GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pse Vladimir Putin është në prag të humnerës

10:25 - 20/08/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Perëndimi e ndihmoi për…”/ Pushtimi i Ukrainës, Putin “kthen sytë” nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Vietnam, Afganistan dhe shumë konflikte të tjera, fuqia më e fortë humbi sepse nuk mundi të fitonte, ndërsa fuqia më e dobët triumfoi, vetëm sepse nuk humbi. Kështu do të jetë edhe në Ukrainë, ku i njëjti proces po zhvillohet me shpejtësi. Në më pak se 6 muaj, lufta e presidentit rus Vladimir Putin ka sjellë pasoja katastrofike për vetë Rusinë.

Ajo ka shkaktuar të paktën 60.000 të vrarë e të plagosur në radhët e ushtrisë ruse, më shumë sesa numri i përgjithshëm i viktimave gjatë pushtimit 10-vjeçar sovjetik të Afganistanit. Dhe kjo ka çuar në një humbje afatgjatë të ndikimit politik dhe levave energjetike ruse në Perëndim.

Po ashtu kjo luftë ka ndihmuar në ringjalljen e aleancës së NATO-s, e cila vetëm pak vite më parë dukej se ishte në grahmat e saj të fundit. Për më tepër, i ka shkaktuar dëme të rënda dhe afatgjata ekonominë ruse, duke zhbërë të gjitha arritjet e shënuara që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Dhe çfarë ka fituar Rusia në këmbim? Vetëm disa copa të tjera toke në Ukrainë, të cilat Kremlini mund të mos jetë në gjendje t’i mbajë të pushtuara për shumë gjatë. Këtë gjë e dinë tashmë edhe elitat ruse. Dhe teksa po kthehen në Rusi trupat e të vrarëve dhe të plagosurve, por edhe të tjerët që kanë luftuar në Ukrainë, të vërtetën e hidhur ka nisur ta kuptojë edhe populli rus.

E gjitha kjo e rrit cenueshmërinë e brendshme politike të Putinm, dhe e vendos atë nën një presion në rritje për të gjetur një mënyrë sesi ta shpallë një fare fitoreje. Për pasojë, presidenti rus ka vazhduar të përshkallëzojë luftën.

Pas dështimit të tij për të pushtuar Kievin, Kharkiv-in dhe territoret e tjera ukrainase, Kremlini i riorganizoi objektivat e tij strategjikë, duke i modifikuar ato në synimin më të kufizuar të pushtimit të plotë të provincave ukrainase Donetsk dhe Luhansk, që të dyja pjesërisht të pushtuara që nga viti 2014.

Edhe pse me kosto shumë të mëdha njerëzore, janë arritur disa përfitime drejt këtij qëllimi. Por në përgjithësi, ofensiva e ripërtërirë e Rusisë mund të klasifikohet si një dështim strategjik, pasi po vdesin gjithnjë e më shumë rusë për të mbajtur përkohësisht një territor jo-strategjik.

Nga ana tjetër ky dështim, ka shkaktuar probleme të tjera. Trupat e përdorura si “mish për top” në fushatën e Kremlinit, kanë qenë në mënyrë disproporcionale jo rusë etnikë. Dhe kjo ka shkaktuar një përkeqësim të moralit të trupave, si dhe ka nxitur tensionet mes trupave etnike ruse dhe atyre që vijnë nga rajone si Burjatia (tradicionalisht Budist) dhe Dagestani (kryesisht mysliman).

Tani disa ushtarë po refuzojnë të luftojnë, ndërsa pakënaqësia midis familjeve të tyre paraqet një problem në rritje për qeverinë ruse. Por tani po shpaloset ai që është ndoshta “basti i keq” dhe më i rrezikshëm i Putinit. Me shkatërrimin e urave që ishin të nevojshme për rifurnizimin, rreth 20.000 trupa ruse janë bllokuar në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

Ato janë rrethuar nga forcat ukrainase, dhe nuk kanë aftësinë për të çarë rrethimin apo të luftojnë për një periudhë të gjatë kohore. Putini nuk i ri-pozicionoi ato trupa kur pati mundësinë ta bënte këtë, duke i lënë ato të bllokuara në një grackë. Për pasojë, disa komandantë të lartë kanë dezertuar duke u arratisur përtej lumit, dhe duke e dëmtuar moralin e trupave ruse në Kherson dhe gjetkë.

E gjitha kjo e përkeqëson situatën e brendshme të Putinit, pasi gjithnjë e më shumë anëtarë të ministrive ruse të energjisë po fokusohen tek gabimet e tij të vazhdueshme dhe katastrofike. Në fund, një masë kritike e elitave vendimmarrëse në Rusisë (ato me armë ose para) do të arrijnë në përfundimin se vendi duhet të reduktojë humbjet e tij duke tërhequr forcat nga Ukraina.

Sepse një gjë e tillë do të ishte një parakusht për heqjen e sanksioneve perëndimore, dhe krijimin e mundësisë që Rusia të rindërtojë ushtrinë dhe ekonominë e saj. Megjithatë, kjo nuk mund të bëhet me Vladimir Putinin ende në pushtet. Edhe pse largimi i presidentit rus nga pushteti nuk do të jetë i lehtë, përfundimisht ekuilibri do të zhvendoset në mënyrë të pashmangshme për shkak të zvogëlimit të numrit të atyre që mbështesin ende qëllimet e tij të luftës, dhe shtimit të atyre që duan të reduktojnë humbjet e tyre.

Kjo e fundit mund të ndodhë shumë shpejt nëse vazhdon ngërçi në Donbas, dhe nëse Ukraina fillon të rimarrë territorin e pushtuar deri tani nga Rusia. Sot, që të dyja këto rezultate janë dukshëm të mundshme. Për pasojë, edhe fundi i mundshëm i luftës aktuale./abcnews.al

Etiketa: LuftePutin

Lajme të lidhura

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Botë

Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Greqinë, regjistrohen disa pasgoditje

08:00 - 24/04/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Botë

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26
BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës
Botë

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26
Para
Video/ Droni e kap mat duke ujitur kanabisin, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Video/ Droni e kap mat duke ujitur kanabisin, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Botë

Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Greqinë, regjistrohen disa pasgoditje

08:00 - 24/04/26

Një tërmet i fortë goditi brigjet e Kretës në orët e para të mëngjesit. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Prill 2026

07:41 - 24/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 24 Prill 2026

07:39 - 24/04/26
“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com