GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Publikohen shifrat, sa shqiptarë janë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

14:12 - 01/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohen shifrat, sa shqiptarë janë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka përfunduar dje. Këtij procesi iu janë përgjigjur masivisht qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në këto tri komuna kalon shifrën prej 125 mijë. Në Preshevë dhe Bujanoc shumica e banorëve janë të kombësisë shqiptare, kurse në Medvegjë ka më shumë serbë.

Postimi i plotë i Arifit:

Ditën e djeshme, më 31 tetor 2022, ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Serbisë. Shqiptarët për herë të parë pas regjistrimit të vitit 2001 iu përgjigjen thirrjes për regjistrim. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.

Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43.302, sot është rritur për më shumë se 11.000 banorë.

Për gjithë këtë sukses, fillimisht duhet të falënderoj shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Braathu, i cili ishte garantuesi më i madh që ky proces do të zhvillohet në frymën e standardeve europiane, i cili më pastaj më hapi rrugën që të marrë iniciativën për takime konsultative me përfaqësuesit e partive tjera politike shqiptare në Luginë për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit. Pas tri takimeve konsultative në kabinetin tim, më datë 25 korrik 2022, nënshkruam deklaratën e përbashkët për të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Vendimi për të dalë në këtë regjistrim nuk ishte i lehtë, pas bojkotit të vitit 2011, por në fund doli të jetë i drejtë. I drejtë, sepse demantuam shifrat e regjistrimit 2011, ku shqiptarët llogariteshin rreth 5.800 shqiptarë në gjithë Serbinë. Tanimë duket qartë se numri i shqiptarëve është rreth 100.000.

Dhe, në fund, por jo më pak të rëndësishëm, falemnderoj të gjithë qytetarët që u regjistruan, grupën punuese pranë administratës komunale, instruktorët që udhëhoqën këtë proces, si dhe një falemnderim i posaçëm për të gjithë regjistruesit në terren, të cilët derë më derë trokitën përgjatë një muaji për të regjistruar çdo banorë dhe çdo shtëpi apo banesë.

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Të përfituara nga para droge, konfiskohet pasuri me vlerë 1 mln euro në Durrës

Të përfituara nga para droge, konfiskohet pasuri me vlerë 1 mln euro në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com