GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka kritikuar ashpër sjelljen dhe reagimin e kryeministrit shqiptar përballë tragjedive dhe problemeve madhore në vend.

Sipas Alizotit, qëndrime të tilla janë të papranueshme dhe nuk ndodhin jo vetëm në Gjermani, por as në vendet e Europës Lindore apo në Ballkan.

Ai u shpreh se në Shqipëri, historikisht, kryeministrat kanë mbajtur përgjegjësi morale në raste fatkeqësish, duke qenë në terren dhe duke treguar ndjeshmëri ndaj qytetarëve, ndërsa rasti aktual, sipas tij, përbën një përjashtim të rrezikshëm. Alizoti theksoi se arroganca e pushtetit ka kaluar kufijtë politikë dhe është shndërruar në një problem serioz shoqëror, duke kërkuar reagim të fortë qytetar dhe unifikim përtej bindjeve partiake.

“Tani  kam bindjen që të gjithë shqiptarët do e dinin përgjigjen që këto gjëra nuk ndodhin jo më në Gjermani, por dhe në vendet të Europës lindore, as në Ballkan që është pak më i ngjashëm me ne. Sepse edhe në Shqipëri kryeministrat e tillë që në këto raste kur ka pasur fatkeqësi, tragjedi, probleme ëh infrastrukturore, kryeministrat të cilët siçdo që kanë qenë, kanë çuar ministra, kanë qenë gjithmonë në terren për të qetësuar njerëzit, për të pranuar një lloj me kulpa për gjendjen që është që ndodh çdo lloj tragjedie që ka ndodhur, ndërsa rasti i këtij njeriu është është edhe përveç Shqipërinë, jo më Gjermania është shumë larg dhe përveç Shqipërinë është rast unik, është rast i çuditshëm. Por tani nëse do bëjmë një analizë edhe sociologjike, sociale, nuk është vetëm ai fajtor.

Edhe njerëzit vetë, gjithë shoqëria duhet të reagojë sepse ai nuk mund ta thoshte, s’ka kryeministër në vend, në botë që ose prijës që të bëjë një deklaratë të tillë dhe njëkohësisht të fluturojë dhe me helikopter. Pra të fluturojë dhe me helikopter. Kështu që arroganca e tij është,  në rangje psiqike. Dhe unë e kam thënë gjithmonë, nuk po them ndonjë gjë të re, kam përshtypjen që të gjithë shqiptarët e kanë kaq dijesi që përfaqësohen nga një njeri psiqik. Është realisht psiqik, saqë arroganca e tij është, është narcisizmi i tij është patologjik, psiqik, që sfidon gjithë shoqërinë, por duhet dhe shoqëria në protestën e ardhshme ta sfidojë. Duhet ta sfidojë, pra duhet ta frenojë këtë njeri, i cili është në krye të vendit dhe po bën çfarëdo.

Po bën çka të dojë, çfarëdo, me pasuritë, me të ardhmen, me, me shoqërinë, me rininë, me të gjithë shqiptarët, ky bën çfarëdo. Kështu që shqiptarët duhet të unifikohen dhe ata që e duan PD-në dhe ata që nuk e duan PD-në, por të mbrojnë veten, të mbrojnë fëmijët e tyre, të mbrojnë vendin e tyre nga një njeri me këtë lloj psikoza, i cili përveç psikozave është i lidhur me krimin e me të gjitha. Meqë po kapërcej direkt te Gjermania, dikur ne e dimë që qeveria e Ramës ka pasur një farë mbështetje ndërkombëtare e mëparshme nga nga SHBA-ja, por edhe nga Gjermania. Tani figura e tij këtu sidomos është…shumë figura politike, të cilat mbulojnë Shqipërinë, e shmangin dhe nuk do të duan të kenë një, si të thuash, një foto, një një qasje me atë, sepse ai në sot në Gjermani, e cila është shumë e rëndësishme në BE, por edhe prej krizave që kanë ndodhur në raport me Amerikën, ka filluar dhe ka tentuar të marrë një rol më aktiv në Europë, pra që të fuqizohet Europa dhe pjesë e rëndësishme, pjesë delikate e Bashkimit Europian për të nesërmen në integrimin është Ballkani. Dhe kush është nga vendet problematike të Ballkanit? Sot është Shqipëria. Sepse Shqipëria ka kartele të fuqishme droge, të cilat cënojnë interesat e Europës dhe destabilizojnë edhe Ballkanin.

