GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pse stonojnë zërat në korin pro Veliajt

17:32 - 03/05/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj

Ky i fushatës së personazheve të famshëm në mbështetje të Erion Veliajt mund të jetë rasti tipik për ‘spiropalizimin’ e debatit.

‘Këto ndodhin në gjithë botën, madje bëhen edhe filma’.

Në referendumin e daljes së Britanisë nga BE, dy anëtarët e gjallë të grupit legjendar Beatles, e ndanë për herë të dytë bandën, këtë herë për politikë. Paul Mccartney ishte kundër BREXIT, ndërsa Ringo Starr ishte partizan i flaktë. Ashtu si një tjetër grup i famshëm britanik, Pink Floyd, u nda përsëri për luftën në Ukrainë. Ndërsa 3 anëtarë këndonin për tërheqjen e Rusisë në metronë e Kievit, nën predha, i katërti e justifikonte Putinin dhe fajësonte Perëndimin.

I gjithë Hollywood-i doli në mbështetje të Barak Obama-s në 2008. Fjalimi i Robert De Niros në mitingun e Obamës, ndërsa ai konkuronte akoma kundër Hilary Clinton, ishte jo vetëm emblematik, por edhe befasues, për aktorin që njihej si mik dhe mbështetës i Bill Clinton.

Clint Eastwood bëri të pamundurën që Obama mos ta merrte mandatin e dytë. Debati i tij me karrigen e Presidentit, ka shënuar gjithashtu një moment të paharrueshëm për fushatat elektorale.

Ka qindra e mijëra raste kur artistë apo njerëz të njohur janë bërë pjesë e fushatave elektorale. Shqipëria nuk është rasti i parë, por ka një ndryshim të madh me rastet Perëndimore.

Ndryshe nga këtu atje dalin si njerëz të lirë, kur duan ndryshim jo konfirmim të pushtetit, kur kanë një kauzë jo një qokë. Mirë apo gabim ata janë atje në rolin e aktivistit civil që lufton të ndryshojë qeverisjen në shërbim të vendit, jo si mercenari i qeverisë që del kundër intëresit publik në këmbim të një shpërblimi. Daljet e tyre publike e forcojnë raportin e tyre me publikun, ndryshe nga shërbimi me pagesë në Tiranë, ku raporti me publikun i ofrohet pushtetarit për të marrë një copë nga tepsia e korrupsionit.

Sepse, ashtu siç e thotë Andi Bushati ne një postim në Facebook, as pushtetari i korruptuar dhe as këngëtari i korruptuar, nuk jetojnë falë raportit me publikun.

I pari nuk jep llogari, por kërkon të manipulojë votën me shumicë nëpërmjet ndihmës së personazheve të njohur dhe pastaj të blejë më pakicë ato që mbeten. Të dytët të blejnë audiencë me paratë e fituara prej shërbimit, që pastaj ta shesin këtë si influencë për pushtetarin e radhës.

Prandaj kjo marrëdhënie që e fyen publikun, është më pak eficente se blerja e votës së fukarenjve të pashpresë. Publiku e ka humbur besimin te politikanët, e ka parë si janë telendisur “artistët”, që aktivizohen vetëm me para publike dhe kurrë për një kauzë të madhe kombëtare, shoqërore apo edhe personale. Ata që kanë lënë Teatrin të prishet, që lejojnë Bashkinë për 4 vjet të bëjë ahengje falas, të përzgjedhë këngëtarët që marrin audiencë në dëm të konkurencës, nuk mund të jenë të besueshëm, kur ditën e zgjedhjeve kërkojnë ndihmën e publikut, për një gjë që nuk u takon.

Në sytë e publikut janë pengje që kërkojnë favorizimin e agresorit, janë ahengxhinjë e haremit të Sulltanit, ose skllevërit modernë të oborreve të Sheikëve.

Me këtë imazh më shumë e dëmtojnë fushatën e sponsorit politik. Erjon Veliaj, duke u shfaqur krah pengjeve, krijon vetëm idenë e agresorit, e politikanit dallkauk të tranzicionit lindor që investon luksin personal me paranë publike. Me shfaqjet hipokrite të të famshmëve të paguar, ai vetëm sa na kthen mbrapa në kohën kur autobusët me këngëtarë shoqëronin fushatën e liderëve shpëtimtarë, vetëm sa konfirmon që 10 vite në pushtet e kanë bërë të jetë e shkuara dhe slogani i partisë së tij vetëm një përpjekje për të fshehur të vërtetën.

/Dosja.al/

Etiketa: Enton AbilekajErion Veliaj

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Komisioni i Disiplinës bën “kërdinë”, dënon disa skuadra dhe lojtarë për thyerje të rregullave sportive

Gjobë për tre klubet e Superiores - Zbardhen vendimet e Disiplinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com