GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pse Veliaj ka pak shance të lirohet nga Gjykata e Lartë? Ja kush është gjyqtarja që ka dosjen

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Veliaj ka pak shance të lirohet nga Gjykata e Lartë? Ja kush është gjyqtarja që ka dosjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i këtij viti.

Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda korrikut, ndërkohë që shtoi se precedentët e kësaj gjykate, e bëjnë të besojë se Veliaj ka pak gjasa të lirohet.

Megjithatë Lala tha se rasti Veliaj, ka një komponent më shumë se rastet e Berishës dhe Metës, që u rrëzuan, pasi ai vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës dhe ushtron një funksion, ndaj gjykata do ta analizojë edhe këtë fakt.

“Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mundësia që zoti Veliaj të arratiset jashtë vendit, për të intimiduar provat. Pretendojnë se Veliaj, duke qenë kryetar bashkie duhe të ushtrojë detyrën.

Sipas ligjit, pasi caktohet relatori, caktohet një datë. Besoj se do të shqyrtohet brenda korrikut. Praktika ka treguar se, duke marrë në konsideratë rastet e tjera, brenda korrikut besoj se do të shqyrtohet. Kjo çështje mund shqyrtohet pa praninë e palëve, siç ishte në rastin e zotit Meta.

Gjyqtarja është Albana Boksi, ka shkuar nga apeli i krimeve të rënda. Është konsideruar me integritet, ka kaluar vettingun. Ka qenë nga grupi i parë i gjyqtarëve që shkuan nga apeli i posaçëm në Gjykatën e Lartë. Por është treshe gjykuese, jo një gjyqtare e vetme, është e rëndësishme të shohim edhe gjyqtarët e tjerë.

Ka patur edhe zhvillime me rëndësi, dy seanca në Apelin e Posaçëm. Njëra do të jetë ditën e nesërme, për informacionin dy mujor. Avokatët pasi të njihen me provat e prokurorisë, mund të kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë. Mbetet për t’u parë se çfarë provash do të sjellin prokurorët për këto dy muajt e dytë.

I vetmi ndryshim i zotit Veliaj në raport me funksionarët, ka të bëjë me detyrën. Qëndrimi do të jetë, prevalon qëndrimi i prokurorisë, apo detyra e tij? Sepse Meta, Berisha, Beqja, nuk kishin detyrë. Pra balancohen. Është kaq i fortë dyshimi për prishje provash, apo janë provat kaq të forta, sa e duan Veliajn në burg? Apo mund të hetohet në gjendje të lirë dhe të ushtrojë detyrën? Në rastet e tjera nuk ka patur diskutim të tillë.

GJL nuk ka liruar për veprat penale korrupsion. Gjasat për tu liruar janë të pakta, por i vetmi aspekt që është ndryshe, është ushtrimi i detyrës, aty insistojnë edhe avokatat”, tha Lala.

Lidhur me postimet e Veliajt në Tik Tok, Lala tha se nuk i duken si mesazhe kërcënuese, pasi gjuha e Veliajt është zbutur pas sulmit që u bëri prokurit dhe gjyqtarit.

“E marr me skepticizëm. Veliaj nuk po paraqitet më në gjykatën e posaçme. Në raport me gjuhën e ashpër që ai kishte dhe që prokuroria thoshte ka sulm të koordinuar, tani ka bërë hap pas. A mund të jetë strategji e re për të sulmuar ata që mendon si kundërshtarë? Këtu pastaj…”, tha ndër të tjera Lala.

Etiketa: Erion VeliajGjykata e LarteKryesore1

Lajme të lidhura

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë
Aktualitet

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur
Aktualitet

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Para
Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës, zbulohet ministri që po hetohet nga SPAK

Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës, zbulohet ministri që po hetohet nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard
Aktualitet

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

23:03 - 25/07/26

Një moment pikant nga marshimi i sotëm ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi...

Lexo më shumë
Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:53 - 25/07/26
Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26
Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

20:51 - 25/07/26
Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

20:36 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com