Dhe përfaqësuesi kryesor i këtyre karteleve është kryeministri i Shqipërisë, i cili ka gjithë këto muaj që refuzon dhe dorëzimin dhe ka qenë çështje e rëndës ditë, të zëvendës kryeministres, të zëvendëses së vet. Pra, shikoni në Angli, u arrestua princi. Çështje, u mor vesh, dolën faktet, dolën, u hapën aktet, dosjet, u arrestua. Ndërsa në Shqipëri e di gjithë Shqipëria, po e dinë ndërkombëtarët, po e dinë jo vetëm ata që janë ekspertë, por edhe ata që s’janë ekspertë që në Shqipëri parlamenti bllokon, pra shumica, që është Rama, bllokon heqjen e mandatit të një njeriu që është jo i korruptuar, po ka kalon dhe konceptin e korrupsionit, që unë e them dhe e kam thënë gjithmonë që nuk është ajo.  Është ky simboliku. Ajo është thjesht nënpunësja e simbolit të madh. Sepse arsyeja që ai nuk e lëshon atë është sepse është ky vetë. Kjo është arsyeja, është me një deduksion të thjeshtë logjik, por fatmirësisht kjo gjë deri dje ishte me një lloj interesi minimal, sot ka një interes maksimal.

Rasti i zëvendës kryeministres së Ballukut, është një rast i cili është sfidues haptas ndaj të gjithëve, ndaj gjithë shoqërisë. Sepse këto përgjime që kanë dalë me këto qindra apartamente, me të gjitha, kanë ardhur në perëndim. Dhe këtu është linja e kuqe që ata nuk e pranojnë. Pra, si ka mundësi që deri dje të gjithë që dyshoheshin, u hoqi imuniteti brenda ditëve, brenda orëve, dhe te njeriu më i rëndësishëm, që është më afër kryeministrit, po zgjatet me muaj. Dhe një vend i tillë që sfidon shtetin e së drejtës në këtë lloj mënyre, nuk ka vend në Bashkimin Europian. Pra është një linjë e kuqe, është një çudi e madhe, kjo është çudi dhe për ne shqiptarët, jo më për gjermanët, që e kanë tabu. Dhe kjo ka bërë shumë jehonë dhe shumë bujë, që ky njeri që premton dhe e kam pasur në fushatën elektorale, Bashkimin Europian, nuk mund të hyjë te Bashkimi Europian duke bërë një gjë që nuk ndodh as në Afrikë. Jo më në BE. Pra, kjo është një çudi dhe për shqiptarët, dhe kjo gjë, këta këtu i ka shokuar. Pra kanë thënë, okay ne e dimë që Shqipëria është e korruptuar, ka probleme me krimin, por që ky të guxojë të shkojë deri në këtë lloj limiti, haptas, duke sulmuar këdo, nuk e kanë besuar dhe kjo i ka bërë që ata të jenë më, në rastin e Shqipërisë të jenë më, më të drejtpërdrejtë”, shpreh Alizoti.

Etiketa: AlizotiPsikopatRama

Lajme të lidhura

‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’
Aktualitet

Malltezi poston videon: “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun

10:50 - 24/02/26
Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin
Aktualitet

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

10:15 - 24/02/26
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë

09:57 - 24/02/26
Para
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!

Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’
Aktualitet

Malltezi poston videon: “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun

10:50 - 24/02/26

Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në...

Lexo më shumë
Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

10:15 - 24/02/26
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë

09:57 - 24/02/26
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

09:45 - 24/02/26
Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com