GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pse VIP-at vrasin veten në Korenë e Jugut?

18:14 - 21/04/23
në Botë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse VIP-at vrasin veten në Korenë e Jugut?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koreja e Jugut është tronditur së fundmi nga disa raste vetëvrasjeje, duke sjellë në vëmendje një shqetësim në rritje në këtë shtet. I fundit ishte rasti tragjik i yllit të K-Pop, Moonbin, 25 vjeç. Ndonëse për momentin ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes, është aluduar për vetëvrasje. Për fat të keq, ky nuk është një rast i izoluar.

Disa yje të tjerë të rinj të K-pop-it kanë vdekur vitet e fundit. Për shembull Goo Hara në nëntor 2019 e cila shantazhohej nga ish-i dashuri për videot e tyre seksuale. Vetëvrasja e dyshuar ndodhi një muaj pasi shoqja e saj e ngushtë dhe ylli i K-pop, Sulli, vrau veten pas një beteje të gjatë me bullizmin në internet.

Në 2018-n, 33-vjeçari Minwoo vdiq në shtëpi dhe kompania që e menaxhonte tha vetëm se ai pësoi arrest kardiak. Pak më shumë se tre muaj më parë, këngëtari i grupit SHINee, Jonghyun, vdiq nga një vetëvrasje e dyshuar. Ai ishte 27 vjeç.

Yjet e K-pop-it merren në menaxhim nga agjencitë në moshë të re – zakonisht në fillim ose në mes të adoleshencës – dhe jetojnë nën kontroll të rreptë, ku ditët i kalojnë më së shumti duke u trajnuar me orë e orë të tëra.

Mirëpo, vetëvrasjet në Korenë e Jugut nuk prekin vetëm artistët, por edhe njerëzit e thjeshtë. Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë, e cila, sipas shifrave të fundit të qeverisë, është ndër shkaqet kryesore të vdekjes për njerëzit nën 40 vjeç.

Kryesisht janë të moshuarit ata që për shkak të varfërisë vendosin t’i japin fund jetës për të mos u bërë barrë e dikujt tjetër.

Një tjetër arsye pse një fenomen i tillë është kaq i përhapur në Korenë e Jugut është media. Sipas studimeve, numri i vetëvrasjeve është rritur pasi media ka mbuluar vetëvrasjet e njerëzve të famshëm.

Po kështu, të tjera vëzhgime kanë dëshmuar se përdorimi i internetit ka ndikuar negativisht, pasi një pjesë e mirë e nxënësve bëhen të varur nga rrjetet sociale dhe bien pre e formave të lëndimit të vetes.

Problemet familjare janë një tjetër arsye me ndikim të fortë. Shumë njerëz në Korenë e Jugut kanë mbetur jetimë ose kanë humbur njërin prind për shkak të luftës. Nuk përjashtohen as problemet ekonomike.

Edukimi është një tjetër faktor që i shtyn studentët drejt vetëvrasjes. Arsimi në Korenë e Jugut është tepër konkurrues, çka e vështirëson pranimin në universitet. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, shëndeti mendor. Në Korenë e Jugut, sëmundjet mendore konsiderohen tabu, madje edhe brenda familjes.

Mbi 90% e viktimave janë diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor, por vetëm 15% e tyre kanë pranuar të kurohen. Duke qenë se sëmundjet mendore konsiderohen tabu, shpesh familjet i dekurajojnë të rinjtë ose personat që përballen me të tilla çrregullime.

Etiketa: Kore e JugutVIP

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Influencuesi kontrovers do vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak

Influencuesi kontrovers do vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com