GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“PSG-ja më dhunoi”, Mbappe: Jam i lumtur që do jem pjesë e Real Madrid

16:57 - 05/06/24
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“PSG-ja më dhunoi”, Mbappe: Jam i lumtur që do jem pjesë e Real Madrid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi më i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, gjatë një konference për mediat në Franë sulmoi ashpër ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain. 25-vjeçari më në fund u shpall si një yll i Los Blancos të hënën në mbrëmje, dhe në fjalët e tij të para publike si madrilen ai kritikoi PSG-në dhe se si e ndërlikoi largimin e tij në Spanjë

“Përpara sesa të nis këtë konferencë për shtyp, doja thjesht të thosha disa fjalë. E gjithë bota e di lajmin që unë do të jem lojtar i Realit të Madridit për 5 sezonet e ardhshme. Është një krenari e madhe për mua, një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur, i liruar dhe gati për këtë aventurë.

Është klubi ku gjithmonë kam dashur të jem”, tha fillimisht Mbape.

Më vonë ai bëri disa deklarata shokuese dhe të forta duke akuzuar PSG-në që e kishte kërcënuar që do ta përjashtonte nga klubi. “Unë jam luajtur pak gjatë këtij fundit të sezonit dhe të gjithë e dinë arsyen pse. Por do të përgatitem mirë për të fituar Europianin. PSG-ja më ka kërcënuar që nuk do të luaja fare këtë sezon, por Luis Enrike dhe Luis Kampos më kanë shpëtuar karrierën. Më aktivizuan pak, por unë isha përgatitur për më të keqen”, rrëfeu kampioni.

Ju po akuzoni klubin e PSG-së që nuk keni luajtur shumë?

Është e vërtetë. Tani jam i çliruar. Duket në fytyrën time. Luajta shumë më pak në fundin e këtij sezoni dhe e gjithë bota e ti pse. Kështu janë gjërat. Duhet të përshtatesh kur je një lojtar i tillë. Ky nuk është justifikim për mua përpara Europianit. Dua të kap formën sa më shpejt dhe të ndihmoj Francën për të fituar këtë trofe”.

Si ua komunikoi PSG-ja faktin që nuk do të luanit shumë?

Në të gjitha mënyrat. Më lanë të kuptoja fillimisht këtë gjë, pastaj ma thanë në fytyrë dhe e bënë me dhunë dhe kërcënim. Luis Enrike dhe Luis Kampos më kanë shpëtuar. Nëse nuk do të ishte për ta, unë nuk do të prekja fushën e lojës këtë sezon. Kjo është e vërteta dhe gjithmonë i jam mirënjohës trajnerit dhe drejtorit. Unë i dëgjoj kritikat dhe i kuptoj. E di që nuk jam në formë dhe nuk kam qenë kurrë në kushte të tilla. Por kam krenari dhe dëshirë për t’u ringritur.

Pse nuk ishit i lumtur në Paris?

Kishte momente që e gjeja lumturinë, por jo totalisht. Ka disa gjëra që nuk mund t’i tregoja sepse unë jam lideri. Do të ishte e dëmshme që përpara disa muajsh të dilja me deklarata që të sulmoja PSG-në. Ka shumë presion nga të gjitha anët, por në jetë ka gjëra më serioze sesa kjo. Mua më paguajnë shumë për të luajtur futboll, ndërsa ka njerëz që paguhen shumë pak duke punuar me orë të tëra në fabrika.

Çfarë preferoni më shumë Europianin apo Botërorin?

Mendoj se Europiani është një kompeticion më i vështirë sesa Botërori. Ndeshjet nisin të jenë të forta që në fillim dhe ne nuk e fitojmë prej 24 vitesh, por nuk duhet t’i bëjmë presion vetes. Jemi të përgatitur për të bërë një Europian të mirë.

Nga ndryshojnë trajnerët Enrike dhe Deshamp?

Me Enriken ka më shumë futboll me qarkullim topi. I pëlqen që të ketë kontrollin e lojës dhe të topit, është fiksimi i tij. Me trajnerin Deshamp është ndryshe. Ai është i rigoroz taktikisht, por të lë liri në sulm. Kam mësuar shumë prej tij.

Keni shije të hidhur nga Europiani i fundit?

Është një nga faqet më të errëta të karrierës time. Në vitin 2022 arritëm deri aty ku mundeshim dhe tani do të rikthehemi sërish. Do të bëjmë të njëjtën gjë. Duhet të tregoj vlerat e mia sepse tifozët janë të tërbuar për të fituar këtë kompeticion. E presin me padurim dhe kanë besim që ne mund të bëjmë një performancë të shkëlqyer. Skuadra është gati dhe ka në dispozicion lojtarë me shumë eksperiencë.

A jeni gati për Francën?

Për mua është një ditë e madhe dhe e bukur. Duhet që t’i shoh gjërat me racionalitet. Kam përgjegjësi si kapiten i kësaj skuadre. Këto çështje janë duke zbehur kombëtaren kështu nga tani dhe deri në fund do të përgjigjem vetëm për Francën. Dua që të mbroj ekipin tim sepse na pret një verë e bukur dhe kemi shumë kohë që nuk fitojmë një Europian.

Keni marrë mesazhe gjatë kësaj kohe?

Po sigurisht që kam marrë. Më kanë mbështetur shumë si Ronaldo, Ramos, Kasijas dhe shokët që kam pasur në të shkuarën dhe ata që do të kem në të ardhmen. Ishte kënaqësi e madhe që të shihja kaq shumë mesazhe të bukura dhe mbështetëse. Futbolli prandaj është i bukur. Tani dua që të fokusohem maksimalisht në aventurën time me Francën dhe të mos mendoj për të ardhmen.

 

Etiketa: MbappeReal

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Lirohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho, kush e zëvendëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com