GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Publikohet strategjia 2021-2027, Shqipëria nuk është atraksion për investitorët e huaj

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Publikohet strategjia 2021-2027, Shqipëria nuk është atraksion për investitorët e huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimet e Huaja Direkte, por edhe ato të biznesit vendas, janë jetësore për rritjen ekonomike, ndaj shtetet që kanë orientime të qarta dhe politika nxitëse ia kanë dalë. Por në Shqipëri, siç pranohet në një dokument zyrtar të qeverisë ende nuk ka një profil të qartë që i orienton investitorët mbi atë se çfarë u ofron si fushë investimi.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027 ku ndër të tjera thuhet se pavarësisht zhvillimeve pozitive, diskutimet në grupet e punës dhe palët e interesit në intervista kanë theksuar mungesën e një profili të qartë dhe ndërgjegjësimin e ulët të Shqipërisë si destinacion investimi.

“Gjithashtu, fusha e veprimit e kufizuar e paketës politike, e cila fokusohet në stimujt fiskalë (të bazuar në fitim), oferta e kufizuar e zonave të investimit dhe mungesa e zonave operacionale pengojnë rritjen e investimeve” thuhet në dokument.

Strategjia ka parashtruar tre objektiva specifikë për zhvillimin ku së pari tërheqja e investimeve dhe ndërkombëtarizimi. Kjo sipas dokumentit mund të arrihet me një qasje të targetuar dhe sistematike. Nga ana tjetër zonat TEDA shihen si mundësi për të sjellë investitorë të huaj duke ju dhënë kështu hapësira në dispozicion. “Aktualisht ka ende një mungesë të zonave të përshtatshme dhe operacionale në Shqipëri, çka përbën një barrierë të madhe për investimet. është e nevojshme të përshpejtohet zbatimi dhe të rritet efektivitetin e programit të TEDA-ve për të krijuar një portofol të orientuar drejt nevojave për grupe të ndryshme” thuhet në dokument.

Objektivi i dytë në strategji është zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, sipërmarrja dhe inovacioni. Pjesë e rëndësishme e kësaj është edhe vëmendja ndaj startup-eve dhe ato inovative që të rriten gradualisht dhe të promovohet specializimi dhe ndërlidhjet duke u fokusuar në sektorët dhe zinxhirët e vlerave me potencial më të lartë.

“Në këtë kontekst, në këtë fushë të ndërhyrjes është parashikuar një qasje e targetuar që promovon bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm dhe specializimin inteligjent. Objektivi i politikës si dhe objektivat specifike në këtë fushë të ndërhyrjes, që shfaqen në figurën më poshtë marrin në konsideratë faktin se kushtet aktuale janë të vështira për startup-et dhe NVM-të. Ndër të tjera, kjo lidhet me aksesin në financë dhe në tregje, ndikimin e pandemisë COVID-19 si dhe sfidat në kontekstin e tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital” thuhet në dokument.

I njëjti propozon se është e nevojshme të shtohen skemat e granteve për NVM-të dhe të hartohen mjete dhe instrumenta të reja financiare, të tilla si garancia e kredive, kapitali sipërmarrës dhe financimi i turmës.

Objektivi tjetër specifik është ai i zhvillimit të kapitalit njerëzor. “Veprimtaritë arsimore dhe ato të rritjes së aftësive janë thelbësore për bizneset në mënyrë që ato të jenë në gjendje të përballojnë transformimin e zinxhirit të vlerave ndërkombëtare, tregun e vetëm, specializimin inteligjent si dhe tranzicionin e gjelbër dhe digjital. Në një mjedis konkurrues të ndryshueshëm, si startup-et ashtu dhe NVM-të e krijuara shpesh vihen në sfidë nga mungesa e punonjësve të aftë. Ata shpesh nuk kanë të njëjtat burime si kompanitë e mëdha për të investuar për trajnimin e punonjësve të tyre. Në të njëjtën kohë, baza e aftësive ka mjaft rëndësi në vendimin e investitorëve mbi vendndodhjen e biznesit, veçanërisht nga grupet e synuara bizneset e të cilëve bazohen në njohuri dhe teknologji” thuhet në strategji.

Dobësitë strukturore të Shqipërisë

Situata e pandemisë për vende si Shqipëria mund të shfaqë në horizont edhe mundësi të lidhura këto me ndryshimin e zinxhirit të furnizimit që kompanitë europiane mund ta afrojnë nga Azia e largët më afër. Por vendi ynë mund të mos i përgjigjet këtyre kërkesave duke humbur mundësinë dhe në këtë kontekst autoritetet pranojnë se ka disa dobësi strukturore që duhen adresuar.

Të tilla janë mangësitë në infrastrukturën e transportit dhe mungesa e një portofoli të fushave të investimit i orientuar drejt nevojave. Po kështu faza e hershme në të cilën ndodhet ekosistemi i inovacionit dhe sipërmarrjes, me lidhje të dobëta, niveli i ulët i specializimit dhe numri i madh i bizneseve të vogla me orientim të kufizuar drejt eksportit dhe inovacionit. Të tjera përfshijnë vështirësi në aksesin në financë, mospërputhje e aftësive, nivel i lartë i largimit të trurit.

Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e SBZHI 2021 – 2027 është 9,607,087,484 Lekë, ose 78,106,402 Euro. Financimi i planit të veprimit të zbatimit të kësaj strategjie do të realizohet nga disa burime, por buxheti i shtetit, fondet e NJVV dhe mbështetja financiare e donatorëve mbeten burimet kryesore. Për periudhën 2021-2027, buxheti i shtetit pritet të financojë zbatimin e planit në masën 71% të financimit të nevojshëm, 22% pritet të financohet nga donator të huaj, ndërsa 7% është hendek financiar.

Etiketa: BizneseinvestitoreMinistria e Financave

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen
Aktualitet

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

11:11 - 26/08/26
Para
Ministri i Jashtëm gjerman: Shpejt mund të kemi mbledhjen e parë të Konferencës Ndërqeveritare

Ministri i Jashtëm gjerman: Shpejt mund të kemi mbledhjen e parë të Konferencës Ndërqeveritare

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com