GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Psikologu, profesion jofunksional në shkollat publike

21:30 - 13/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Psikologu, profesion jofunksional në shkollat publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bullizmi është një term që po “shtrin” territorin e tij dita-ditës në informacionin që shoqëria jonë gëzon. “Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie.Për të garantuar të drejta të plota tek çdo nxënës që ushtron të drejtën e arsimimit, institucionet duhet të jenë të pajisur me punojnës social që luftojnë të tilla fenomene.


Referuar një studimi të kryer nga studiues shqiptarë dhe europianë, të cilët kanë intervistuar disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar, rezultoi se që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal dhe dhe pjesa tjetër nga bullizmi fizik.


Përballë këtyre shifrave nga një studim jo formal dhe që nuk përfshin të gjithë nxënësit e vendit tonë, mund të konstatohet se situata është shqetësuese lidhur me nxënësit që preken nga bullizmi.


Cilat janë detyrat e psikologëve në institucionet arsimore?

  • Ndërton programe për fëmijet të cilët janë në vështirësi për të dështuar në shkollë.
  • Ofron teknika psiko-sociale për prindërit dhe mësuesit në mënyrë që këta të ndërhyjnë për të rregulluar sjelljet e dëmshme të fëmijëve.
  • Ofron modele tolelarance për të kuptuar dhe vlerësuar diversitetin e sjelljevë të ndryshme në shkollë.
  • Përpiqet të ofrojë në ambientin shkollor modele të cilat stimulojnë shndërimin e ambientit shkollor në një ambient të sigurt për fëmijën.
  • Identifikimin e vështirësive potenciale të procesit së të mësuarit.

Por, sa e mundur është që në Shqipëri psikologët e këtyre institucioneve të ushtrojnë detyrën e tyre dhe të konsiderohen funksional.

Në sistemin arsimor parauniversitar janë të punësuar 596 punonjës të shërbimit psiko-social. Psikolog numëron 390 dhe Punonjës Sociale 206. Sipas Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar një psikolog/punonjës social mbulon 500 – 700 nxënës. Por ky numër është i pamjaftueshëm duke u krahasuar me 280 mijë nxënës që janë gjithsej në Shqipëri.


Referuar këtyre të dhënave një psikolog që ka në përgjegjësi minimalisht 500 nxënës, nuk mund të kryej asnjërën nga funksionet e mësipërme.Në një vit akademik që zgjat rreth 270 ditë, intervistimi i 500 nxënësve, evidentimi i problemeve brenda dhe jashtë shkollës që nxënësit mbartin, vlerësimi i performancës së tyre apo progresit pas konsultave me psikologun, duken se nuk favorizohen nga koha në dispozicion.


Shkollat në Shqipëri jo pak herë janë përfshirë në skandale, të cilat kanë “bërtitur” nevojën e psikologëve funksionalë në institucione arsimore, por deri në këto momente MASR ende nuk ka bërë publik një program të qartë për t’i dhënë fund kësaj problematike shqetësuese të shoqërisë sonë.

Etiketa: BullizemMASRnxenespsikologshkolle

Lajme të lidhura

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë
Aktualitet

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë

08:14 - 15/01/26
Para
Ledjana dhe Tea tregojnë vendin e çmendur ku kanë kryer marrëdhënie seksuale

Ledjana dhe Tea tregojnë vendin e çmendur ku kanë kryer marrëdhënie seksuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com