GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse SPAK po e ‘inceneron’ vetë arrestimin e Ahmetajt, në bashkëpunim me PS?

12:17 - 13/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa sovran, është sot ‘Sovrani’…?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gent Strazimiri

Materialet e dosjes hetimore ‘Ahmetaj’ tashmë janë në duart e publikut.

Mediat kanë publikuar kronologjinë e ngjarjeve, sipas dosjes hetimore, ku rezulton se ka një histori ‘para Ahmetajt’, një histori ‘gjatë Ahmetajt’, ashtu sikurse një histori ‘post Ahmetaj’, e cila për ironi ende vazhdon, dhe lidhet e gjitha me inceneratorët që ende vazhdojmë t’i paguajmë…

Nuk ka shqiptar e të huaj që nuk e di…

Të vetmit që ende janë të paqartë mbi provat dhe dosjen, janë deputetët e PS, që duket se kanë edhe mirëkuptimin e SPAK të cilit i pret puna, megjithëse Arben Ahmetaj është arratisur në një tempizëm perfekt.

Mediat prestigjioze si Zëri i Amerikës, kanë zbardhur edhe itinerarin global të Ahmetajt me të gjitha biletat e blera, të shfrytëzuara e të pashfrytëzuara, madje edhe me aktivizimin dhe çaktivizimin e qelizës së celularit të tij.

Dosja ‘Ahmetaj’ në fakt është dosja ‘Inceneratorët’, por inceneratorët nuk përmenden në asnjë rresht në kërkesën për arrest të Abren Ahmetajt.

Pse?

Sepse dosja ‘Inceneratorët’ fillon me Damian Gjiknurin, vazhdon me Arben Ahmetajn, më tej me Belinda Ballukun, duke pasur konstante të pashmangshme ende sot, prezencën në të me të dyja duart të Engjëll Agaçit, Erjon Veliajt Armando Subashit etj., njësoj si Zoto e Mërtiri.

Ajo është një vepër penale në vazhdim, njësoj si udhëtimi në arrati i Arben Ahmetajt.

Deputetët e Edi Ramës kanë kërkuar ‘kohë për të shqyrtuar materialet dhe provat’ që i dinë të gjithë, e pastaj të bëjnë një raport, të cilin do e dërgojnë në Kuvend ditën e premte, në mbyllje të orarit zyrtar…

Në rastin më të mirë, Kryekuvendarja e Edi Ramës, do të caktojë një seancë të posaçme ditën e hënë, me gjasë pasdite vonë… e cila me gjasë do të votojë që t’i jepet SPAK leja për të kontrolluar banesën e Arben Ahmetajt, se për arrestimin e tij nuk bëhet më fjalë…

Gjatë ditës së martë, më në fund SPAK do të mund të shkojë në banesën e kërkuar, ku pas një jave në pritje publike për kontroll… shpreson të gjejë ‘prova’ që Arben Ahmetaj i ka lënë ende aty…

Pra është e qartë dosja ‘Ahmetaj’, procedurialisht është një krijesë e sajuar nga SPAK, pikërisht për të evituar zgjerimin e dosjes ‘Inceneratorët’ ç’ka do të çonte tek e vërteta.

Në thelb, sipas SPAK, Ahmetaj duhet arrestuar sepse është korruptuar nga bosët e inceneratorëve, por nuk shpjegon se në këmbim të çfarë favori, në lidhje me cilin biznes, duke kryer cilën veprimtari të paligjshme e në bashkëpunim me kë…?!

Dosja ‘Inceneratorët’ ka emrin dhe vulën e atij ‘që kishte fuqinë të mblidhte qeverinë dhe të miratonte aktet’, në favor të Zotos e Mërtirit të cilët na paskëshin korruptuar vetëm Arben Ahmetajn…?!

SPAK në asnjë rrjesht nuk përmend fjalën ‘incenerator’ në kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, madje nuk e akuzon as ‘për shpërdorim detyre’ që është i vetmi instrument përmes të cilit një zyrtar korruptohet…?!

Arsyeja është e thjeshtë: tek termi ‘incenerator’, incenerohet Edi Rama, së bashku me Gjiknurin, Agaçin, Ballukun, Veliajn etj.

Mbi këtë kanë rënë dakord të gjithë, mbi këtë është bërë siç duke edhe marrëveshja me Arben Ahmetajn, i cili nuk duhet të futet në burg, sepse ndryshe flet dhe ‘i inceneron’ të gjithë…, përfshirë dhe SPAK…

Kjo shpjegon ‘prudencën’ e deputetëve të Edi Ramës në lidhje me shqyrtimin e provave.

Kjo shpjegon edhe mirëkuptimin dhe përtesën e SPAK i cili nuk ka aspak ngut ta arrestojë dhe t’i kontrollojë banesën.

Të gjithë presin, me sa duket një sms nga ‘i kërkuari’, me tekstin:

Mbërrita mirë! Vazhdoni punën!

KAQ!

Etiketa: Gent StrazimiriOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Socialistët kanë luksin të të shajnë dhe të ndjehen krenarë…

Socialistët kanë luksin të të shajnë dhe të ndjehen krenarë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Lexo më shumë
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com