GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

09:16 - 25/05/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas titullit kampion në Ligue 1, PSG ka fituar dhe Kupën e Francës, duke mundur 3-0 Reims në finalen e luajtur në “Stade de France”.

Në minutën e 16-të, Bradley Barcola zhbllokoi rezultatin, duke shënuar një gol të bukur pas asistit po aq të bukur të Desire Doue. Në minutën e 18-të, u përsërit e njëjta skenë, Desire Doue asiston, Bradley Barcola shënon.

Në fund të pjesës së parë ishte radha e Achraf Hakimi për të shënuar, pas një topi të bukur në zonë nga Barcola.

Në pjesën e dytë, PSG shpërdoroi disa raste të pastra për të thelluar rezultatin, Ousmane Dembele goditi shtyllën po ashtu, duke iu afruar shumë golit.

Rezultati përfundimtar, 3-0 për PSG-në.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, si sot një javë luan në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalja e Champions League, aty ku do përballet me Interin.

Luis Enrique: Jemi gati për Interin, duam të bëjmë historinë

Pas përfundimit të finales së mbrëmshme, trajneri Luis Enrique, duke folur për “BeIN Sports”, deklaroi: “Ishte një ndeshje shumë e mirë. Jemi përgatitur më së miri për finalen e 31 majit. Kjo finale (e Ligës së Kampionëve) është e rëndësishme. Duam të bëjmë histori. Jemi gati.

Jemi një skuadër e vërtetë dhe duam të fitojmë trofe. Nuk është normale të luash një pjesë të parë në këtë nivel, sepse Reims ka luajtur në ‘play-off’, por ne jemi gati. Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë një moment i veçantë për të gjithë. Nuk ka ndonjë përgatitje të veçantë.

Duhet të përballojmë shumë presion, por të përgatitemi sa më mirë. Nuk është e lehtë të menaxhosh gjithçka që ka të bëjë me finale të tilla. Jemi një skuadër e re, por me përvojë, me dëshirën për të ditur se çfarë duam të bëjmë në fushë. Shpresojmë të festojmë edhe pas finales së Ligës së Kampionëve”.

Etiketa: Champions LeagueLeague 1PSG

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa...

Lexo më shumë
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com