GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar të vërë gjoba?

A e keni vënë re se nuk ka karrotrec që merr makinat e parkuara gabim?

A e keni vënë re që nuk ka më lajme për shembje ndërtimesh pa leje?

A e keni vërë re që taksidarët nuk po bezdisin bizneset?

A e keni vënë re që nuk flitet më për krizën dhe luftën në Ukrainë?

A e keni vënë re që kryeministri flet për rritje pagash?

A e keni vënë re që kryeministri e ka mendjen vetëm te ekonomia?

A e keni vënë re që dora vetë kryeministri i ka shumë merak pensionistët?

Çfarë ndodhi që nga retorika e dimrit të vështirë, e krizës që po gjunjëzon Europën, nga retorika e turpit që nuk duhet protestuar se kemi luftën në Ukrainë kemi mbërritur në ditët kur flitet për ekonomi në rritje, për rritje pagash e pensionesh dhe për një sjellje më të butë të policisë (bashkiake) fytyres së shtetit?

Thjesht jemi në prag zgjedhjesh.

Kjo është maska e atyre që kërkojnë votën që pasi ta marrin atë të nxjerrin për hundësh edhe këto 3-4 javë të qeta.

Sa të marrin votën dhe kthehen prap te hedhja në erë e ndërtimeve me dhe pa leje, te mos kokëçarja për rrogat dhe pensionet dhe te përgatitja e ligjeve speciale në interes të një grushti njerëzish.

A nuk përgatitën ligj special për Butrintin tani së fundmi?

A nuk bën ligj special për të marrë pronën “për interes publik” medemek?

A nuk bën ligj special për Teatrin?

A nuk po bëjnë ligj special për t’i dhënë Skënder Gjinushit një mandat të dytë në krye të Akademisë?

Është e njëjta klikë që prej 10 vitesh bën saktësisht këtë gjë: një muaj para zgjedhjeve bëhen burra të mirë që e kanë mendjen vetëm te hallet e popullit dhe 47 muaj të tjerë si të rrjepin njerëzit.

Nëse je biznesmen, mos harro se çfarë do të bëjnë pas 14 majit.

Nëse je pensionist, gëzoji 5000 leke që do t’i japin në fillim të majit, por kujtohu që kjo qeveri ka 10 vjet që nuk është kujtuar për ty.

Nëse je drejtues automjeti, kujtohu se pas 14 majit përveç trafikut do të kesh edhe fletët e gjobave me dhe pa të drejtë.

Nëse je punonjës administrate, kujto premtimet që ka bërë më parë kryeministri dhe sa prej tyre ka mbajtur.

Nëse je banor i Tiranës, kujtohu se edhe tani po të gënjejnë për ujin e pijshëm- po të thotë se ke 18 orë ujë të pijshëm.

Kujtohu këto ditë në dukje të qeta se nëse voton sërish këtë klikë, kjo qetësi do të jetë “qetësi para furtune”.

Etiketa: Hysni GurraOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Para
PD denoncon: AKSHI jep 9.7 miliardë lekë tender pa garë

PD denoncon: AKSHI jep 9.7 miliardë lekë tender pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com