GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pse u largua Belica nga Partizani?! Lojtari: Doja të mbyllja karrierën aty, por..

17:59 - 28/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u largua Belica nga Partizani?! Lojtari: Doja të mbyllja karrierën aty, por..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishim mësuar ta shihnim në fushë me fanellën e kuqe, por në verë Egzon Belica la Partizanin në mënyrë të befasishme pas rreth katër vitesh, kur mundi të fitojë titullin kampion dhe Superkupën. Në verë ai ndryshoi ngjyra dhe firmosi me Prishtinën, teksa në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mbrojtësi nga Struga tregon për eksperiencën me ekipin e ri, si dhe flet gjerë e gjatë për Partizanin. Sipas Belicës, Ilir Daja është i duhuri për Kombëtaren.

Egzon, ndërruat skuadër pas disa vitesh, çfarë ju bindi të kalonit te Prishtina?

Duke pasur parasysh vështirësitë që kalova në fund të përvojës sime te Partizani dhe largimin jo siç e mendoja unë nga ekipi, besoj se zgjedhja më e duhur ishte kalimi në një ligë të një vendi tjetër. Arsyeja tjetër ishte edhe këmbëngulja e drejtorit të Prishtinës, Driton Krasniqi, të cilin e kam njohje të vjetër, pasi kemi luajtur bashkë në fillimet e mia. Prej kësaj kalimi im te Prishtina u bë më i lehtë.

E prisnit këtë ecuri të Partizanit në start?

Qëllimi i Partizanit në çdo sezon është fitimi i titullit kampion. Ka një organikë shumë të mirë lojtarësh. Kanë bërë paraqitje shumë të mira në këtë sezon dhe janë me meritë të plotë në vendin e parë. Shpresoj dhe dëshiroj shumë të që të vazhdojnë sa më gjatë aty.

Janë “demat” pretendentë kryesorë për titullin kampion?

Patjetër që janë pretendentë kryesorë për titullin, edhe pse është ende herët dhe janë edhe disa ndeshje për t’u luajtur. Duke pasur parasysh edhe luhatjet e ekipeve të tjera deri më tani, Partizani i ka shfrytëzuar shumë mirë. Gjithsesi, mendoj se do të jetë një garë e fortë për titullin kampion sivjet.

A e kishit menduar ndonjëherë se do të visheshit bardheblu, megjithëse në një kryeqytet tjetër?

Të të them të drejtën, unë mendoja se do të qëndroja deri në fund te Partizani, por përderisa gjërat ndodhën siç ndodhën, pak rëndësi ka se cilat ngjyra vesh më pas. Në fund të fundit mjafton të ndihesh mirë dhe të jesh i respektuar.

 

Etiketa: belicalojtariPartizani

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Emra të njohur/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED përzgjedh 3 kandidatura

Emra të njohur/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED përzgjedh 3 kandidatura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com