GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

PSG, një histori dështimi epokal

10:10 - 09/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSG, një histori dështimi epokal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tentativa e 11-të radhazi i Paris Saint-Germain për të fituar UEFA Champions League përfundoi me më shumë mjerim, pra a ka ardhur koha që ky klub ta shkatërrojë projektin dhe t’ia nisë nga e para?

Bayerni e mposhti kampionin francez falë fitores me rezultat të përgjithshëm tre me zero.

Një ekip me dy prej lojtarëve më të shtrenjtë në histori, Neymar, i cili ishte i lënduar dhe mungoi në ndeshjen e djeshme dhe Kylian Mbappe, si dhe me (të ashtuquajturin) lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi, dështoi të shënojë qoftë një gol në 180 minuta lojë.

“Projekti i Paris Saint-Germainit u ndërtua për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ky klub ka qenë tejet larg arritjes së këtij qëllimi. Përfundimisht po duket se ky do të jetë një dështim”, tha ish-ylli i Chelsea dhe Anglisë, Joe Cole për BT Sport.

Ish-mesfushori i Anglisë, Owen Hargreaves, u shpreh: “Ata kanë shumë individë të shkëlqyer por nuk është një ekip (pra nuk ka ndjenjë grupi). Është e turpshme. Ata i kanë bashkuar kaq shumë lojtarë të mrekullueshëm por po shkojmë mbrapa”.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i PSG-së Christophe Galtier tha: “Ky është zhgënjim i madh. Duhet ta pranojmë dhe të merremi me këtë.”

“Nuk e di nëse është mësim për ne, por zemërimi është i madh. Sikur të shënonim të parët, gjërat do të ishin ndryshe, por nuk e bëmë”.

 

Koha për t’ia filluar nga e para?

PSG-ja i ka shpenzuar mbi 1 miliard euro në blerjen e lojtarëve të rinj qëkur Emiri i Katarit e mori në pronësi klubin në vitin 2012. Në Francë ka fituar tetë prej 10 titujve në Ligue 1 dhe 12 kupa franceze me pronarët e rinj.

Por “pushtimi i Europës” ka qenë ëndrra e pronarëve, e cila tani duket edhe më e paarritshme. Pasi arriti deri në çerekfinale në katër sezonet e para, PSG-ja u rrëzua “para kohe” në pesë prej shtatë sezoneve të fundit.

Më afër përmbushjes së synimit shkoi në 2020, kur arriti në finale, por u mposht nga… Bayerni.

Skuadra e PSG-së ndër vite ka qenë e mbushur me superyje dhe sulmues plot talent por jo e qëndrueshme apo baraspeshuar.

“PSG-ja duhet ta shkatërrojë të gjithë projektin dhe t’ia fillojë nga zeroja. Në Paris ata kanë talentet më të mirë të futbollit në gjithë botën”, tha Hargreaves, ish-mesfushori i Bayernit.

 

 

nacionale

Etiketa: bayernChampions LeaguePSG

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
A keni ndërhyrë në gjyqin për vulën e PD? Rama: Gër-gërret…

A keni ndërhyrë në gjyqin për vulën e PD? Rama: Gër-gërret...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com