plagë sociale që herët a vonë do shpërthejë në një lëngim të pashërueshëm në trupin e Federatës Ruse./360grade.al/

Etiketa: Artur ZhejiOpinion

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
Kishin përshtatur lokalin për shitje narkotikësh, arrestohet pronari dhe kamarieri/ Emrat

Kishin përshtatur lokalin për shitje narkotikësh, arrestohet pronari dhe kamarieri/ Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com