GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pulisic: Do doja që të bëja më shumë te…

15:37 - 14/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pulisic: Do doja që të bëja më shumë te…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti amerikan i Milanit, Kristian Pulisic ka vuajtur mungesën e mundësive te Chelsea përpara se t’i bashkohej “Djallit” këtë merkato vere me një transferim që kapi shifrën e 24.2 milionë eurove.

24-vjeçari, me origjinë kroate iu bashkua “Bluve të Londrës” pas 4 sezonesh me gjermanët e Borussia Dortmund. Me “blutë” realizoi 26 gola në 145 ndeshje dhe u shpall kampion Europe në vitin 2021.

Pasi shënoi 19 gola në 3 sezonet e para të Premier League-s, amerikani shënoi vetëm 1 herë në sezonin 2022-2023 dhe asnjë gol në 20 ndeshjet e fundit që nga 8 tetori i kaluar. Gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e tij me Milanin, Pulisic u shpreh:

“Unë nuk i pata mundësitë që doja gjatë viteve të fundit, dhe nuk arrita dot në nivelin që synoja. Tani është një mundësi e artë për mua për t’ia rinisur nga e para. Do të kisha dashur të bëja më shumë te Chelsea, por tani është një sfidë e re për mua dhe jam shumë entuziast.”

Performanca më e bukur dhe më e paharrueshme për Pulisic me fanellën e Chelsea-t ishte ndeshja gjysmëfinale kundër Realit në Champions League, në vitin 2021. Atë vit “Blutë e Londrës” ngritën lart trofeun. Por këtë vit, në fund të një sezoni të dështuar, në të cilin u renditën të 12-t në Premier, Pulisic iu bashkua listës së gjatë të lojtarëve të cilët lanë ekipin.

Milani e përfundoi sezonin në vendin e katërt duke siguruar një vend ne Champions League sezonin e ardhshëm dhe për Pulisic kjo është një mundësi e artë për të treguar veten në Itali. Gjithashtu Pulisic kishte fjalë të mira edhe për trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli:

“Ai më bëri të ndihem fiks siç ndihem tani, tregoi që dëshironte të më bënte pjesë të ekipit të tij dhe më tha që do të jem pjesë e rëndësishme e ekipit, këto ishin fjalët që doja të dëgjoja nga Pioli”.

Pulisic te Milani do të mbajë veshur fanellën me numrin 11, fanellë e trashëguar nga një tjetër futbollist me origjinë kroate (nga e ëma), Zlatan Ibrahimovic. Amerikani e di peshën e kësaj fanelle, pasi është mbajtur nga një ikonë e klubit, siç ishte Zlatan.

Etiketa: Kristian PulisicMilan

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Holanda ndalon nëpunësit civilë që të përdorin aplikacionet kineze

Holanda ndalon nëpunësit civilë që të përdorin aplikacionet kineze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com