GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Puna për abetaren e unifikuar nis me polemika, Nagavci dhe Kushi replika me njëra-tjetrën

10:30 - 02/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Puna për abetaren e unifikuar nis me polemika, Nagavci dhe Kushi replika me njëra-tjetrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dekadë më herët, në 100-vjetorin e Shqipërisë shtet, një e tillë është njësuar në këto dy vende shqipfolëse, por jo për shumë gjatë. Një fakt i tillë doli zbuluar pasi Shqipëria inicioi Abetaren e unifikuar, puna për të cilën sapo ka nisur, por me polemika. Ministria e arsimit në Kosovë kujton abetaren e parë të përbashkët, duke i “tërhequr veshin” kësaj here Shqipërisë që të respektojë marrëveshjen për tekstin që do të futet në klasat e para vitin e ardhshëm shkollor. Nga një studio televizive, ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, nënvizoi se, pavarësisht marrëveshjes aktuale për të cilën është rënë dakord së fundmi, vite më parë ka pasur një të tillë, por që vendi ynë nuk i ka qëndruar besnik, duke mos e respektuar. Krejt ndryshe, siç shprehet ajo, ka ndodhur me Kosovën, e cila e ka përdorur për vite të tëra, ndërsa për Shqipërinë ka ngelur veçse në kuadrin e një marrëveshjeje.
“Edhe vite më parë është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”.
Vonesat në pasjen e një teksti të përbashkët ku nxënësit shqipfolës të mësojnë “ABC”- në, sipas ministres së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi kanë ardhur si pasojë e punës voluminoze që kërkon hartimi i një teksti me standarde. Kjo është përgjigja që dha e para e arsimit në Shqipëri, e pyetur nga mediat pas deklaratës së homologes së saj në Kosovë, që fajësoi Shqipërinë për vonesa në këtë proces. “Natyrisht në kontekstin e ri në të cilin ndodhemi, konteksti i ri social, kulturor, zhvillimi i madh i teknologjisë, revolucioni i madh dixhital na bëjnë të shkojmë drejt një abetareje të re, e cila i merr në konsideratë të gjitha këto ndryshime”, ka deklaruar në mënyrë elokuente, Evis Kushi.
Nëntë vite më parë, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, pati një marrëveshje ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, mbi bazën e së cilës u krijua një abetare e përbashkët. Një nga autorët e saj, Shezai Rrokaj, e cilëson këtë vendim tërësisht politik, teksa rekomandon “Ky është vullnet politik. Kjo abetare është një panteon. Nuk ka lindur askush deri më sot që të thotë se kjo s’bën”, shprehet Rrokaj, duke u ofruar i gatshëm të asistojë në rast se duhet bërë një e tillë. Sidoqoftë, i qëndron mendimit për ta përmirësuar atë ekzistuese e jo ribërjen e një abetareje të re unike, nga e para. “Të bësh një konkurs në kohën që është lënë është një përplasje e panevojshme. Shtëpitë botuese me përvojë në këtë drejtim të konceptojnë një tekst ku të ketë akses mbarëshqiptar dhe të dixhitalizohet”.
Ditën e djeshme u përkujtua 112-vjetori i Shkollës Normale të Elbasanit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ishte në ceremoninë përkujtimore të Shkollës Normale që sot mban emrin Shkolla e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, nga ku shprehu mirënjohje për punën e palodhur të çdo mësuesi dhe objektivin e ministrisë që drejton për të pasur jo thjesht arsimtarë, por mësues cilësorë. “Përkujtuam sot me shumë përulje e respekt 112-vjetorin e Shkollës Normale, e cila ishte shkolla e parë që përgatiti mësues të gjuhës shqipe për të gjitha trojet shqiptare. Është detyrim i yni për të përgatitur jo thjesht mësues, por mësues cilësorë. Të nxisim te brezat e rinj dashurinë dhe pasionin për profesionin e bukur të mësuesisë. Vërtetë është një profesion që nuk të bën të pasur, por të pasuron mendjen dhe shpirtin. Mësuesia është profesioni që të fisnikëron më shumë se çdo profesion tjetër”, u shpreh e para e arsimit në vend. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, prefektja e qarkut Elbasan, Majlinda Periu, ish-nxënës e ish-mësues të Shkollës Normale, si dhe nxënës e mësues.

Etiketa: abetareArbërie NagavciEvis Kushiunifikuar

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“Open Balkan u ideua në zyrat e Vuçiç”, Shehu akuza të ashpra ndaj Ramës

“Open Balkan u ideua në zyrat e Vuçiç”, Shehu akuza të ashpra ndaj Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com