GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

PSG “nuk gjen busullën” pa Mbappe, mposhtet edhe nga Interi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
PSG “nuk gjen busullën” pa Mbappe, mposhtet edhe nga Interi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paris Saint-Germain u mund sot me rezultat 1-2 në miqësoren e luajtur në Tokio kundër Interit, i cili arriti të fitojë ndaj parizienëve, pavarësisht epërsisë së tyre në lojë dhe ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek e ardhmja e yllit të tij Kylian Mbappé.

PSG e mbyll turneun e tij japonez me këtë përballje, në të cilën më parë ata barazuan pa gola me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, humbën 3-2 kundër Cerezo Osaka, në një turne të shënuar nga vendimi i klubit parizian për të përjashtuar Mbappé, për mosmarrëveshjen e tij me bordin e drejtorëve.

Luis Enrique përdori skemën taktik 4-3-3 që kishte përdorur në këtë turne, dhe këtë herë ai zgjodhi një treshe sulmuese tërësisht spanjole, të përbërë nga Fabián Ruiz, Carlos Soler dhe Asensio, duke e lënë sërish Neymarin në stol, e paprecedentë në këtë seri miqësoresh.

Të rinjtë e Simone Inzaghit, të cilët sapo kishin barazuar 1-1 me Al-Nassr-in, gjithashtu në territorin japonez, u gjendën më rehat dhe më mirë në fushë me kalimin e minutave, duke e mbyllur pjesën e parë me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, me disa modifikime te njëmbëdhjetëshja italiane, PSG u duk më e sheshtë në sulm, ndonëse Vitinha paralajmëroi me një gjuajtje nga distanca para se të shënonte golin e madh, nga jashtë zonës (62’).

Të dy trajnerët bënë zëvendësimesh të njëpasnjëshme, pa vendosur që Luis Enrique t’i jepte minutazh Neymar, pavarësisht se publiku japonez kërkoi aktivizimin e brazilianit, duke brohoritur emrin e tij.

Me lojtarët e freskët italianët gjetën mënyra për të fituar ndaj një PSG të çorientuar nga ndryshimet. Esposito (81’), arriti të barazojë lojën me një goditje krosimi nga e djathta dhe dy minuta më vonë, Interi do të gjente golin e fitores 2-1, ku Sensi (83’) do të finalizonte një kundërsulm, ndërkohë që PSG-ja e nokautuar ishte e paaftë për të reaguar për dhjetë minutat e mbetura.

Djemtë e Luis Enrique do të udhëtojnë tani në Korenë e Jugut për t’u përballur me Jeonbuk këtë të enjte dhe do të përpiqen të përfundojnë një turne aziatik në të cilin ata ende nuk e kanë fituar asnjë ndeshje.

Etiketa: interPSG

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Para
A parashikoi Nostradamus valën përvëluese në Ballkan?

A parashikoi Nostradamus valën përvëluese në Ballkan?

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com