GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Publikohet shuma e majme, sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel nga inceneratorët

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Publikohet shuma e majme, sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel nga inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afera korruptive e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka arrestuar ish-ministrin e LSI Lefter Koka dhe ka prerë urdhër arreste për pronarët e kompanive që kanë marrë kontratat koncesionare, ka shtrirë rrjetën e saj edhe në media.

Pjesë e dosjes së inceneratorëve sipas listë pagesave është edhe Endrit Habilaj,  i cili jo vetëm në një një rast por në disa raste, rezulton të ketë marrë shuma të mëdha parash nga këto kompani.

Po fillojmë me një nga rastet, për ti sjellë të tjerët në ditët në vijim.

Si është paguar Habilaj i Top Channel nga inceneratorët?

Endrit Habilaj, ka disa kapërcime, mund të quhet lehtësisht i shitur tek inceneratorët. Në vitin 2017, dilte  me fakte kundër aferës së inceneratorëve dhe që së fundmi është shndërruar edhe në avokatin më të zjarrtë të inceneratorëve dhe ka marrë qindra-milionë lekë prej tyre.

Ma anë të kompanisë VOX TV, që sipas esktrakteve të QKB rezulton se është themeluar në Dhjetor të 2020 më emër Top Neës dhe më pas me 23.02.2021, është bërë ndryshimi i subjektit nga Top News në VOX TV.

Po,  me kompaninë VOX TV, Endrit Habilaj përgjatë vitit 2021, në muaj të ndryshëm, ka marrë shuma të majme parash nga inceneratorët. Por këto janë vetëm një pjesë e faturave që inceneratorët kanë paguar për Habilajn e Top Channel, autor i emisionit Top Story dhe drejtues i gazetës Shqip.

VOX TV është paguar në mënyre sistematikë nga inceneratorët ne po sjellim vetëm katër fatura siguruar nga hetimet që po zhvillohen.

Çfarë bën ky VOX TV?

Cili është shërbimi që ka ofruar? Sepse një televizion i tillë nuk ekziston i licensuar nga AMA. Në rast se është thjesht emër kompanie dhe ka marrë pagesa pa asnjë shërbim, atëherë prokurorët e SPAK jo vetëm duhet të thërrasin Habilajn,  por edhe të sqaroje se ku shkojnë qindara milionë lekë që është paguar ai në disa kompani.

Në muajin Majt të viti 2021, Habilaj ka marrë nga inceneratorët, 197 160 Lekë. Po në muajin Maj të të njëjtit vit, ai ka marrë 197 160 Lekë.

Në muajin Qershor 2021, Habilaj është paguar nga pronarët e inceneratorëve me shumë 391.140 Lekë, ndërsa në muajin Korrik është paguar me 194.489 Lekë.

Habilaj është autor i emisionit Top Story që cicëronte ditë e natë pro inceneratorëve dhe jo vetëm, në emisione apo shkrime e skenarë në shërbim të pronarëeve të inceneratorëve.

Aktualisht ai drejton edhe gazetën Shqip dhe ka në pronësi disa kompani që paguhen nga inceneratorët. Sot sollëm të parën.

Habilaj figuron si ortak i vetëm por edhe si administrator i kompanisë VOX TV.

Por nuk është vetëm kjo kompani që është paguar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por janë edhe disa kompani të tjera që kanë ngjashmëri të shumta me njëra tjetrën, jo vetëm në pronësi por edhe detaje të tjera.

Sipas ekstraktit të QKB, VOX TV e ka adresën Tiranë, Kashar, Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Rruga 17 Nëntori, Godina Nr.20, Kati 5.

Kjo adresë ndoshta rastësisht është e njëjtë me adresën e Top Channel në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj që për gati 4 vite u drejtua nga Ben Blushi.

Sipas ekstraktit në QKB adresa e Top Channel është Tiranë Kashar,  Rruga “17 Nentori”, Godina Nr.20, Mëzez Koder, e njëjta me VOX TV, por VOX TV,  të licensuar nga AMA nuk ka.

Mundet që në gjithë këtë skemë Habilaj të jetë vetëm marrësi i parave për llogari të personave të tjerë por këtë duhet ta zbulojë përpara prokurorëve të SPAK.

Hoxha dhe Blushi në fakt njihen publikisht për ortakëritë dhe avokatinë që u kanë bërë kompanive të inceneratorëve.

Pagesat e inceneratorëve për Habilajn, nuk ndalen këtu, vetëm me VOX TV, por edhe me të tjera kompani që do t’i sjellim në ditët në vijim, duke zbardhur kështu skemën se si “oktapodi” i inceneratorëve, ka gllabëruar edhe mediat./CNA.al

Etiketa: Dokumentipublikime

Lajme të lidhura

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”
Aktualitet

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
Para
Basha nis ditën ndryshe, konsumon kafen e mëngjesit me gazetarët (FOTO)

Basha nis ditën ndryshe, konsumon kafen e mëngjesit me gazetarët (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në grupin parlamentar të PS ka folur situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët...

Lexo më shumë
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş