GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

18:10 - 23/03/23
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi – Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët ndër popujt e palumtur. Ky është përfundimi i një ankete që organizohet çdo vit.

Po të analizosh me vëmendje kriteret e përdorura duhet të ishte e kundërta.

Si mund të jenë të lumtur finlandezët në një vend kur nuk ndodh asgjë, jeta është monotone, koha gri dhe …Zot na ruaj, ka gjithmonë stabilitet politik?

Si mund të jesh i lumtur në një vend ku konsiderohet skandal ardhja me vonesë e trenit 1 minutë dhe ky fakt ushqen gazetarinë investigative me javë dhe muaj të tëra?

Kjo është më shumë se për të qeshur. çfarë duhet themi ne që… nuk kemi tren fare?

Si mund të jenë të lumtur finlandezët që kalojnë gjysëmn e kohës në natyrë? Po ku ka më mirë se të kalosh gjysmën e kohës në kafe si ne shqiptarët?

A është arsye të jesh i lumtur se pse ke shërbim shëndetësor të mire dhe falas, arsim të mire dhe falas në të gjitha nivelet, ujë të pijshëm 24 orë, transport publik? Po si mund të jetosh i lumtur kur njeriu i ka të gjitha dhe të gjitha në cilësi të mirë? E ka treguar historia jonë dhe e vendeve të tjera se ai që i ka të gjitha bëhet dembel. Dembelizmi të çon në pesimizëm, pesimizmi në depresion dhe depresioni në rritje të numrit të vetëvrasjeve. Po flasim me fakte. Kush ka më shumë vetëvrasjeve Finlanda apo Shqipëria?

Po pse nuk i ka mundësitë Shqipëria që të ketë arsim falas, shëndetësi falas, transport publik falas? I ka, por pikërisht për ta bërë jetën më sfiduese dhe interesante- ka kaluar në modelin, falas, por që kushtojnë pak.

“Finlandezët punojnë më pak, dhe pushojnë më shumë”. – po të ishte për këtë kriter, ne duhet të kishim zënë vendin e parë në renditje, duhet të kishte 50 vende bosh dhe pastaj të vinte Finlanda.

Një nga arsyet që finlandezët jane shumë të lumtur është se Finlanda ka shumë pyje dhe liqene. Arsye është kjo? Edhe ne kemi pyll orbital, por nuk jemi mburravecë që e përflasin poshtë e përpjetë.

Shqipëria ka plazhe të mrekullueshme, liqene magjikë, male madhështorë, histori mijëravjeçare, ka stabilitet politik më të forte se Finlanda se kemi 10 vjet e kusur që nuk e ndërrojmë qeverinë, dhe është e vështirë të kapërdihet fakti që ne nuk jemi më të lumtur.

Megjithatë, ne lipset të gjykojmë mbi raportet ndërkombëtare dhe duhet të pranojmë që shqiptarët janë gjithnjë e më pak të lumtur, por jo për arsye të brendshme,

Po të ishte zgjidhur problemi i ngrohjes globale, pandemisë, terrorizmit, luftës në Ukrainë, emigrantëve që kalojnë la Manshin në Britani, kriza Indi- Pakistan, demokracia në Maynmar, lufta civile në Siri, konflikti Palestinë- Israel, dhuna në Etiopi, demokracia në Afganistan dhe Irak a nuk do të ishin shqiptarët më të lumtur? Sigurisht që po, por ngaqë ne mendojnë për të tjerët, ndaj edhe vuajmë për të tjerët. Kaq është e gjitha.

Etiketa: Lutfi Dervishishqiptaret

Lajme të lidhura

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Para
Luizi kapet me Kristin: Po dolëm bashkë në nominim kokë më kokë…

Luizi kapet me Kristin: Po dolëm bashkë në nominim kokë më kokë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri)

11:02 - 30/12/25

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të...

Lexo më shumë
Dy rinj marrin në makinë të miturin në Lezhë dhe e nxjerrin live në Tik Tok duke e ngacmuar s*eksualisht

Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para

10:54 - 30/12/25
Sekuestrimi i pronës në Shkodër, kush është pronari që “deklaroi” veten të vdekur

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri)

10:40 - 30/12/25
Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane?

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane?

10:15 - 30/12/25
Kujdes nga këto mesazhe në WhatsApp, apeli i Policisë: Synohet marrja e kontrollit të llogarisë

Kujdes nga këto mesazhe në WhatsApp, apeli i Policisë: Synohet marrja e kontrollit të llogarisë

09:57 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com