GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Publikohet video e vdekjes së pacientit në spitalin amerikan

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet video e vdekjes së pacientit në spitalin amerikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët në Virgjinia të SHBA-së kanë publikuar një video ku shihen momentet e fundit të një pacienti që vdiq gjatë ndalimit në një spital psikiatrik.

Në video shihet Irvo Otieno duke u shtrirë me forcë në dysheme nga disa policë dhe stafi i spitalit më 6 mars, përderisa ishte nxjerrë nga burgu dhe ishte dërguar në spital, raporton televizioni BBC.

Shtatë policë dhe tre pjesëtarë të stafit mjekësor akuzohen për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e burrit me ngjyrë. Një trup gjykues të martën ngriti aktakuzë ndaj dhjetë personave të përfshirë në këtë rast.

Prokurorja Ann Cabell Baskervill e publikoi videon e incidentit të martën. Pamjet janë siguruar nga kamerat e vëzhgimit në Spitalin Qendror Shtetëror në Petersburg të Virgjinias.

Otieno ishte arrestuar fillimisht më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje të mundshme, thuhet në një komunikatë të policisë.

Për të ishte lëshuar një urdhër për ndalim urgjent, i cili përdoret kur besohet se personi mund t’i lëndojë veten ose të tjerët si rezultat i sëmundjeve mendore.

Në videon pa zë shfaqet 28-vjeçari Otieno, i cili kishte imigruar nga Kenia në ShBA në moshën 4-vjeçare, duke u tërhequr zvarrë në një dhomë të spitalit me pranga në duar e këmbë.

Të paktën tetë persona shihen mbi pacientin në një moment, disa duke ia mbajtur këmbët, ndërsa të tjerët në pjesën e sipërme të trupit.

Më vonë në video, deri në dhjetë persona shihen duke e mbajtur pacientin në dysheme. Në video tregohet se ai është mbajtur në atë gjendje 11 minuta.

Prokurorët kanë thënë se Otieno, duke u mbështetur në një ekzaminim preliminar pas vdekjes, ka vdekur nga asfiksia dhe se janë duke e shqyrtuar mundësinë për akuza shtesë për këtë rast.

VIDEO

Etiketa: pacientiSHBAVirginia

Lajme të lidhura

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Para
Protestat në Francë, policia arreston mbi 800 persona

Protestat në Francë, policia arreston mbi 800 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një tjetër raportim protestave antiqeveritare në Shqipëri. Sipas Reuters, mijëra qytetarë dolën...

Lexo më shumë
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com