GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse Shkodra do të votojë për Bardh Spahinë me 14 maj 2023!

22:04 - 11/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Shkodra do të votojë për Bardh Spahinë me 14 maj 2023!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Emilia Koliqi

– Sepse Edi Rama është armiku i Veriut të Shqiperisë, ai i urren veriorët njesoj si miku i tij Vuçiç- kosovarët dhe kjo për shkodranët është e kjartë si drita e diellit.

– Sepse Edi Rama e urren 2- fish Shkodrën, sepse është kryeqendra e Veriut, por edhe pse është bastioni i pamposhtur i të djathtës, porta e hyrjes së kulturës perëndimore në Shqipëri prej shekujsh.

– Për këto arsye ai urren njëlloj si demokratët shkodranë edhe socialistët shkodranë. Dhe socialistët si shkodranë, e kanë kuptuar këtë.

– Sepse e gjithë fushata elektorale e ER në Shkodër, është përqendruar, duke përdorur çdo mjet të ligjshëm e të paligjshëm, për të marrë Shkodrën, jo për ta ndihmuar atë, por për ta poshtëruar.

– Sepse ER, 10 vjet kryeminister nuk ka bërë asnjë investim në Shkodër ose per Shkodrën, por vetëm e ka vjedhur atë.

– Sepse ER, që ka arkëtuar rregullisht taksën kryesore kombëtare, TVSH-në, nga qytetarët e Shkodrës, nuk e ka përdorur atë në favor të tyre, por e ka vjedhur ose e ka investuar në jug të Shqipërisë.

– Sepse ER nuk ka hapur asnjë vend pune në Shkoder, por përkundrazi, ka larguar shumë institucione nga Shkodra, duke shkurtuar vende pune, duke larguar shërbimet për shkodranët.

– Sepse ER nuk i kompensoi asnjëherë shkodranët, për përmbytjet e shkaktuara nga shkarkimet e hidrocentraleve.

– Sepse ER do që t’i marrë ujesjellësin shkodranëve e, jo vetëm të pushojë nga puna punonjësit e tij e t’i zëvendësojë me patronazhistë, por t’i marrë njëkohësisht Bashkisë Shkodër edhe taksat lokale, që paguhen në faturën e ujit, duke e kthyer bashkinë në një zyrë në shërbim të qeverisë së tij .

– Sepse Benet Beci, sa ishte në krye te FSHZH-së me Partinë Socialiste, nuk miratoi asnjë investim për Shkodrën, duke zbatuar urdhrat e ER.

– Sepse Benet Beci sa kohë ishte deputet në Parlament e në Komisionin e Ekonomisë nuk foli e nuk votoi asnjëherë në favor të investimeve në Shkodër. (Unë personalisht jam anëtare e Komisionit të Ekonomisë e jam dëshmitare për këtë).

– Sepse ER vetëm gënjen, mashtron dhe as nuk i shkon ndërmend të bëjnë diçka për Shkodrën. Ai asnjëherë nuk e ka pranuar, që duhet t`i ktheje borxhin Shkodrës për vjedhjen pafund, të taksave të paguara nga shkodranët për 10 vjet. Dëshira e tij e vetme është ta poshtërojë Shkodrën e të tallet me shkodranët, edhe ata socialistë.

– Por kjo nuk ka për të ndodhë!

– Shkodra ka patur shumë pushtues, sepse ka qenë gjithmonë e lakmueshme, por pushtuesi më i keq do të ishte ER, sepse të gjithë pushtuesit e kanë vlerësuar Shkodrën, ndërsa ER nuk vlerëson e respekton askënd.

Suksese Bardh Spahisë, Shkodrës e shkodranëve me 14 maj 2023!

Etiketa: Bardh SpahiaEmilia KoliqiOpinionShkodër

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Pasi i dha 1.3 mln euro, Rama vendos posterat e Alibeajt në Tiranë

Rama: Ja sa bashki mund të fitojë PS më 14 maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com